Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Historia/Ngacmoi nxënësen në Facebook, si e pësoi mësuesi i matematikës në Kashar

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Historia/Ngacmoi nxënësen në Facebook, si e pësoi mësuesi i matematikës në Kashar

Në maj të vitit të kaluar u arrestua Hasan Martani, mësues matematike në shkollën 9-vjeçare të Kasharit, pasi akuzohej se kishte ngacmuar një nga nxënëset e tij të mitura.

Tashmë, gjykata ka dhënë dënimin për mësuesin që bëri bujë, ndërsa si provë në atë kohë shërbyen komunikimit në “Facebook” mes mësuesit të matematikës dhe nxënëses së mitur.

Martani kërkoi në sallën e gjyqit pafajësi, por ai u dënua me 3 vjet burg, nga të cilat ai do të kryejë 2, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të Gjykatës, mësuesi Martani kishte që në janar 2017, që kishte nisur të ngacmonte vajzën e mitur.

Por, kjo e fundit kishte folur vetëm në maj, duke u treguar prindërve dhe më pas është bërë kallëzimi në Polici. Martani është proceduar në “arrest shtëpiak”, për shkak të problemeve me shëndetin.

Madje, mësuesi kishte njohje familjare me prindërit e vajzës së mitur, të cilët fillimisht kanë qenë skeptikë për denoncimin, por më pas janë bindur kur kanë komunikuar me të përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës.

Kjo e fundit ka kaluar momente shumë të vështira gjatë gjithë kohës që ngacmohej nga mësuesi i saj kujdestar.

DËSHMIA E VAJZËS

Dëshmia e së miturës ka qenë përcaktuese në këtë proces. E marrë në pyetje në prani të psikologëve, vajza ka shpjeguar se ndihej e shqetësuar dhe e trembur nga veprimet e mësuesit që në janar të vitit 2017. Ajo ka shpjeguar se të pandehurin e ka pasur mësues kujdestar dhe se ai i shkruante shpesh në “Facebook”.

Vajza ka treguar se mësuesi fillimisht, i ka kërkuar një fotografi të sajën me pretendimin se do të bënte një shkrim për nxënësit e dalluar. Edhe pse vajza ia dërgoi foton përmes “Facebook”, shkrimi nuk u bë kurrë. Më tej, mësuesi Martani i dërgonte teste të matematikës së miturës, me qëllim për ta joshur. Kulmi ka arritur pas orëve të mësimit, kur mësuesi i ka kërkuar vajzës të qëndrojë në kabinetin e informatikës në shkollë dhe më pas, e ka puthur me forcë.

Më tej, ai ka shkruar në “Facebook” të miturës, duke i kërkuar që të fshinte SMS-të që këmbenin dhe të mos u tregonte prindërve. Mësuesi arriti deri aty sa ta shantazhonte vajzën e mitur që të mos tregonte për ngjarjet, duke i vënë nota të ulëta në mësim. E ndodhur në gjendje të rëndë, vajza e mitur vendosi që t’i tregojë nënës së saj për gjithçka që kishte ndodhur me më- suesin. Nëna ka marrë situatën në dorë, duke vazhduar komunikimet me mësuesin përmes llogarisë në “Facebook” të vajzës, duke grumbulluar më shumë prova dhe më pas, ka bërë kallëzimin në Polici, shkruan Panorama.

Në deklarimet e dhëna në fazën e hetimeve, Hasan Martani ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, duke mospranuar asnjë deklarim të së miturës për veprime të natyrës seksuale. Të njëjtin qëndrim ai ka mbajtur edhe në Gjykatë, duke kërkuar vetëm pafajësi para trupit gjykues. I pandehuri ka deklaruar se vuante nga ishemia e zemrës dhe për këtë arsye, i rrezikohej jeta në paraburgim. Kjo u vërtetua edhe nga ekspertimi mjeko-ligjor. Megjithatë, në përfundim, ai u dënua me burg dhe dënimin e vuan në një burg të sigurisë së ulët.

Tags: historiai matematikësmesuesinë Facebooknë Kasharngacmoinxënësensi e pësoi

TË LIDHURA

Shoqërimi i protestuesve/ Banorët e Rrjollit: “Na marrin tokat padrejtësisht, lirojini!”
Politikë

Shoqërimi i protestuesve/ Banorët e Rrjollit: “Na marrin tokat padrejtësisht, lirojini!”

16:29 | 07/02/2026
Kushtetuesja rrëzon Ramën për Ballukun: SPAK mund të pezullojë anëtarët e qeverisë
Politikë

Kushtetuesja rrëzon Ramën për Ballukun: SPAK mund të pezullojë anëtarët e qeverisë

16:26 | 07/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market
Aktualitet

Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero, ndërroi jetë

15:11 | 07/02/2026
Next Post
“Po transportoj drogë”, shqiptari i sinqertë dorëzohet para karabinierëve

“Po transportoj drogë”, shqiptari i sinqertë dorëzohet para karabinierëve

Basha: 200 milionë për pesë derra të krimit që ndajnë paratë me Ramën

Basha: 200 milionë për pesë derra të krimit që ndajnë paratë me Ramën

26 vjet FRESSH/Rama flet për negociatat me BE-në, zotimi për të sëmurët me kancer

26 vjet FRESSH/Rama flet për negociatat me BE-në, zotimi për të sëmurët me kancer







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

“Është gjallë!” Teori konspirative për Jeffrey Epstein pas dosjeve sekrete
Bota

“Është gjallë!” Teori konspirative për Jeffrey Epstein pas dosjeve sekrete

by mirseda
17:05 | 07/02/2026
0

Vdekja e Jeffrey Epstein dhe rrethanat e saj, e ndjekur nga skandale që përfshinin figura të njohura...

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Shoqërimi i protestuesve/ Banorët e Rrjollit: “Na marrin tokat padrejtësisht, lirojini!”

Shoqërimi i protestuesve/ Banorët e Rrjollit: “Na marrin tokat padrejtësisht, lirojini!”

16:29 | 07/02/2026
Kushtetuesja rrëzon Ramën për Ballukun: SPAK mund të pezullojë anëtarët e qeverisë

Kushtetuesja rrëzon Ramën për Ballukun: SPAK mund të pezullojë anëtarët e qeverisë

16:26 | 07/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

Massimo Ferro, 54 vjeç, sipërmarrës nga Camposampiero, ndërroi jetë

15:11 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com