Operatorët turistikë i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Rama, ku i propozojnë masa financiare për këtë sektor. Në letër kërkohet që përpos paketës 1 dhe 2, të alokohet edhe një paketë e dedikuar vetëm për këtë sektor, pas normalizimit të situatës.
Përfaqësuesit e Unionit Turistik theksojnë se vendet fqinje tashmë janë disa hapa para në këtë aspekt krahasuar me vendin.
“Ne nuk duam të tregojmë padurimin tonë, por duam të ecim në një hap me fqinjët tanë të cilët janë më përpara në planet e tyre.
Greqia i ka të hapura plazhet që nga data 4 maj. Po kështu fqinji tjetër Mali i Zi, ka vendosur hapjen e plazheve nga data 18 maj.
Këto vende dhe mjaft të tjera kanë liberalizuar lëvizjen e qytetarëve, duke mos i kufizuar ato me fasha orari”, thuhet ndër të tjera në letrën në fjalë.