Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Historia tragjike/I verbri që u “martua” me minat

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Historia tragjike/I verbri që u “martua” me minat

Në shtëpinë e të moshuarve janë  50 të moshuar, secili me nga një histori për të treguar. Por, sot ne kemi ardhur të takojmë Rizain, 77-vjeçarin nga Erseka. Ai u plagos kur ishte 22 vjeç e prej atëherë ka humbur shikimin.

“Unë jam plagosur pasi kam qenë 1 vit e gjysmë ushtar, duke bërë minat në një tunel. Po bëj 55 vjet i verbër, kështu them unë, po nuk e di mirë,”- rrëfen me humor për Tirana Today.

Me një optimizëm të admirueshëm, Rizai thotë se momenti më i vështirë ka qenë vetëm fillimi. Kjo, pasi kuptoi që jeta nuk do të ishte më e njëjtë për të. Ai nuk mundej të punonte, të argëtohej, të mësonte, asgjë nuk ishte më si më parë.

Por, shpejt e ndryshon situatën dhe me humorin që e karakterizon, tregon për Tirana Today se jeta i solli plot gjëra të bukura më pas.

Rizai nuk donte të ndjehej i padobishëm. Ndaj për 2 vjet mësoi harmonikën në Shkollën e Kulturës.

“Një vit, pasi isha kthyer në shtëpi prej spitalit, i them babait tim, që doja të mësoja harmonikën.”

Kjo gjë bëri që të ishte pjesë e gëzimit të çdo çifti që sapo martohej. Ai, së bashku me orkestrën e tij, për vite me radhë nuk mungonte në asnjë dasmë në Ersekë.

Por, Rizai kurrë nuk pati një dasmë të vetën. Nuk do të zgjatet shumë në këtë temë.

“Këto nuk i hap unë, atë që doja të merrja, nuk e merrja dot më. Isha i verbër. Unë vendimin e mora që në fillim, madje edhe prindërve i thashë, që unë ‘jam martuar me minën në Kukës’.”

Teksa e pyesim, nëse do të donte të kishte fëmijë, Rizai me një zë jo shumë bindës, thotë se nuk do të ndryshonte gjë. Pasi, në fund ata do të iknin të jetonin jetën e vetë dhe ai përsëri do të mbeste vetëm. Ashtu siç janë shumë të tjerë të moshuar në Shtëpinë e të Moshuarve. 

Por, Rizai nuk jeton me pendesa. Ai jeton me kujtime, me jetën ashtu siç ka qenë 55 vite më parë.

“Unë jam dëmtuar në shtet dhe do të vdes në shtet, andaj edhe unë kam më shumë se 18 vjet që qëndroj këtu te azili i të moshuarve. Kam shumë motra, vëllezër, nipër e mbesa, por asnjëherë nuk kam dashur të jetoj me ta. Unë jam i zoti i vetes, çdo gjë e bëj vetë. Pasi, kjo është jeta ime tani,”-mbyll rrëfimin Rizai, teksa nxjerr harmonikën e tij dhe luan disa nota. Tirana Today

Tags: azili i të moshuarvei verbriminaRiza Shasho

TË LIDHURA

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri
Politikë

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Next Post
Kazaku Golovkin i pamëshirshëm/Dy raunde dhe një fytyrë e masakruar (Video)

Kazaku Golovkin i pamëshirshëm/Dy raunde dhe një fytyrë e masakruar (Video)

Vasili: Rama urren integrimin, shet vendin për pisllëqe (Video)

Vasili, Ramës: I paaftë, i ka vdekur qeverisja dhe bën sikur mbledh ankesa

Korçë, 8-vjeçari bie nga kati i 5-të i një pallati, në gjendje të rëndë për jetën

Ngatërroi shishen e ujit me helmin, shpëton i mituri







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com