Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim për të gjithë ata që janë të interesuar, për të ndjekur studimet në SHBA.
Me anë të një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare në Facebook, ambasada u bën thirrje të interesuarve që të vizitojnë Qendrën Informative të Arsimit Amerikan në Shqipëri, për të marrë këshillimin e duhur dhe pa pagesë.