Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Historia Misterioze e Zonës 51: Nga avionët spiunë U-2 tek UFO-t

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Historia Misterioze e Zonës 51: Nga avionët spiunë U-2 tek UFO-t

Është gati në të gdhirë, ora 3:30 e mëngjesit, një avion niset nga një terminal privat në Aeroportin Ndërkombëtar Mekaran të Las Vegas-it. Avioni nuk ka ndonjë logo të kompanisë që përfaqëson, dhe ju nuk do të shihni të shënuar kohën e nisjes apo mbërritjes së tij në destinacion. Ju nuk mund të blini biletë për të udhëtuar në të.

Avioni zbarkon në bazën e testimeve në Nevada, ku testohen zakonisht armët bërthamore. Destinacioni i tij i fundit: Aeroporti Homej në veri të Zonës 51. Zona 51 është një seri objektesh të fshehta, në pronësi të qeverisë amerikane në shkretëtirën e largët të Nevadës. Ajo ka qenë për dekada objekt debatesh publike, dhe i shumë teorive të komplotit.

Por çfarë është në fakt kjo zonë: Një bazë për avionët spiunë? Një burg për alienët?

Apo diçka tjetër? Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, e pasuar nga vjedhja e sekreteve atomike nga rusët, udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë, ndjenë nevojën për të forcuar fshehtësinë e projekteve ushtarake të SHBA-së, si dhe për të vazhduar gjatë gjithë kohës përgatitjet për luftë.

Dhe kjo përgatitje përfshinte sekrete qeveritare të pafundme. Që nga fillimi i viteve 50, qeveria amerikane kreu kërkime sekrete mbi efektet e rrezatimit bërthamor tek njerëzit, eksperimentoi me teknikat e shpëlarjes së trurit në një projekt të CIA që njihet sot si “MK Ultra”, dhe organizoi grushte ushtarake shteti në të gjithë botën, nga Irani në Guatemalë.

Pikërisht në epokën e paranojës së madhe, në vitin 1955, Forcat Ajrore Amerikane riaktivizuan bazën ajrore Homej në Liqenin Grum në Nevadës, për projekte të fshehta që ata donin t’i mbanin larg syve të Rusisë. Në një kohë relativisht të shkurtër, baza u rinovua, dhe tunelet nëntokësore u mbushën me karburant avionësh.  Kështu lindi Zona 51, ekzistenca e të cilit nuk është pranuar deri në vitin 2013, kur qeveria amerikane deklasifikoi një raport të fshehtë.

Në vitin 2014, gazetarja Eni Xhejkobsen bisedoi me pesë burra që kishin punuar në bazë në vitet 1960. Ata ishin angazhuar me avionët spiunë U-2 dhe A-12.

I pari mund të fluturonte në lartësi mbi 30 mijë metra, duke marrë pamje nga lart të territorit të Bashkimit Sovjetik. Këta avionë fluturonin thuajse gjithmonë gjatë natës dhe pa drita. Magjepsja e SHBA-së me alienët dhe UFO-t daton të paktën që nga transmetimi në radio i vitit 1938 i Orson Uellsit “Lufta e botëve”, ku ai i mashtroi dëgjuesit duke i bërë të mendonin se Shtetet e Bashkuara ishin nën sulmin e alienëve.

Gati një dekadë më vonë, një objekt ra nga qielli në tokë afër Rozuellit në Nju Meksiko. Në fakt ishte një balonë e lëshuar në ajër për qëllime meteorologjike, të cilën qeveria federale planifikoi të përdorte për të zbuluar provat bërthamore sovjetike. Uashingtoni donte të ruante me çdo kusht sekretin, ndaj shtypi vendas, i ndjekur nga ai ndërkombëtar arriti në përfundimin se ishte një disk fluturuese.

Dekada më vonë, njerëzit e intervistuar në lidhje me incidentin, pretenduan se kishin parë që alienët dilnin nga anija kozmike. Nga atëherë, alienët dhe UFO-t mbetën të freskët në mendjen e amerikanëve. Edhe sot shumica e amerikanëve janë të bindur se nuk ishte një balonë e matjes së kushteve të motit ajo që u rrëzuan në një fermë në Nju Meksiko në vitin 1947.

Duke nisur nga vitet 1970, Kongresi Amerikan nisi të mbajë seanca dëgjimore publike për të gjithë ata që pretendonin se ishin rrëmbyer nga alienat. Publiku dëgjoi për atentate të fshehta, eksperimente të kontrollit të mendjes, teste mbi rrezatimin atomik etj. Por Zona 51, do të tërhiqte shumë vëmendjen në vitin 1989.

