Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historia na tregon se çfarë mund t’i bëjë virusi një presidenti

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Historia na tregon se çfarë mund t’i bëjë virusi një presidenti

Nga John Barry “The Washington Post”

Edhe njëherë tjetër një president amerikan është infektuar nga një virus pandemik si Trumpi sot, dhe precedenti është i ngjashëm dhe shumë shqetësues. Në marsin e vitit 1919, Revista e Shoqatës Mjekësore Amerikane raportoi se në Paris “kishte shpërthyer sërish dhe në mënyrë shqetësuese epidemia e gripit”.

Presidenti amerikan, Udrou Uillson, ishte atje në atë kohë duke negociuar traktatin e paqes për t’i dhënë fund Luftës së Parë Botërore. Disa anëtarë të delegacionit amerikan u prekën nga gripi, dhe ashtu si Covid-19 sot, ai mund të transmetohej përpara se të nisnin të shfaqeshin simptomat.

Të enjten e datës 3 prill 1919, Uillson befas u sëmur. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Keri Grejsën vuri në dukje se presidenti ishte prekur nga “kollitje të forta, që ia vështirësonin frymëmarrjen”, të ndjekura nga simptoma të tjera si ethet e forta.

Grejsën u përpoq ta mbante të fshehtë sëmundjen. Por fjala se Uillson ishte i sëmurë u përhap gjithsesi, ndërsa Grejsën sërish gënjeu duke këmbëngulur se presidenti thjesht ishte prekur nga një e ftohur e rëndë.

Nga frika e një rrjedhjeje tjetër të informacionit, Grejsën shkroi një shënim që do t’i dorëzohej shefit të kabinetit të Uillson ku thuhej:“Ajo natë ishte një nga më të këqijat që kam përjetuar ndonjëherë. Isha në gjendje të kontrolloja spazmat e kollitjes, por gjendja e tij dukej shumë e rëndë. ”

Sot, ndërsa rastet me koronavirus kanë nisur të rriten prapë, presidenti Trump është i infektuar me Covid-19, dhe ne kemi një Shtëpi të Bardhë që nuk është aspak transparente

mbi gjendjen shëndetësore të presidentit. Me thënë të drejtën, edhe administratat e tjera presidenciale e kanë fshehur të vërtetën në lidhje me shëndetin e një presidenti.

Por më shqetësuese sesa mungesa e sinqeritetit, janë efektet e mundshme të virusit. Ashtu si virusi i vitit 1918, SARS-CoV-2 ndikon praktikisht në çdo organ të trupit, përfshirë trurin. Më shqetësuese në këtë rast, janë pasojat kardiovaskulare dhe neurologjike.

Për Covid-19, ndërlikimet kardiovaskulare, përfshirë goditjen në tru, janë aq të zakonshme sa që disa ekspertë e konsiderojnë atë dhe jo mushkërinë si problemin kryesor. Dhe sipas një studimi në “Annals of Neurology”, 25 përqind e pacientëve kanë një lloj mosfunksionimi neurologjik, ndërsa 7 për qind e tyre kanë “vetëdije të dëmtuar”.

Një studim tjetër në “Clinical Neurology and Neurosurgery”, zbuloi se 36.4 për qind e pacientëve kishin simptoma neurologjike. Në vitin 1918, situata ishte shumë e ngjashme. Autopsitë zbulonin se muskuli i zemrës shpesh “relaksohej ose zbutej, duke ofruar një kontrast të fortë me barkushen e majtë të fortë, të kontraktuar, dhe kjo gjë është thuajse gjithmonë e pranishme në trupat e viktimave që vdesin nga pneumonia lobare”.

Dhe studimi i vetëm më gjithëpërfshirës i pandemisë së vitit 1918, arriti në përfundimin se: “Efekti i virusit të gripit mbi sistemin nervor, është i dyti pas efektit të tij në traktin respirator. … Nga deliri që shoqëron shumë sulme akute, deri te psikozat që zhvillohen si manifestime “post-gripore”. Nuk ka asnjë dyshim se efektet neuropsikiatrike të gripit janë të mëdha”.

Dhe për presidentin Uillson dhe botën, efektet ishin vërtet të mëdha. Ai u bë paranojak, i bindur se po spiunohej. Një ndihmës kujton:”Diçka e çuditshme po ndodhte në mendjen e tij. Një gjë ishte e sigurt:pasi u prek nga ai ai grip, presidenti nuk ishte më kurrë i njëjti njeri”.

