Kosova

Kurti takohet me Hahn: Biseduam për perspektivën e dialogut me Serbinë


               Publikuar në : 20:05 - 15/11/19 B H

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka takuar në Bruksel komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, si dhe perspektivën e dialogut me Serbinë.

Ai njofton se ka pasur edhe një takim tjetër me zv.Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, Angelina Eichhorst.

“Sot, në Komisionin Evropian në Bruksel, takova Komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, z. Johannes Hahn. Një takim tjetër pata edhe me Zëvendës Drejtoren Menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, znj. Angelina Eichhorst. Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, shkruan ai.

“Kosova ka ushtri sipas modelit të NATO”, Haradinaj: Të përkushtuar për sigurinë

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT