E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A, e kërkon trajneri serb

Etrit Berisha po kalon një moment të mirë te skuadra e Spal. Pas prekjes me COVID-19 dhe dëmtimit që pësoi disa muaj më vonë, portieri shqiptar humbi rolin e titullarit, por tani në ndeshjet e fundit, porta e skuadrës nga Ferrara është kthyer e sigurtë, falë edhe paraqitjeve të mira që po bën Berisha.

Madje edhe në Kupën e Italisë do të vinte një performancë e mirë kundër Sasuolos, duke i dhënë SPAL mundësinë që të eliminoi ekipin e Serisë A dhe për të gjetur Juventusin.

Në mediat italiane raportohet se është Bologna që drejtohet nga serbi Sinisa Mihajlovic po e vëzhgon me kujdes Berishën.

Portierit shqiptar do t’i ofrohej vendi i titullarit nëse do të ndodhte ky kalim, por ka ende mos marrëveshje mes dy klubeve për të mbyllur negociatat pasi SPAL kërkon shitjen e plotë, ndërsa Bologna kërkon fillimisht huazimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...