Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës në media të kryeministrit Rama ku ky i fundit i kërkon atyre që punojnë në hipoteka të japin dorëheqjen për 24 orë.
Basha në një postim në “Facebook” thotë se Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush janë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.
Kryedemokrati shprehet Cyrbja është modeli i tij për hipotekat, të tjerat janë dokrra pleniumesh që nuk i ha askush.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës
Edi Rama e ka ditur mire dhe cdo dite se kush jane kreret e hipotekave, sa hajdute e sa abuzues jane. Por per te kane qene ne rregull sepse i kane sherbyer pushtetit te tij personal dhe miqve te tij.
Ai vete i ka caktuar, i ka mbrojtur, dhe i ka shperblyer kur i kane kryer pazaret e tij si duhet: sic beri me Cyrben e hipotekes se Durresit, i cili pasi i sherbeu Shullazit ne zyre, i sherbeu deri ne fund edhe ne gjyq.
Kete shef hipoteke Edi Rama, sot e ka bere deputet. Cyrbja eshte modeli i tij per hipotekat, te tjerat jane dokrra pleniumesh qe nuk i ha askush.