Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Historia e jashtëzakonshme/ Një heroinë mes komunitetit rom

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Historia e jashtëzakonshme/ Një heroinë mes komunitetit rom

“Unë jam Mira, jam 36 vjeçe. Jam një grua rome dhe e pavarur.”

Kështu e nis rrëfimin Fatmira Dajlani. Jeta e saj ngjason me atë të shumë vajzave të tjera rome. Braktisja e shkollës sapo përfundon klasën e shtatë, martesa që 14 vjeçe, lindja e tre fëmijëve, divorci nga bashkëshorti , vitet e vështira që pasuan dhe sot… Kjo është një histori ndryshe nga ato çka jemi mësuar të dëgjojmë për vajzat rome.

“Unë banoja në Burrel, isha vajzë e vetme dhe prindërit më kishin llastuar shumë. Por, kur mbarova klasën e shtatë, i thashë mamit që dua të shkoj te halla në Fushë-Krujë, për pushime. Mirëpo, ato pushime më ndryshuan rrënjësisht. U dashurova me një djalë në vetëm një javë, edhe pse tim shoq nuk  e njihja. Por, momentin kur e mora, aty fillova të ndjehesha shumë keq. Duhet t’i flasim fëmijëve më shumë se çfarë është martesa, unë nuk e njihja.”

Por, si Fatmira janë me dhjetëra vajza rome, të cilat martohen në moshë të vogël, në një kohë kur ende nuk e kanë konceptin e martesës. Kur e pyes nëse vërtetë e ka dashur ndonjëherë ish-bashkëshortin, Fatmira e mohon me një zhgënjim për ato vite të shkuara dëm.

“Shumë herë unë qaja nëpër cepa të shtëpisë dhe doja të shkoja te mami. Pata shumë probleme në fillim, një prej tyre ishte fakti që unë nuk dija gjuhën. Edhe pse jam vetë rome, prindërit asnjëherë nuk kanë folur romisht në shtëpi. Andaj e kisha të vështirë të ambientohesha. Por, koha të bën më të fortë.

Vajzën e madhe e kam lindur në 26 mars, kurse unë në 11 gusht kam bërë 16 vjeçe. Më pas, pa bërë ende 18 vjeçe linda djalin,”-shprehet ajo për Tirana Today.

Edhe pse ishte mamaja e dy foshnjave, Fatmira ende nuk e quante veten nënë. Mosha e saj nuk e lejonte të regjistronte fëmijët, ndaj si shumë vajza të tjera rome, fëmijët do të regjistroheshin në emër të vjehrrës. Por, edhe pse në moshë të vogël, Fatmira nuk e lejoi një gjë të tillë dhe i regjistroi sapo mbushi 19 vjeçe.

“Në momentin kur unë kam regjistruar fëmijët, jam ndjerë tamam nënë. Tani i kam fëmijët e mi. Nuk doja që t’i regjistroja në emër të vjehrrës, e pata shumë të vështirë t’i bindja, por në fund ia arrita.”

Fëmijët e saj do të kishin një jetë ndryshe, më të mirë. Kaq mjaftonte për Fatmirën që të ndryshonte rrjedhën e jetës së saj. Për të qenë sot, zëri kryesor i vetes dhe shumë vajzave të tjera rome.

“Një nga zonjat që jeton në Fushë-Krujë, më mori para disa vitesh në një trajnim në Tiranë, ku do të flitej për romët dhe jetën e tyre. Që ditën e parë kur shkova, më pëlqente shumë mënyrë sesi flitej, si nxirrnin problemet e komunitetit. Në fillim doja vetëm të dëgjoja, nuk flisja me asnjë njeri.

Dilja shisja rroba dhe kisha një kuti ku unë fusja lekë dhe çdo fund muaji i thosha tim shoqi, që unë kam marrë këto lekët tek organizata. Në mënyrë që ai të më linte të shkoja. Por, aty filloi lufta, në të cilën u përfshinë edhe familjarë të mi. Më thoshin që unë isha një vajzë dhe nuk duhet të lëvizja vetëm apo se do t’i sillja turp. Por, unë isha e vendosur, qaja dhe thosha që do të vazhdoj të shkoj.”

Për gjithë femrat, 8 Marsi është dita e Nënës, por për Fatmirën është fillimi i lirisë.