Një tjetër shqetësohej se “ai nuk mund të mbante mend pa hasur vështirësi, edhe gjërat që kishin ndodhur vetëm disa orë më parë”. Herbert Huver besonte se mendja e Uillsonit e humbi “qëndrueshmërinë” dhe aftësinë e saj për të arsyetuar qartë dhe arritur në përfundime logjike.

Gjithsesi, edhe pas 5 ditëve në shtrat dhe kur ishte shumë i sëmurë për të dalë, Uillson këmbënguli t’i ribashkohej negociatave të paqes. Kryeministrat britanikë dhe francezë Dejvid Xhorxh dhe Zhorzh Klemanso – pseudonimi i të cilit ishte “tigri” – shkuan dhe e takuan në dhomën e tij.

Edhe ata gjetën një njeri tjetër. Xhorxh foli për “një ezaurim nervor dhe shpirtëror të Uillsonit në mes të Konferencës”. Asgjë në karrierën e deriatëhershme të Uillsonit, nuk sugjeron se ai do të bënte kompromis për ndonjë parim. Madje para sëmundjes së tij, ai kishte këmbëngulur për një “paqe pa fitore”, dhe mbështetjen e vetëvendosjes në të gjithë botën.

Por gjatë ditëve të ardhshme, ai lëshoi në thuajse çdo pikë ndaj Klemansosë, dhe ra dakord për një marrëveshje paqeje që e ndëshkoi Gjermaninë, dhe ruajti ambiciet perandorake të kombeve të tjerë. Xhon Mejnard Kejnes e cilësoi Uillsonin si “mashtruesin më të madh në botë”.

Një ndihmës i presidenti, dha dorëheqjen përmes një letre proteste duke thënë, “qeveria jonë ka rënë dakord t’ia dorëzojë popujt e vuajtur të botës shtypjes, nënshtrimit dhe copëtimeve të reja, pra në një shekull të ri lufte”. Dhe ai kishte të drejtë.

Historianët bien dakord se traktati kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në ngjitjen në pushtet të Adolf Hitlerit, dhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Disa muaj më vonë, gripi ka shumë të ngjarë të ketë kontribuar në goditjen në tru të presidentit.

Sot, vdekshmëria nga Covid-19 për një burrë 65-74-vjeçar – Trump është 74 – është 3.1 për qind. Madje është disi më i lartë për ata që kanë nevojë për oksigjen, ashtu si Trump sot. Por shanset e shërimit janë fuqishëm në favor të tij, duke pasur parasysh veçanërisht trajtimin e menjëhershëm me remdesivir dhe antitrupat eksperimentalë monoklonalë, si dhe deksametezon.

Por shërimi mund ta lërë atë jo vetëm të lodhur për një kohë të gjatë, por edhe me një shans në rritje të një goditjeje në tru, apo ndikimeve të tjera neurologjike. Në vitin 1918, Grejsën gënjeu. Tani më shumë se kurrë, mjekët e Shtëpisë së Bardhë duhet të thonë të vërtetën. Përpjekjet e tyre të para, vetëm sa krijuan konfuzion. Vetëm transparenca e plotë në lidhje me shëndetin e Trump, mund ta zgjidhë këtë problem.

Shënim: John M.Barry, është autori i libri “Gripi i Madh:Historia e pandemisë më vdekjeprurëse në histori, dhe profesor në Shkollën e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale në Universitetin Tulan, SHBA.

Burimi i lajmit: https://www.washingtonpost.com/opinions/2020/10/04/history-tells-us-what-virus-can-do-president/

Përshtatur nga Tirana Today

 

 

 

Tags: presidentVirus

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Miratohet Kodi i ri Zgjedhor, 23 opozitarë ”ndihmojnë” Ramën

Miratohet Kodi i ri Zgjedhor, 23 opozitarë ''ndihmojnë'' Ramën

Maqedonia e Veriut të martën vendos për hapjen e kufirit me Kosovën

Maqedonia e Veriut të martën vendos për hapjen e kufirit me Kosovën

Ish-ministri i PS zgjidhet në krye të KQZ-së së re

Ish-ministri i PS zgjidhet në krye të KQZ-së së re







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com