Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ndodhet i shtruar në spital, pasi është helmuar pak ditë më parë. Goxhaj ka ndarë një foto me ndjekësit në Facebook, ku shprehet se e kanë helmuar me qëllim.
“Adresa ime e re që prej 11 Nëntorit: Spitali Infektiv 2.12. Duke debatuar për Helmin.. Po ju çfarë mendoni?”, shkruan ai.
Në foto duken edhe miqtë e avokatit, të cilët i kanë shkuar për ta vizituar në këtë moment të vështirë.
Goxhaj ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv, prej datës 11 nëntor.