Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Historia e mashtruesit italian që i premtoi Enver Hoxhës bombën atomike

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Historia e mashtruesit italian që i premtoi Enver Hoxhës bombën atomike

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi komunist me anë të zbulimit politik (sigurimi i jashtëm) ëndërronte të siguronte edhe formulën e bombës atomike. Duket si humoristike, por është e vërtetë. I kishte mbushur mendjen vetes se kishte arritur të formonte një shërbim sekret me rezidentura të besueshme jashtë Shqipërisë, i dukej normale se mund të siguronte lehtë kundrejt pagesës, atë që kishte të bënte me sigurimin e armës më të frikshme në botë, bombës atomike, informacion vetëm për shërbimet më të sofistikuara të botës. Duke besuar deri në fund te agjentura e sajuar e tejet mashtruese, në fillim të viteve ’60, drejtuesit e lartë komunistë ishin në delir të madh se mund ta siguronin vërtet këtë armë. Mirëpo bota e ishte e mbushur me lloj-lloj aventurierësh që këtë punë e kishin mbijetesë apo edhe gjitha profesion. Kësisoj në listat e agjenturës së Drejtorisë së Zbulimit Politik, zunë vend edhe “agjentë” të klubeve. Më së shumti rezidentët e Shqipërisë komuniste, në mejhanet ku shkonin arrinin të “rekrutonin” ndonjë person i cili arrinte shpesh herë t’i magjepste me “aftësitë” e tij agjenturore. Ngjarja e mëposhtme tregohet prej Llambi Peçinit – ish kryetar dege në Drejtorinë e Zbulimit Politik në kohën e ngjarjes në vitin 1961. Peçini deklaronte se si ia kishte Sigurimit hedhur një mashtrues i rëndomtë italian, i “rekrutuar”, duke përlarë e shijuar plot 8 mijë dollarë, të cilat për kohën ishin një shumë mjaft e madhe.

Deklarimi i Llambi Peçinit:

