Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Hetimi për shkarkimin e presidentit Trump, amerikanët janë të ndarë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Hetimi për shkarkimin e presidentit Trump, amerikanët janë të ndarë

Miliona amerikanë po ndjekin seancat dëgjimore në Kongresin amerikan lidhur me procesin për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton nga qyteti Los Angeles në Kaliforni se disa votues e mbështesin procesin ndërsa të tjerët pajtohen me zotin Trump se është i motivuar politikisht.

Ndër çështjet e diskutuara të mërkurën dhe të premten ishte edhe ajo nëse zoti Trump e kushtëzoi ndihmën ushtarake për Ukrainën me rihapjen e hetimeve për veprimtarinë e biznesit të djalit të kundërshtarit të tij politik, demokratit Joe Biden. Presidenti i ka quajtur hetimet ndaj tij një gjueti shtrigash. “Askush nuk ka parë diçka të tillë. Në historinë e vendit tonë nuk ka ndodhur një turp si ky që po vazhdon tani.”

Një banor nga qyteti Siatëll pajtohet me presidentin. “Është qesharake dhe e dëmton vendin. Bën që njerëzit të mos besojnë në media dhe tek politikanët.” Një kritik i presidentit, Kent Braithwite, thotë se seancat janë të nevojshme. Ai erdhi nga Kalifornia në Uashington për të parë nga afër procesin. “Duhet të tregojmë mbështetje për vlerat demokratike dhe vlerat amerikane.”

Studentët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut ndoqën në televizion seancat dëgjimore. Catherine Orihuela është një prej tyre. “Si votuese e re po përpiqem të jem më e informuar se si funksionon procesi elektoral, dhe kryesisht se si procesi i shkarkimit do të ndikojë tek zgjedhjet e vitit të ardhëshëm.”

Të tjerët, si studenti John Ricker, e shohin si një dramë politike.

“Më pëlqen një seancë e mirë gjyqësore, është kënaqësi ta ndjekësh.” Për të tjerët, një shans për të ndarë faktin nga emocioni. “Po përpiqen të përqëndrohem tek provat që ofrohen dhe dëshmitë, larg këndvështrimit emocional”, thotë studentja Alexia Nutting.

Gjysma e amerikanëve e mbështesin procesin. Më shumë se 40 përqind janë kundër. Për çiftin Regina dhe Jay Rice, ky është procesi i tretë për shkarkimin e një presidenti. “Jemi që nga koha e Watergate”, thotë Regina. “Nuk erdhëm për Niksonin dhe as për Klintonin por vendosëm që ta ndjekim këtë. Ndoshta mund të mos futemi në seancë por do ta provojmë”, thotë Jay.

Shkarkimi kërkon që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë nenet për heqjen nga detyra të presidentit dhe Senati ta shpallë atë fajtor, që nuk ka gjasa të ndodhë duke patur parasysh shumicën republikane në Senat. /VOA

Tags: AmerikanetDonal TrumpHetimishkarkimivotuesit

TË LIDHURA

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Next Post
Venecia i vë vulën: Duhet bazë ligjore për të shtyrë zgjedhjet

"Puç kushtetues"/ Meta bën lëvizjen e papritur, ja kë thërret në takim

E vërteta vonon, por nuk harron!

Fevziu: Rama dhe Meta do i nxirrnin dhëmbët njëri-tjetrit, por edhe do putheshin

“Duhet të jepni jetën”/ Rama këshillon lojtarët e Shqipërisë. S’mungojnë batutat

"Duhet të jepni jetën"/ Rama këshillon lojtarët e Shqipërisë. S'mungojnë batutat







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com