Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Historia e panjohur e Britney Spears, fëmijëri traumatike dhe abuzime me drogën

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Historia e panjohur e Britney Spears, fëmijëri traumatike dhe abuzime me drogën

Një nga hitet e saj të dikurshme “Lucky” (Fatlume), rezultoi të ishte një përcaktor shumë i bukur për të qenë i vërtetë, në raport me jetën e saj reale. Këngëtarja amerikane, e ka jetuar gjithë jetën e saj si e rritur, duke qënë në qendër të vëmendjes. Fansat e saj të shumtë, e kanë të vështirë ta kuptojnë se si princesha e muzikës pop, ra nga maja e klasifikimeve muzikore pas vitit 2007, derisa shtypi rozë nisi të raportojë se ajo vuante nga çrregullime mendore.

Një redaktor i revistës “People”, tha se Spears ka vuajtur nga çrregullimi bipolar dhe depresioni postpartum. Është mësuar se këngëtarja ka marrë në fillim medikamentin ‘prozac’, por më vonë nisi ta neglizhojë mjekimin, çka dyshohet se e rëndoi më tej gjendjen e saj mendore.

Një burim i afërt me këngëtaren, konfirmoi betejën e saj me ankthin, për britanken “The Mirror”, duke thënë se ajo do të zgjohej shpesh gjatë natës e tmerruar, dhe se shpesh “kishte pasur probleme me gjumin”, që gjatë turneut të saj evropian në vitin 2000.

Sigurisht, kjo situatë nuk lindi nga hiçi. Historia familjare e Britney Spears, jeta personale dhe presionet ekstreme profesionale, luajtën rolin e tyre në atë që rezultoi të ishte një shkatërrim i karrierës së një “kukulle origjinale”.

Këngëtarja u shpreh për mediat se ishte në fakt e kënaqur kur prindërit e saj, Lin dhe Xhemi Spears, u divorcuan në vitin 2002, duke thënë: ”Kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë me familjen time. Unë isha fëmijë, ata ziheshin shpesh. Do të doja që kjo të ndodhte 10 vjet më pare…”.

“The Mirror”, raportoi se Xhemi Spears vuante nga problemet me alkoolizmin. Vëllai i tij, Uilli, tha se Xhemi dehej shpesh dhe zihej shpesh me Lin. Ajo kishte kërkuar disa herë urdhra mbrojtje nga policia, dhe kishte tentuar të ndahej shumë më herët, por ishte tërhequr.

Kur zënkat mes prindërve të saj, nisën të ishin shumë traumatike, Britney Spears ende e mitur shkoi të jeonte për disa kohë tek tezja e saj. Xhemi mposhti problemet me varësinë ndaj alkoolit në vitin 2004, dhe u ribashkua me bashkëshorten në vitin 2010. Mediat, shkruan se ishin problemet mendore të Britnit, ato që e nxitën pjesërisht këtë pajtim.

Por, problemet e Xhemit mund të kenë pasur rrënjë më të thella. Revista “Rolling Stone”, raportoi se e ema e tij, gjyshja e Britney Spears ishte vetëvrarë kur Xhemi ishte vetëm 14 vjeç. Një ish-menaxher i këngëtares tha për revistën: ”Ajo është produkt i një gjenetike shumë të keqe”.

Burimet i thanë “The Mirror” se Britney Spears synoi të bëhej artiste, për t’i shpëtuar jetës së trazuar në familje.

Ish i dashuri i saj Adnan Ghalib, u shpreh për “The Sun”: Fëmijëria e saj u përqendrua në të bërit një yll muzike. Dhe unë mendoj se ajo është e vendosur t’i japë fëmijëve të saj një fëmijëri të vërtetë, ndryshe nga ajo që ajo kishte pasur vetë”.

Britney Spears ka pranuar se shpesh ndihej i vetmuar. “Ndihem mirë kur njerëzit e kuptojnë se jam ende një fëmijë, pasi njerëzit presin aq shumë nga unë tani”- do të shprehej në fillim të 20-ave. Në një dokumentar mbi jetën e saj, ajo do të shpehej se shkëlqen sidomos kur është nën presion, edhe pse pranoi se ndihet “e tjetërsuar nga publiku”, kur përndiqej vazhdimisht nga paparacët.

“Unë jam një person i frikësuar, dhe nuk jam veçanërisht e prerë për këtë industri”, do të shprehej Britney Spears. Që në kulmin e karrierës së saj, ajo nisi të kishte një vetëbesim të ulët mbi veten.