Më 12 maj të atij viti, një televizion lokal në Las Vegas, intervistoi një burrë që nuk donte të identifikohej me fytyrë, dhe që pretendonte se kishte qenë një shkencëtar në “S-4”, një strukturë sekrete e qeverisë amerikane disa milje në jug të zonës 51. Njeriu, që e identifikoi veten si “Denis”, u tha gazetarëve se në bazë kishte “9 disqe fluturuese” me “origjinë jashtëtokësore”, të cilat po studioheshin nga shkencëtarët për të kuptuar mekanizmin e tyre.

“Disa prej tyre janë 100 për qind të paprekur, dhe funksionojnë në mënyrë të përsosur. Të tjerat po çmontohen”- tha ai. “Denis“ theksoi se nuk e kishte “ fare idenë” se nga vinin disqet fluturues, por shtoi se ishte “tërësisht e pamundur” që ato të ishin prodhuar këtu në Tokë, duke përmendur sistemet e tyre të lëvizjeve shumë të përparuara dhe reaktorët me anti-materie.

“Kjo lloj teknologjie nuk ekziston tek ne”- tha ai. Intervista bëri bujë dhe u transmetua nga 6 televizone të tjera. Pas kësaj interviste, kjo bazë fitoi një famë të madhe. Shumë entuziastë të UFO-ve u mblodhën pranë saj. “Denis” u zbulua menjëherë pas intervistës së tij të parë.

Emri i tij i vërtetë ishte Bob Lazar, dhe ai pretendoi se ishte diplomuar në Univeritetin Teknologjik në Masaçusets, dhe se kishte punuar në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos para se të merrte pjesë në programin S-4.

Në fakt nuk ka prova konkrete që Lazar ka ndjekur atë universitet, por shkencëtari pretendon se qeveria mund ta ketë fshirë emrin e tij nga regjistrat për ta diskretituar atë. Ndonëse laboratori i Los Alamos, e mohon zyrtarisht që Bob Lazar ka punuar ndonjëherë aty, gazetarët investigativë kanë gjetur një numërator të vjetër telefonik të vitit 1982 që ishte për përdorim të brendshëm të qendrës, që përmban edhe emrin e “Robert Lazar”, në një kohë që ish-punonjës kanë pohuar se e mbajnë mend kohën kur Lazar punonte atje.

Ndërkohë në vitin 2017, gazeta “The New York Times” raportoi se Pentagoni kishte studiuar UFO-t për vite me radhë. Ajo publikoi ​​një video të një UFO-je që fluturonte sipas një modeli të ngjashëm me atë që e përshkroi Llazar. Për herë të parë, zyrtarë të nivelit të lartë si ish-senatori Herri Reid, e pranuan që qeveria amerikane kishte financuar kërkimet mbi UFO-t, dhe se ishte e interesuar të mësonte mënyrën se si fluturonin ato.

Një tjetër provë bindëse:Gjatë 30 viteve të fundit, Lazar i ka qëndruar historisë së tij. Vitin e shkuar ai tha se dëshmia e tij tronditëse i ka sjellë jo pak andralla në jetën e tij, por megjithatë ai nuk është lëkundur në ato që pohon se ka parë. Ai madje shton se ka pare sërish anije aliene pranë Zonës 51.

Që nga fundi i viteve 1940, asnjë vend në botë nuk ka qenë aq shumë i armatosur me bomba bërthamore sa Nevada Jugore. Për shkak të testeve të ndryshme, ai vend është shumë radioaktiv. Ekziston edhe një dyshim, sipas të cilit tumori fatal që preku aktorin e mirënjohur Xhon Uejn, mund të jetë shkaktuar gjatë kohës së xhirimit së një filmi mbi udhëheqësin mongol Xhengiz Khan në Nevada./ TIRANA TODAY

Tags: avionët spiunëkongresi amerikanmisteretteoriteUFO-tZona 51

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
Ish-deputeti i LSI-së bëhet baba për herë të parë

Ish-deputeti i LSI-së bëhet baba për herë të parë

PD po i bie fyellit në një vrimë/ Kajmaku: Mua s’më bëni dot ‘Babale’

PD po i bie fyellit në një vrimë/ Kajmaku: Mua s’më bëni dot ‘Babale’

Manjani: Kush voton, nuk është me demokracinë por me diktaturën

Mbrojti ministren/ Manjani sulmon Rudina Hajdarin: Po burgu i grave përse është?! 

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com