Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Hetimi i koncesioneve të shëndetësisë mbyllet me vetëm një pyetje

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Afera e kobshme që do të shembë sistemin energjetik

Nga: Klodian Tomorri

Qeveria ka dhënë 4 koncesione në sektorin e shëndetësisë. Por mjaftojnë dy prej tyre për të shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur; sterilizimi dhe Check-Upi.

Kontrata koncesionare e sterilizimit parashikon kryerjen e 63 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale në vit. Për çdo operacion, shteti i paguan koncesionarit privat një çmim që varion nga 13.9 mijë lekë deri në 37.7 mijë lekë, në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes dhe pajisjeve që kërkohen. Dhe sipas numrit të parashikuar të ndërhyrjeve, kontrata e koncesionit parashikonte që qeveria do t’i paguante privatit 1.5 miliardë lekë çdo vit.

Koncesioni i dytë ai i Check-Upit parashikon kryerjen e kontrollit mjekësor për 475 mijë vetë në vit. Për çdo qytetar që kontrollohet, qeveria i paguan koncesionarit privat 1800 lekë së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar. Dhe në bazë të numrit të parashikuar të kontrolleve prej 475 mijë vetësh në vit, kontrata e koncesionit parashikon që qeveria t’i paguajë kompanisë private 876 milionë lekë në vit.

Por çfarë ka ndodhur?

Tek të dy koncesionet, u materializua risku i kërkesës, por në një mënyrë shumë interesante. Në rastin e sterilizimit, numri faktik i operacioneve rezultoi shumë më i lartë nga sa ishte firmosur në kontratën e koncesionit, ndërsa në rastin e Check-Up it ndodhi e kundërta. Numri i qytetarëve që kontrollohen në një vit është shumë më i ulët se shifra 475 mijë vetë që ishte parashikuar në kontratë. Saktësisht është rreth 350 mijë vetë.
Çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë?

Për koncesionin e parë, meqënëse numri i operacioneve ka rezultuar shumë më i lartë se ai që ishte parashikuar në kontratë, Ministria e Shëndetësisë thotë që unë nuk do të respektoj tavanin 1.5 miliardë lekë në vit të kontratës, por do ta paguaj privatin me çmim për njësi.

Dmth për çdo operacion që kryhet, buxheti i paguan koncesionarit 22.3 mijë lekë. Meqë numri i operacioneve është më i lartë nga sa ishte parashikuar në kontratë, fatura që buxheti i paguan privatit ka kërcyer në 2 miliardë lekë në vit nga 1.5 miliardë që ishte parashikuar në kontratë.

Për koncesionin e dytë, Ministria e Shëndetësisë bën të kundërtën. Meqë numri i qytetarëve që shkojnë e bëjnë kontrollin mjekësor është shumë më i ulët se shifra 475 mijë vetë që ishte parashikuar në marrëveshjen koncesionare, Ministria thotë që unë nuk do ta paguaj koncesionarin privat me çmim për njësi, sepse për 350 mijë kontrollet që kryhen ai i bie të marrë vetëm 630 milionë lekë në vit. Ndaj- thotë Ministria- unë jam e detyruar të paguajë vlerën tavan, pra 876 milionë lekë në vit, siç është parashikuar në kontratë.

E njëjta ministri, e njëjta situatë, i njëjti format kontrate, dy zgjidhje të kundërta. Tek e para meqë dolën më shumë operacione nga parashikimi, paguajnë me çmim për njësi. Tek i dyti meqë dolën më pak qytetarë që kontrollohen nga sa ishte parashikuar, nuk paguhet me çmim për njësi, por vlera tavan e vendosur në kontratë.

Ky është hetim me vetëm një pyetje. Pse tek sterilizimi paguani çmim për njësi, ndërsa tek Check Up-i nuk paguani me çmim për njësi? Ky është hetimi penal më i lehtë në botë. Mjafton vetëm një pyetje. Asgjë më tepër.

Tags: Check Up-iklodian tomorrikontrolli mjekesor

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Studentëve të këtij universiteti i duhet leje e veçantë për të mbajtur mjekër

Studentëve të këtij universiteti i duhet leje e veçantë për të mbajtur mjekër

Njerëzimi mund të ketë patur tashmë kontakte me alienët, ja provat

Njerëzimi mund të ketë patur tashmë kontakte me alienët, ja provat

Si u plagos kryebashkiaku nga ish-shoferi, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’

Si u plagos kryebashkiaku nga ish-shoferi, ja çfarë shkruan 'Zëri i Amerikës'

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com