Ajo kreu ndërhyrjen e parë për të zmadhuar gjoksin, për ta hequr në vonë silikonin, kur gjoksi iu rrit në mënyrë natyrale.

Në fundin e vitit 2013, pranoi se kishte bërë shpesh injeksione në buzë, dhe gjëra të tjera “argëtuese”, të cilat nuk i specifikoi. Ekspertët, kanë spekuluar gjithashtu se Spirs ka bërë ndëhyrje në hundë. Në rininë e saj të hershme kishte deklaruar: “Do të doja t’a kisha fijen e flokut më të trashë, dhe do të dëshiroja që këmbët e mia të ishin më të bukura, pasi janë vërtet të shëmtuara. Do të doja që veshët dhe hunda ime të ishin më të vogla”.

Një ndër arsyet që e kanë sjellë këngëtaren në situatën aktuale, është mbingarkesa e saj e madhe. Në profilin e saj në “Rolling Stone” në vitin 2000 , u zbulua se Britney Spirs kishte vetëm “1 orë pushim të planifikuar” për veten e saj çdo ditë. Ndërkohë edhe jeta intime e trazuar, ka qenë një arsye tjetër që rëndoi gjendjen e saj mendore.

Në vitin 2000, Britney Spears dhe Xhastin Timberleik, ishin çifti më i njohur në botën e muzikës pop. Pas ndarjes mes tyre, Timberleik shfrytëzoi klipin e këngës së tij ”Cry Me A River”, për ta akuzuar ish-partneren për tradhti, akuzë që Britni e mohoi. Timberleik bëri gjithashtu në publik disa komente mbi në jetën e tyre seksuale, të cilat sipas avokatit të familjes Spears, e zhytën këngëtaren në depresion.

Britney Spears u martua në vitin 2005 me balerinin Kevin Federlain, me të cilën ajo lindi djemtë Shon Preston dhe Xhejden Xhejms. Megjithatë, fundi i martesës ishte traumatik për ata të dy. Federlain e braktiste shpesh për miqtë e tij, duke e bërë atë të ndjehet e braktisur dhe e vetmuar.

Mes tyre pati një betejë të egër ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, e cila në fund u fitua nga Federlain.

“Rolling Stone”, raportoi se në përputhje me marrëveshjen e parë të çiftit, Federlain fitoi 1 milion dollarë nga Spears, plus 20.000 dollarë në muaj në mbështetje të fëmijëve, (shumë që u rrit në shtator 2018). Pikërisht pas atij divorci, Britni nisi të bëjë një jetë të shthurur, duke marrë pjesë në festa të egra, të orëve të vona të natës, dhe duke u kapur nga fotografët në situata të sikletshme.

Ajo nisi të konsumonte shpesh edhe lëndë narkotike. Kjo është dëshmuar nga ish-truproja i këngëtares, që megjithatë vuri në dukje se ajo shmangte përdorimin e saj në sy të fëmijëve.

Në vitin 2015, mediat njoftuan se Britney Spears shkonte fshehurazi në një qendër rehabilitimi për të luftuar varësinë ndaj drogës.

Goditjen më të madhe, e mori pak muaj më parë nga sëmundja e babait të saj, në fund të vitit 2018. Ai vuan nga një tumor në zorrën e trashë, dhe operacioni i dytë në mars të këtij viti nuk ka dhënë rezultate pozitive. Në fillim të këtij muaji, u raportua se këngëtarja ishte vizituar në një qendër për trajtimin e shëndetit mendor. Familjarët janë optimist se ajo do e kalojë edhe këtë situatë, ndërsa fansat dyshojnë se ajo mund të arrijë të rikthehet si dikur në skenë.

TIRANA TODAY

Tags: Britney Spears

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina
Kuriozitete

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij
Bota

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

14:50 | 11/08/2025
Next Post
4 mujori i paqëndrueshëm i Euros, si u luhat monedha europiane në tregun shqiptar

4 mujori i paqëndrueshëm i Euros, si u luhat monedha europiane në tregun shqiptar

Gestapo, policia sekrete e Hitlerit që dërgoi 10 milionë njerëz në kampet e shfarosjes

Gestapo, policia sekrete e Hitlerit që dërgoi 10 milionë njerëz në kampet e shfarosjes

Aleatët e PD apel Metës: Të thirren në tryezë dialogu mazhoranca-opozita

Aleatët e PD apel Metës: Të thirren në tryezë dialogu mazhoranca-opozita

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com