“Do të bënim festën e 8 Marsit dhe para se të dilja nga shtëpia më kthehet ish-bashkëshorti dhe më thotë se si do shkoja unë e të bëja qejf. Unë aty u ndjeva shumë keq, aty më vuri shumë keq dorë. Nuk mundesha më, i thashë stop, tani nuk të duroj dot më. Ajo ka qenë dita e fundit, ku unë jam ndarë.”

Por, historia përsëritet. Edhe pse u mundua shumë të ndalonte, vajza e madhe e Fatmirës u martua sapo mbaroi gjimnazin.

“Vajzën time e kam pasur shumë mirë me mësime, e pëlqente shumë shkollën. Por, në momentin që vazhdoi gjimnazin, u dashurua me një nga komuniteti dhe u martua. E kam vuajtur shumë atë pjesë, sepse unë doja të shihja veten tek vajza ime. Ai ishte momenti kur jam ndjerë shumë e pafuqishme, mendova se do të bija.”

Martesat e hershme është një nga problemet më të mëdha për vajzat rome, shpesh herë dashurohen herët e më së shumti të shtyra nga prindërit të cilët kanë frikë se mos i mbeten në derë; ato braktisin shkollën. Dhe kjo është sfida e radhës për Fatmirën.

“Në momentin që shkojnë deri në klasën e gjashtë apo të shtatë, vajzat rome është shumë problem t’i dërgosh në shkollë. Ndaj i kam vendosur një qëllim vetes, deri sa të mbush 50 vjeçe, unë do t’ia arrij të bëj që të ketë vajza dhe djem të cilët mbarojnë gjimnazin dhe vazhdojnë shkollën e lartë.” TIRANA TODAY

Tags: AktivisteFatmira Dajlanifëmijëheroinekomuniteti romMartesatmoshë të vogël

TË LIDHURA

Rritet bileta Korçë–Tiranë, shkon në 1000 lekë nga shtrenjtimi i naftës
Aktualitet

Rritet bileta Korçë–Tiranë, shkon në 1000 lekë nga shtrenjtimi i naftës

13:34 | 06/04/2026
Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë
Aktualitet

Fluks i lartë në Morinë–Vërmicë, mbi 32 mijë qytetarë kaluan fundjavën Shqipëri–Kosovë

13:32 | 06/04/2026
Fermerët në Myzeqe: Po falimentojmë, skemat kombëtare dështim total!
Aktualitet

Fermerët në Myzeqe: Po falimentojmë, skemat kombëtare dështim total!

13:31 | 06/04/2026
Next Post
Video/Gazetarja i jep lajmin e hidhur, Kryemadhit i ikën fytyra. Shikoni si reagon

Video/Gazetarja i jep lajmin e hidhur, Kryemadhit i ikën fytyra. Shikoni si reagon

Vajzat dhe të miturit, subjekt i trafikimit të qenieve njerëzore

Vajzat dhe të miturit, subjekt i trafikimit të qenieve njerëzore

Aksident në Milot, 6 persona janë plagosur

Ndodh mrekullia! E përplasi makina, 5-vjeçarja shfaq shenja jete në spital







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Incident i pazakontë në Turqi, lojtari rrëzon gjyqtaren dhe reagimi i tij bëhet viral
Sport

Incident i pazakontë në Turqi, lojtari rrëzon gjyqtaren dhe reagimi i tij bëhet viral

by mirseda
14:26 | 06/04/2026
0

Një episod i rrallë dhe shumë i komentuar ka ndodhur në një ndeshje të ligës së tretë...

E papritur, avioni bën ulje emergjente në autostradë

E papritur, avioni bën ulje emergjente në autostradë

14:18 | 06/04/2026
Evakuohen punonjësit e aeroportit të Tel Avivit

Evakuohen punonjësit e aeroportit të Tel Avivit

14:00 | 06/04/2026
Dasma e dytë për këtë edicion! “Martohen” sonte Brikena dhe Mateo

Dasma e dytë për këtë edicion! “Martohen” sonte Brikena dhe Mateo

13:55 | 06/04/2026
E ardhmja në dyshim, Guardiola nuk vendos, City sheh për alternativa

E ardhmja në dyshim, Guardiola nuk vendos, City sheh për alternativa

13:54 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com