Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Historia e vaksinimit/Nga Eduard Xhener, tek lëvizja kundër vaksinave

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Historia e vaksinimit/Nga Eduard Xhener, tek lëvizja kundër vaksinave

Që në kohët e lashta, sëmundja e lisë ka bërë kërdinë, duke prekur të gjitha qytetërimet dhe sferat e jetës. Me një normë vdekshmërie shumë të lartë dhe pa asnjë kurë efektive, miliona njerëz vdisnin çdo vit.

Edhe ata që mbijetonin, mbeteshin të shpërfytyruar nga plagët e thella. Lija ishte një vrasës shumë i suksesshëm, dhe mund të ishte ende sot, po të mos ishte për mjekun dhe kirurgun anglez Eduard Xhener.

Gjatë shekullit XVIII-të, vaksinimi tradicional ndaj lisë, ‘variolacioni”, ishte i rrezikshëm pasi përfshinte infektimin e një personi të shëndetshëm me një formë të lehtë të sëmundjes, me shpresën e rritjes së imunitetit. Xhener u përpoq të zbulonte një vaksinë më të sigurt kundër lisë.

Nga përvoja e tij si mjek në qytetin e Berklit, ai vuri re se mjelësit e zonës që vuanin nga lija e lopës, një sëmundje shumë më pak e dëmshme e marrë nga lopët, dukeshin se ishin të imunizuar ndaj lisë. Xhener donte të provonte, nëse kjo sëmundje mund të përdorej për të shpëtuar jetë njerëzore, dhe kishte vetëm një mënyrë për ta zbuluar këtë.

Më 14 maj 1796, ai mori një sasi qelbi nga plagët e një paciente me linë e lopës, shërbyeses Sara Nelmes, dhe ia injektoi atë fëmijës 8-vjeçar të kopshtarit të tij, Xhejms Fips. Djali u sëmur gjatë 9 ditëve që pasuan, por u shërua plotësisht.

Më pas Xhener ndërmori hapin e rrezikshëm dhe të dyshimtë nga ana etike: e infektoi djalin e vogël me një dozë të butë të lisë për të testuar “vaksinimin” e tij – të quajtur pas “vacca”, nga emrin latin për lopën. Për kënaqësinë e Xhener, sëmundja nuk u zhvillua, dhe vaksina rezultoi të ishte një sukses i jashtëzakonshëm.

Vaksina e Xhener u përhap ngado në mbarë botën, duke e zëvendësuar shpejt “variolacionin”, duke u vlerësuar nga e gjithë bota – sidomos pas viti 1803, kur një ekspeditë speciale shkoi enkas në Amerikë për të vaksinuar mijëra njerëz.

“Xhener ishte shumë i respektuar për zbulimin e tij”- shpjegon profesoreshë Meri Fizëll nga Universiteti Xhon Hopkins. “Ai kërkoi lirimin e disa të burgosurve anglezë të luftës gjatë Luftërave Napoleonike, dhe Napoleoni thuhet se u përgjigj:”Ne nuk mund t’i refuzojmë asgjë këtij njeriu!”.

Vaksinimi u konsiderua si një dhuratë e pabesueshme për njerëzimin. Puna për ta çliruar botën nga një prej sëmundjeve të saj më të këqija dhe më të përhapura, kërkoi disa shekuj. Por në vitin 1980, Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi më në fund çrrënjosjen e saj totale me fjalët “Lija ka vdekur!”.

Sot, vaksinimi është një praktikë e zakonshme në të gjithë botën. Por vitet e fundit, lëvizjet kundër vaksinave janë bërë gjithnjë e më të zëshme në kundërshtimin ndaj kësaj procedure mjekësore, duke ngritur platforma të mëdha në mediat sociale, dhe organizuar marshime dhe demonstrata.

Sipas këtyre qarqeve, gara për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19, është një çështje veçanërisht e diskutueshme. Ndërsa ekspertët e cilësojnë vaksinën si zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë globale, kundërshtarët e vaksinës janë të shqetësuar mbi sigurinë dhe efektivitetin e një vaksine të tillë.

Qëndrimet e tyre, variojnë nga shqetësimi i butë deri tek armiqësia e plotë. Në Britani, deputeti Kris Elmor, ka shprehur shqetësimin në lidhje me përhapjen e teorive konspirative anti-vaksinë, të cilat ai i përshkruan si një “minë me sahat”.

Por sipas profesoreshë Fizëll, skepticizmi ndaj vaksinave nuk është një dukuri moderne.

“Ndërsa vaksinimi u bë një praktikë më e pranuar në shekullin XIX, shteti filloi ta bënte vaksinimin e detyrueshëm. Kjo krijoi lëvizje kundër vaksinimit, sidomos midis shtresës punëtore britanike, që nuk donte që shteti të kishte nën kontroll trupat e tyre.

Edhe sot është i njëjti model. Disa njerëz thonë se shteti nuk duhet të ketë të drejtë të injektojë diçka në trupat e tyre. Por ku janë kufijtë midis pushtetit dhe autoritetit shtetëror? Kjo është një çështje shumë e thellë politike”, thotë ajo.

Burimi i lajmit: https://www.historyextra.com/period/modern/vaccine-history-edward-jenner-coronavirus-covid-smallpox-immunisation-anti-vaccination-antivax/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Edward Jennerlijavaksine

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

18:28 | 14/07/2025
Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar
Bota

Tërmeti me magnitudë 6.9 godet Indonezinë, nuk raportohen të lënduar

14:17 | 14/07/2025
Next Post
“S’mund ta quajmë ndarje, por krisje”, çfarë po ndodh mes çiftit të “Përputhen”

“S'mund ta quajmë ndarje, por krisje”, çfarë po ndodh mes çiftit të "Përputhen"

“Zonë e kuqe”/Bum infektimesh, kufizime të reja në Kosovë

“Zonë e kuqe"/Bum infektimesh, kufizime të reja në Kosovë

‘Humba babain dhe xhaxhain’, shqiptari teston vaksinën kundër koronavirusit

‘Humba babain dhe xhaxhain’, shqiptari teston vaksinën kundër koronavirusit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”
Aktualitet

Theth, prishje ndërtimesh pa leje – IKMT te objekti i fundit, pronarët: “Të pritet gjykata”

by mirseda
20:41 | 14/07/2025
0

IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do...

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

Përplasjet pas finales së madhe, Joao Pedro: Filluan të na provokonin, më pas…

20:18 | 14/07/2025
Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Urdhëri i Ramës zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë. Dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

19:58 | 14/07/2025
Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

Pas urdhrit të Ramës/ Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër

19:50 | 14/07/2025
Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

Mbrojtësi i Kombëtares me destinacion të ri, bashkohet me ekipin zviceran

19:48 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com