Pas një propozimi të bërë nga Ministria e Jashtme, Qeveria armene pritet që të diskutojë sot heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.
Ky propozim vjen për faktin se qytetarët armenë mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri që prej vitit 2013, dhe në dokumentin përkatës të qeverisë thuhet se duhet të ndiqet parimi i reciprocitetit në marrëdhëniet dy palëshe.
Për rrjedhojë, nëse qeveria armene do të miratojë heqjen e vizave, atëherë shqiptarët do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt Armenisë, dhe të qëndrojnë maksimumi 180 ditë brenda një viti.