Lidhur me një agjent që kishim neve, kjo ka ndodhur ose në 60 ose ne 61 nuk më kujtohet mire viti po duhet të jetë ose 60 ose 61 (1961 në fakt-shënim), unë u ktheva përsëri në zbulim mbasi qeshë në Sekretariat (të MPB-së, shënim). Edhe rezidenti jonë në Itali, përgjegjësi i zbulimit tonë ne Itali ishte Dhimitër Gjoni dhe na informon se kishte mundësi të merrte nëpërmjet agjentit “Rampa” një predhe antitanke të mbiquajtur “Kobra” të te1eekomanduar. Por donte 2.000 dollarë për këtë pune, që t’ia blinte atë. Gjithashtu pak kohë më vonë përsëri na informon përgjegjësi i zbulimit Dhimitër Gjoni nga Roma edhe thotë se agjenti “Rampa” ka mundësi të marrë sekretin e bombës atomike. Por kërkon 6000 dollarë sepse ka një mik të tijin që e ka në qendrën atomike të Francës, franceze, edhe mund ta marrë këtë por do 6.000 dollarë dhe 2.000 për “Kobrën” bënin 8000 dollarë. Tani ne e morëm këtë të dhënë dhe unë i bisedoj me Zoin (Themeli – drejtori i Zbulimit). Studioje dosjen e agjentit “Rampa” mbasi studioj dosjen e agjentit “Rampa” kërkoj të dhëna nga përgjegjësi i zbulimit tonë në Rome. Si qysh nga e njeh këtë person. Ai na dërgoi d.m.th. sikur ky agjenti “Rampa” i kish dhënë numrin e telefonit në Paris të këtij shkencëtarit atomik, i kish dhënë adresën se ku jetonte ai dhe e treta kish lënë dhe takim me këtë për një datë, nuk e di pas një muaji, mbas një kohe të caktuar kish lënë takim agjenti jonë me këtë shkencëtarin mikun e tij d.m.th. Në këtë kohe unë i bëj një kërkesë rezidenturës sonë në Francë dhe i them që të verifikohet kush banon në këtë adrese d.m.th. atje ku na thoshte ai se banon ky atomisti. Të verifikohet ky numër telefoni, kush është abonues i këtij numri telefoni dy dhe na njoftoni sa me pare për këtë punë i them unë. Na bie përgjigje rezidentura e Parisit që në filan adrese d.m.th. ekzakt se i dhamë numrin ekzakt, banon fi1ani d.m.th. tjetër për tjetër jo ky që thosh agjenti “Rampa” dhe numri i telefonit që na dhatë nuk ka të abonuar. Francezet kishin një ashtu metode d.m.th. që kur një numër nuk kishte të abonuar kishte një bllok regjistrimi që thoshte ky numër nuk ka të abonuar, ky numër nuk ka të abonuar dhe gjithnjë këtë përsëriste me qe11im qe ai te mos priste shumë, edhe e mbylli d.m.th. ky numër nuk kishte të abonuar d.m.th. na gënjeu. Ishte gënjeshtër. I dërguam dhe fotografinë të atij agjentit “Rampa” përgjegjësit të zbulimit të rezidenturës tone në France që do takohej në kafe “De la pen”, kafen e paqes, është një kafe e madhe në Paris, në filan orë. Nuk vajti ai. Na përgjigjet në filan ore në filan ditë nuk erdhi filani, nuk erdhi një person i tille. Ne fotografinë ja dërguam të re ashtu siç ishte në momentin e atëhershëm ai. D.m.th. tre momente qe ishin shume të dyshimta që ky na gënjente. Atëherë unë bëra shënim në dosje dhe them ky agjent është provokator ose kërkon të na shvasë sa me shumë, prandaj nuk jam dakord që t’i jepen 8.000 dollarë. Edhe i them Zoi Themelit, i them që ky Dhimitër Gjoni nuk e ka drejt. Atëherë ishte drejtori i Zbulimit, zëvendësdrejtor ishte Rasim Dedja, prandaj ose të shkojë Rasimi atje ose të shkoj unë i thashë ose më mire ta thërresim Dhimitër Gjonin këtu për arsye se atje nuk mund të bisedosh gjatë e gjerë me rezidentin, do ruhesh. Ta thërresim. E thërresim Dhimitër Gjonin. Tashti ky ishte problemi më i rëndësishëm për Drejtorinë e Zbulimit, Zoi Themeli, kur erdhi Dhimitër Gjoni me tha mua bisedoje tha me Dhimitrin. Po thashë unë, ta bisedosh ti se ti je drejtor i Zbulimit, unë jam kryetari i degës thashë. Unë ndiqja rezidenturat jashtë. Jo, jo tha se unë kam punë. S’ka punë më të madhe se sa këtë Drejtoria e Zbulimit Politik i thashë unë. Jo, jo tha, shko takoje ti dhe nesër hajde me raporto. Vetëm kam ndenjur me Dhimitër Gjonin për t’i mbushur mendjen se e kisha shok dhe për t’i mbushur mendjen që nuk e ka mirë. Edhe më në fund dhe si kryetar dege e kisha ne linje atë. U bind Dhimitri dhe më në fund dhe tha po është ashtu, ky është provokator, ky është agjent. Vemi të nesërmen i raportojmë Zoit. Zoit duhet t’i raportoja unë dhe unë po bëhesha gati të raportoja, tha thuaj si është puna i tha Dhimitrit. Dhimitri filloi të flasë. Çfarë do fliste Dhimitri, foli po ato që na kish dërguar neve. Hajde shkojmë te ministri për ne Kadriu. Mor po dale të ashtu. Hajde – hajde të shkojmë. Vajtëm te Kadri Hazbiu dhe i raportoi Zoi tashti Kadriut për atë që na kish informuar neve rezidentura e Italisë që përpara. Kadriu merr Mehmet Shehun në telefon edhe i thotë që kemi një problem edhe i kërkoi 8.000 dollarë se nuk mund të jepte Zoi 8.000 dollarë edhe Kadriu nuk mund të jepte 8.000 dollarë edhe mori Mehmet Shehun në telefon. Unë i thashë në këtë kohë. Mehmeti i thotë që hajdeni. Unë i thashë Kadri Hazbiut, more shoku ministër ka disa momente shumë të dyshimta këtu i thashë. Po mire tha sqarojini këto. Unë jam i mendimit te mos i jepen këto. Mirëpo meqenëse priste Mehmet Shehu ikën dhe me lanë mua. Unë u ngjita ne zyrën time kur me vonë më vjen ne zyre Dhimitër Gjoni dhe me thotë se ato 8.000 dollarët u aprovuan.

I thashë unë, tashti po të them si shok i thashë se si kryetar dege e bëra punën, po e bërë këtë i thashë do fëlliqesh do turpërohesh, mos i jep paratë. Mua më vinte inat dhe për 8.000 dollarët se ishte një shumë e madhe po më vinte me shumë inat që po na i hidhte një maskara, po tallej me autoritetin e zbulimit tonë. Në fakt kështu doli. Ja dha paratë Dhimitër Gjoni, na dërgoi neve filma, të filmuar sekretin e bombës atomike, në thonjëza dhe të kësaj, për predhën “Kobra” na dërgoi një reviste të bukur kështu që e kishte ne shtyp ajo dhe atë na dërgoi si material për 2.000 dollarë. Në këto filma nuk kishim mundësi t’i lanim e t’i zhvillonim po nuk kishim mundësi dhe t’i kuptonim edhe u vendos nga ministri atëherë nga Kadri Hazbiu u vendos që të dërgoheshin në Kinë këto. Edhe ju dërguan Kinës. Kinezet e zgjatën e zgjatën vajti nja 3 muaj kjo. Mbas nja 3 – 4 muajsh kinezët u përgjigjen që ky është një blof. Është një blof po i kushtoi shtetit tonë 8.000 dollarë.

Tags: enver hoxhahistoriaitalianmashtruesi

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ambasadori Reeker thirrje Kosovës për heqjen e tarifave ndaj Serbisë

Ambasadori Reeker thirrje Kosovës për heqjen e tarifave ndaj Serbisë

Ndahet nga jeta aktori amerikan Luke Perry

Ndahet nga jeta aktori amerikan Luke Perry

Shpërthen Klosi: Mos më kërkoni të më vijë keq që Berisha nuk është në parlament

Shpërthen Klosi: Mos më kërkoni të më vijë keq që Berisha nuk është në parlament

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com