E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Hendeku global mes të pasurve dhe varfërve po ngushtohet

Nga: Ferdinando Giugliano “Bloomberg Opinion”

Pabarazia e të ardhurave, është ndër një temat më të debatuara ekonomike të kohërave tona. Por është njëkohësisht një nga çështjet më të keqinterpretuara. Për vite me radhë, e majta ka denoncuar zgjerimin e pabarazive që pasuan krizën financiare.

E megjithatë, një studim i kohëve të fundit  tregoi se hendeku global i të ardhurave ra midis viteve 2008- 2013. Miti tjetër që do të shkatërrohet, ka të bëjë me pandeminë SARS-CoV-2. Një numër studiuesish dhe organizatash ndërkombëtare, përfshirë ftuesin e çmimit Nobeli në ekonomi Xhozef Stiglic dhe Kombet e Bashkuara, shqetësohen se bota është bërë një vend më pak i barabartë për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe krizës ekonomike që ajo ka sjellë.

Ata mendojnë se vendet më të pasura kanë qenë më të afta të mbrojnë veten e tyre. Por ky konstatim është i gabuar. Një studim i ri nga Angus Diton i Universitetit Prinston, një tjetër ekonomist fitues i çmimit Nobel, tregon se të paktën në vitin 2020, ndodhi e kundërta në një nivel global.

Ndërsa pandemia goditi ekonomitë me të ardhura të larta në mënyrë disproporcionale, hendeku midis vendeve të varfra dhe atyre të pasura u ngushtua. Studimi nuk flet për pabarazi të konsiderueshme brenda vendeve individuale më të pasura, por të paktën na tregon se rritja e vendeve në zhvillim ka vazhduar.

Mjerisht, kjo nuk është një arsye për të festuar në fund të një viti rraskapitës për shkak të Covid-19. Por ajo na tregon më shumë rreth dështimit të madh të shumë qeverive perëndimore për të mbrojtur qytetarët e tyre, sesa tregon mbi sukseset e kombeve më të varfra.

Pandemia ka zbuluar boshllëqet tragjike në sistemin e shëndetit publik të vendeve të pasura.

Diton zbulon se shtetet me të ardhura më të larta për frymë,patën gjithashtu numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia. Ky rezultat mund të shtrembërohet nga raportimi i dobët i shifrave në vendet më të varfra dhe nga popullatat më të reja në moshë në Azi dhe Afrikë.

Ai mund të ndryshohet gjithashtu edhe nga fakti se pandemia po vazhdon të përhapet, ndërsa vendet e pasura po sigurojnë një qasje më të mirë ndaj vaksinave. Por numri i jashtëzakonshëm i viktimave të Covid-19 në disa nga vendet më të pasura të botës – si SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Suedia – është ende mbresëlënës.

Gjithashtu, studimi tregon se kombet që patën një qasje më të lirshme ndaj bllokimeve, me shpresën për të mbrojtur ekonomitë e tyre, nuk përfituan shumë. Vendet me më shumë vdekje ishin gjithashtu ato që raportuan rënien më të madhe të parashikuar të produktit të brendshëm bruto, siç matet nga parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Kjo nuk është vetëm çështje e parave apo jetës suaj, por e parave tuaja dhe jetës suaj”-shkruan Diton. Reduktimi i pabarazive në të gjithë botën, ndjek një trend që filloi në vitin 2007, por ai u shfaq më i dukshëm në vitin 2020, sesa ishte parashikuar para pandemisë.

Nëse do të krahasonim vende të ndryshme sipas numrit të tyre të banorëve, do të shihnim një rritje të lehtë të pabarazisë. Por kjo drejtohet tërësisht nga Kina, e cila e ka tejkaluar pandeminë shumë më mirë se shumë shtete të tjera.

Ndërsa Diton e përjashton Kinën, tendenca rënëse rishfaqet. Ky studim nuk do të thotë që bota është bërë më e barabartë në një nivel individual vendesh. Në SHBA, ka prova se recesioni pandemik ka zhdukur shumë më shpejt vendet e punës së atyre me të ardhura më të ulëta, sesa ato me të ardhura më të larta.

Suedia është e shqetësuar se politika monetare liberale po zgjeron hendekun e të ardhurave, dhe po krijon shumë milionerë të rinj suedezë. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme sektoriale në mënyrën se si po zgjerohen këto ndarje brenda vendit.

Për shembull, njerëzit që punojnë në sektorin e turizmit, kanë dalë shumë më keq sesa stafi i logjistikës. Kur merret parasysh përmirësimi në botën në zhvillim, është gjithashtu e rëndësishme të shohim vendet individuale. Edhe sikur të ardhurat në këto vende të binin më pak se sa në vendet e pasura, ndoshta kjo do të ishte më e dhimbshme, pasi një pjesë e madhe e popullsisë është afër kufirit të varfërisë.

Banka Botërore pret që pandemia të shtyjë 88-115 milion më shumë njerëz drejt varfërisë ekstreme. Dhe është shumë herët që të kemi një pasqyrë të plotë të dëmit ekonomik afatgjatë nga pandemia, veçanërisht mbi mundësitë e fëmijëve më të varfër, që janë detyruar të përballen me mbylljen e shkollës.

Gjithsesi, rezultatet e studimit Diton na kujtojnë nevojën për të parë mënga afër të dhënat, përpara se të bëhen supozime mbi ndikimin ekonomik të pandemisë. Ashtu si Covid-19, dhe trupi i njeriut, edhe ky recesion e ka goditur rëndë ekonominë botërore.

Burimi i lajmit: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-01-22/the-world-has-become-a-more-equal-place-during-covid?srnd=opinion

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...