Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Holanda nuk heq dorë/ Kriminelët shqiptarë rrezikojnë sigurinë, të rikthehen vizat

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri
Holanda nuk heq dorë/ Kriminelët shqiptarë rrezikojnë sigurinë, të rikthehen vizat

Holanda duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa për rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Kjo theksohet në një artikull të publikuar në “Nederlandse Omroep Stichting” (NOS), ku jepet alarmi mbi sigurinë e Holandës, për shkak të rritjes së kriminalitetit nga shqiptarët.

Gazeta holandeze shikon si problem kryesor të rritjes së kriminalitetit në Holandë udhëtimin e lirë të shqiptarëve, gjë që mund të çojë në rikthimin e vizave, por kjo është në dorë të Bashkimit Evropian, i cili vendos nëse do e miratojë apo jo kërkesën e Partisë Kristian Demokrate Holandeze.

Artikulli i NOS, përkthyer nga Tirana Today:

Gangsterët shqiptarë po bëhen mjaft të rrezikshëm në Holandë. Ata janë përgjithësisht të përfshirë në krime të organizuara.

Në vitin 2015, ka pasur rreth 300 incidente me të dyshuar shqiptarë. Një vit më vonë, numri u rrit në 1000. Këto shifra janë publikuar nga policia e Amsterdamit dhe e Roterdamit, si dhe nga Qendra Rajonale e Informacionit dhe Ekspertizës (RIEC) në Amsterdam.

Kreu i Roterdamit, Frank Paauw sapo është kthyer nga një vizitë në Shqipëri. Atje ishte me Kryebashkiakun Ahmed Aboutaleb, Shefin e Drejtësisë Marc van Nimwegen. Ata ishin atje për të biseduar me ministrin e brendshëm shqiptar dhe kreun e policisë, ku në fokus ishin temat: refugjatët dhe krimi i organizuar.

DY GRUPE:

Sipas Paauw, janë dy grupe kriminale të shqiptarëve që veprojnë në Holandë. Këta janë persona që tentojnë të kalojnë njerëz në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Para kësaj, ata fshihen në rimorkio kamionësh në tragete.

Ky mision nuk funksionon gjithmonë, pasi rreth 700 prej tyre janë kapur në vit duke tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Por, me grupin e dytë policia ka më shumë “barrë”, teksa këtu përfshihen kriminelë të organizuar, veçanërisht në Roterdam dhe Amsterdam. Grupi përfshin aktivitete kriminale, si trafikimi i drogës, pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shefi i policisë në Roterdam, Paauw tha: “Trafikimi i kokainës dhe trafikimi i qenieve njerëzore është biznesi i tyre kryesor dhe ata luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në punën me grupet e etnive të tjera. Kriminelët shqiptarë janë grup në rritje në trafikun e drogës në Holandë, brenda dhe jashtë Evropës”.

Sipas tij, kriminelët shqiptarë janë në gjendje të blejnë dhe të importojnë sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut. Më pas, ata e sjellin brenda nëpërmjet portit të Roterdamit dhe më pas e shpërndajnë drogën për blerës në Holandë, por edhe në pjesën tjetër të Evropës.

Udhëtimi i lirë

Numri i shqiptarëve të regjistruar në Holandë është i ulët, rreth 800.

Por, autoritetet holandeze dyshojnë se ky numër është shumë më i madh, pasi vetëm numri i të dyshuarve shqiptarë në Holandë rezulton të jetë sa ai i banorëve të regjistruar shqiptarë.

Shqiptarët mund të udhëtojnë të lirë në Evropë që nga viti 2010. Atyre nuk u duhet të aplikojnë për vizë për një vend brenda zonës Shengen dhe mund të qëndrojnë aty për 3 muaj. Që atëherë, numri i krimeve të kryera nga ta, është rritur, thotë Paauw.

Policia dhe drejtësia në Amsterdam propozuan në gusht që të rifillojnë kërkesat për viza për shqiptarët në mënyrë që të parandalojnë kriminelët shqiptarë nga “rrënjosja në shoqërinë holandeze”.

Partia Kristian Demokrate Holandeze (CDA) propozon t’i raportojë Bashkimit Evropian për kërcënimin e rendit dhe sigurisë publike. Më pas, Bashkimi Evropian do të vendosë pas të ashtuquajturës “procedurë e përgjigjes emergjente” nëse kërkesa për vendosjen e vizave me Shqipërinë do të hyjë përsëri në fuqi./ Përshtati Tirana Today

Tags: alarmDrogeHolandakrimkrimineletrritetviza

TË LIDHURA

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi
Aktualitet

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësorin, transportohet në spital

18:50 | 14/02/2026
Next Post
Tragjike/ Kampioni shqiptar i mundjes në gjendje koma

Tragjike/ Kampioni shqiptar i mundjes në gjendje koma

Itali/Roberto Spada, vëllai i kreut të një familjeje mafioze dhunon gazetarin (VIDEO)

Itali/Roberto Spada, vëllai i kreut të një familjeje mafioze dhunon gazetarin (VIDEO)

A është Shqipëria duke u bërë narko-shtet në zemër të Evropës?

A është Shqipëria duke u bërë narko-shtet në zemër të Evropës?







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com