Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Heqja e tatimfitimit dhe rritja e pragut të TVSH-së, bizneseve iu “falen” rreth 35 mln € në vit

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Heqja e tatimfitimit dhe rritja e pragut të TVSH-së, bizneseve iu “falen” rreth 35 mln € në vit

Këshilli i Ministrave ka miratuar së fundmi vendimin që norma e tatimfitimit do të jetë zero për tatimpaguesit me xhiro nga 0-14 milionë lekë (më parë ishin të përjashtuar nga tatimfitimi subjektet me xhiro nga 0-5 milionë lekë).

Një tjetër nismë që ende nuk ka marrë formë ligjore, është rritja e pragut të TVSH-së nga 2 milionë lekë që është sot, në 10 milionë lekë.

Sipas të dhënave nga Tatimet dhe të përpunuara nga ‘Monitor’, në total në vitin 2019, bizneset që preken nga këto dy ndryshime kanë paguar 4.3 miliardë lekë tatimfitimi dhe TVSH (78% e kësaj shume i përket TVSH-së së paguar), ose 34 milion euro. Kjo shumë përbën 1.4% të totalit të të ardhurave tatimore e doganore që u mblodhën në 2019-n, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Por, sa biznese pritet që të përfitojnë nga këto nisma dhe sa tatimfitimi dhe TVSH janë paguar në vitin 2019 nga subjektet që preken nga këto ndryshime.

94 mijë biznese të vogla nuk paguajnë as sot tatimfitimi

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, në vend janë 94 mijë biznese të vogla, të cilat kanë një qarkullim nga 0-5 milion lekë, nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e tatimfitimit të thjeshtuar (TFTH). Këto subjekte, që përbëjnë 83% të subjekteve totale në vend, nuk preken nga ndryshimi i fundit, pasi edhe sot nuk paguajnë tatim fitimi.

9,305 subjekte të vogla nuk do të paguajnë më tatimfitim të thjeshtuar

Sipas të dhënave të Tatimeve, numri i bizneseve me qarkullim nga 5-14 milion lekë nga të ardhurat e deklaruara për vitin 2019 nga deklarata e TFTH është 9,305. Këto biznese, paguajnë tatim fitimi të thjeshtuar prej 5%. Në vlerë, tatim fitimi (ose TFTH) i paguar prej tyre në vitin 2019 ishte 945 milionë lekë, ose 7.6 milionë euro.
Kjo shumë përbën 2.6% të totalit të tatimfitimit që është paguar nga bizneset në vitin 2019, sipas të dhënave të tjera të Ministrisë së Financave. Në total, në vitin 2019, bizneset paguan 36.6 miliardë lekë tatimfitim, që përbën 12% të totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat në vend.

Rritja e pragut të TVSH-së, përjashton 46 mijë biznese nga skema

Ndërsa përfituesit nga bërja zero e tatimfitimit për gjithë bizneset e vogla janë të pakët në numër, dhe efekti në buxhet është i ulët, efekti nga rritja e pragut të TVSH-së pritet të jetë më i lartë. Sipas të dhënave nga tatimet, numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 është 3.4 miliardë lekë lekë.

Kjo shumë është po sa rreth 2.6% e TVSH-së së paguar në vend. TVSH është zëri kryesor që sjell të ardhura në buxhet dhe në 2019-n, nga ky zë u mblodhën 132 miliardë lekë, ose 43% e totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat.

Aktualisht për TVSH-në, pragu hyrës është 2 milionë lekë. Ky prag u ul dy vite më parë, nga 5 në 2 milionë lekë. Ky vendim u kundërshtua hapur në atë kohë nga Shoqatat e Biznesit të Vogël, e cila shqetësohej për efektet që do sillte të bizneset barra e shtuar e taksës dhe kostove të tjera administrative, ekspertët dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ky i fundit theksoi disa herë se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet te ndërmarrjet e mëdha. Tashmë qeveria po e rrit pragun në 10 milionë lekë.

FMN kërkoi unifikimin e pragjeve tatimore

FMN në një raport të fundit për strategjinë fiskale e ka këshilluar qeverinë që të mos ketë pragje të ndryshme përjashtimore, por ato të unifikohen. “Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH- në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë.

Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si dhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm.

Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore”, tha FMN në një deklaratë të fundit. /Monitor

 

Tags: bizneset e voglaPragutatimfitimi

TË LIDHURA

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat
Kryesore

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat

18:50 | 12/12/2025
Next Post
Titulli i 34 në histori/ Real Madrid sërish kampion i Spanjës

Titulli i 34 në histori/ Real Madrid sërish kampion i Spanjës

OKB apel për fonde kundër pandemisë

OKB apel për fonde kundër pandemisë

Titulli kampion/ Zidane: Më i bukur se triumfi në ‘Champions League’

Titulli kampion/ Zidane: Më i bukur se triumfi në ‘Champions League’







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

22:56 | 05/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!
Bota

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

by mirseda
20:35 | 12/12/2025
0

Tailanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord të ndërpresin të gjitha luftimet duke filluar nga sot. Lajmi është...

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

REL: Plani i paqes i SHBA-së parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

19:44 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com