E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

Titulli kampion/ Zidane: Më i bukur se triumfi në ‘Champions League’

Real Madrid mposhti 2-1 Villarreal dje, duke u shpallur kampion i Spanjës një javë përpara përfundimit të kampionatit.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është shprehur se për të është më emocionuese të fitojë titullin në ‘La Liga’ sesa në ‘Champions League’.

Në një intervistë për “Marca”, trajneri francez e cilësoi këtë si një nga ditët më të bukura të  profesionit.

“Ndoshta do të habiteni, por për mua të fitoj titullin në La Liga është më emocionuese se sa të fitosh Champions League. Kjo është një ndjesi e jashtëzakonshme. Lojtarët këtë vit realizuan diçka të fantastike. Nuk arrij t’i shpjegoj emocionet. Mund të them që drejtoj një skuadër me burra të vërtetë, që meritojnë çdo kompliment për fitoren. Edhe ata që kanë luajtur më pak. Treguan në fushë se jemi skuadra më e fortë. Për mua, kjo është një nga ditët më të bukura si profesionit”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...