Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Historia e dhimbshme e shkodranit/Nga plumbat e 97-ës tek titulli kampion në Itali

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Historia e dhimbshme e shkodranit/Nga plumbat e 97-ës tek titulli kampion në Itali

Quhet Klaudio Ndoja dhe ka mbi supe një histori dramatike por me një fund të lumtur. Një histori si në filma, ku nga plumbat e 97-ës arriti si klandestin në Itali dhe sot është një kampion me ekipin e basketbollit Virtus Bologna ku është edhe kapiten. Në Itali ka shkruar një libër, “Vdekja është e sigurt, jeta jo”  ka takuar madje dhe Papën, por asnjëherë nuk harron origjinën e tij, Shkodrën ku ka lindur dhe peripecitë e një jetës së tij. Historisë së tij i ka kushtuar edhe një shkrim të gjatë prestigjiozja italiane  “Gazzetta Dello Sport”.Ndoja shkoi në Itali kur ishte 13-vjeç, kishte lindur atë kohë dashuria për basketbollin por siç rrëfen nuk e imagjinonte se një ditë ky do të ishte profesioni i tij, në Shqipëri shkollat ishin mbyllur, dhe një plumb qorr që plagosi motrën e tij më të vogël, i mbushi mendjen të atit që bashkë me familjen të nisej me skaf drejt Italisë, një vendim aspak i lehtë. Në Vlorë, familjen e tij e arrestuan dhe u kërkonin para për t’i liruar, më pas skafistët paguan për ta për t’u nisur drejt Italisë në një udhëtim të frikshëm mes trafikantësh, për t’i lënë në brigjet e Barit.

Një fillim i vështirë sa më ska në Itali, jetë prej klandestinësh deri sa një prift i ofroi adoleshentit Ndoja shansin për të luajtur basketboll me skuadrën e kishës duke e ndihmuar për të nisur procesin e legalizimit të letrave, një faktor tejet i rëndësishëm më pas për karrierën e Ndojës. Tek Desio, skuadra e tij e parë në 2001, fitoi dokumentet italiane, që atëherë suksese, dy ngjitje në Serie A me Brindisin dhe Virtus Bolognan, tre kupa të Italisë dhe titulli kampion si kapiten.

Suksesi nuk ja ka marrë mendjen, në intervistën e tij rrëfen se si qëllimi i tij nuk ka qenë që të bëhet milioner, por t’i sigurojë familjes kushtet elementare, ka vuajtur racizmin dhe ka ditur të triumfojë dhe ndaj tij, falë një jete plot vështirësi është gjithmonë në anën e më të dobëtave, edhe kur bëhet fjalë për idhujt në basketboll, një leksion jete nga ato për filma nga Klaudio Ndoja, një shqiptar që të bën krenar me shembullin e tij.

Tags: '97-ësdhimbshmehistoriaitalikampionplumbatshkodranittitulli

TË LIDHURA

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash
Sport

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025
Ibrahimovic injoron Inter Miamin: Messi duket si mes statujave
Sport

Ibrahimovic injoron Inter Miamin: Messi duket si mes statujave

22:01 | 30/06/2025
Egnatia fton tifozët për ndeshjen historike të Champions në stadiumin e saj
Sport

Egnatia fton tifozët për ndeshjen historike të Champions në stadiumin e saj

21:29 | 30/06/2025
Next Post
(VIDEO) Merkel ndal festën e Ramës: Ka disa kushte para hapjes së negociatave

(VIDEO) Merkel ndal festën e Ramës: Ka disa kushte para hapjes së negociatave

Një ish-lojtarë “spiunon” taktikën e Bayernit tek madrilenët

Një ish-lojtarë “spiunon” taktikën e Bayernit tek madrilenët

(VIDEO) Ish-deputeti i LSI-së shfaqet me armë! Mesazh i koduar?

(VIDEO) Ish-deputeti i LSI-së shfaqet me armë! Mesazh i koduar?

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kosovo

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere

by mirseda
22:59 | 30/06/2025
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së radhës konstituive. Krasniqi tha se...

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

22:52 | 30/06/2025
Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

22:49 | 30/06/2025
Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com