Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Haxhia i prerë: Do ju çjerr maskat; Pse u tërbua Klosi? Ja kush i fundosi Haklajt

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Haxhia i prerë: Do ju çjerr maskat; Pse u tërbua Klosi? Ja kush i fundosi Haklajt

Ish-truproja e Sali Berishës pritet të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri, ndërsa ai akuzohet  për vrasjen e Azem Hajdarit. Kujtojmë se ditë më parë është marrë  vendimi nga Gjykata e Lartë e Turqisë për ta ekstraduar atë drejt Shqipërisë.

 Ai ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë më sistemin e drejtësisë,  ndonëse ka premtuar se  ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të shpëtojë kaq lehtë. Menjëherë pas  marrjes së vendimit për ekstradimin e Haxhisë, ka reaguar edhe ish-drejtuesi i Shërbimit Informativ Kombëtar,Fatos Klosi.

 Ish-kreu i SHIK, ka treguar se  dëshmitë e Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdari,  janë shumë të vonuara, dhe për fat të keq nuk mund të ndryshojnë asgjë.Vendimi për ekstradimin drejt Shqipërisë të Izet Haxhisë ka trazuar fijet e krimit. Pas përhapjes së lajmit u vu re aktivizimi ish kreut të SHIK, Fatos Klosi, i cili shprehet se Izet Haxhia duhet të kishte folur gjatë kohës që zhvillohej gjyqi për vrasjen e Azem Hajdarit dhe se tani është vonë dhe dëshmitë e tij nuk do të mund të ndryshojnë asgjë.

Këto deklarata prej ditësh kanë shkaktuar përplasje virtuale me akuza dhe kundërakuza mes Klosit dhe Haxhisë.Në një prononcim për Pamfleti.al, Izet Haxhia sqaron arsyen pse Klosi është aktivizuar me sulme ndaj tij, teksa paralajmëron  se çështja Hajdari do të rihapet dhe se më në fund ka garancinë të dëshmojë përballë një drejtësie që nuk është e kapur.

Pas vendimit për ekstradimin tuaj drejt Shqipërisë, ka nisur një përplasje virtuale mes jush dhe ish kreut të SHIK Fatos Klosi. Qartazi duket një konflikt i mbartur mes dy njerëzve që kanë shumë informacione…

Në fakt konflikti ka lindur që kur Klosi ishte “de facto” në krye të grupit të prokurorëve të çështjes Hajdari. Pasi ata prokurorë shumicen e kohës e kalonin tek zyrat e SHIK-ut që drejtohej asajkohe nga Fatos Klosi, ndërsa në darkë takoheshin tek Kartodromi i trafikantit të drogës Miri i Xhikes, ku i ‘qeraste ‘ Klosin e prokurorët e çështjes Hajdari me Moldavianet që i kishte për miq të veçante. Më vonë kur u bë arrestimi i vëllezërve të mijë për çështjen Hajdari , Klosi është munduar me anë të tretëve të hyje në kontakt me mua që të dëshmoja kundër Berishës në çështjen Hajdari, dhe për këtë dëshmi unë do të shpëtoja vëllezërit dhe veten nga burgu. Këtë ofertë të ndyrë e kam refuzuar në mënyrë kategorike. Nga ana tjetër Klosi si një dhelpër e vjetër e edukuar dhe e stërvitur në kuzhinat e shërbimit sekret Bullgar dhe KGB ruse kishte mbaruar edhe operacıonın për zhdukjen e Haklajve në bashpunim me njerëzit e Berishës në Tropojë. Nga ane tjetër Klosi hiqej si mik i Haklajve dhe mbante kontakte me ta nëpërmjet babait të Jaho Mulosmanit dhe vetë Jahos.Nga ana tjetër ndërtonte central telefonik tek shtëpia e hasmëve të Haklajve duke ju siguruar edhe mjet logjistike të vëzhgimit, armatimit dhe bomba të telekomanduara për komandën që ishte ngarkuar të eliminonte Haklajt. Edhe vrasja e dy punonjëseve të OSBE-s në Tropojë në 1999 u bë sepse u zbulua nga Haklajt që këta kishin instaluar centralin telefonik të Klosit tek shtëpia e hasmëve të Haklajve në malin sipër fshatit Luzhe. Pra ky është Fatos Klosi i vërtetë që nga një anë u hiqej si miq Haklajve, nga ana tjetër ndihmonte komandon që vrau Haklajt.

Ju pretendoni se Fatos Klosi së bashku me klikën e kohës kanë tentuar eleminimin tuaj? Ku bazoheni?

Në fakt vendimi për vrasjen e Haklajve dhe tonën u mor në dhjetor 1998 në marrveshjen e Rognerit, mes Berishës, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës. Pasi u hap gjyqi i çështjes Hajdari ku u akuzuam unë dhe dy vëllezërit e mijë, Klosi bashkë me Berishën në anën tjetër kanë qenë me aktivet në gjetjen e dëshmitarëve të rremë për që t’na akuzojnë ne si vëllezër. Por kur Klosi pa që ky gjyq po shkonte drejt dështimit thirri në ndihmë Jaho Mulosmanin, të strehuar nga frika në Kosovë, tek miqtë e Klosit dhe grupit të Rognerit. Pasi ja dërguan familjen në Amerikë dhe i premtuan se do të dënohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, Mulosmani në dëshminë e tij në polici të hartuar nga Klosi dhe të tijët thoshte se po të mos kishte qenë İzert Haxhia, Azem Hajdari do ishte gjallë. Por në gjygjin e bërë Mulosmani heshti duke mos folur asnjë fjalë dhe sot e kësaj dite nuk ka guxuar të flasë për ato që di dhe për lidhjet e tij me Klosin dhe grupin e Rognerit.

 Pse mendoni se po iu sulmon pikërisht tani Fatos Klosi?

Por aktivizimi i Klosit me delarata kundër meje dhe fjalë fyese si burracak, sikur unë dua të jem në qendër të vëmendjes erdhi pas deklaratës time të bërë në media pas vendimit të gjykatës turke për ekstradimin, se organizatorët e vrasjes së Hajdarit është Grupı i Rognerit, ZEKA ME DAJEN dhe Klosi si miku i tyre . Kjo e turbulloj Klosin sepse ai kujtonte që kjo gjë nuk dihej dhe vetëm kishte pasur përshpëritje në lidhje me këtë të harruara tashmë. Pasi Berisha dhe Klosi e quajnë të mbyllur njëherë e mirë çeshtjen Hajdari. Nga frika e ekstradimit tim dhe përballjes time me të në gjykatë, Klosi si një mashtrues i rafinuar po përpiqet ti mbushe mëndjen opınıonıt se çeshtja Hajdari nuk mund të hapet se unë e kam humbur shansin për të folur se duhej të flisja atëherë kur donte Klosi e si të donte Klosi përpara një grupi prokurorësh e gjykatësish që ishin të gjithë të zgjedhurit e Klosit, por unë i them këtij manıpulatori se do vije dita që do të përballemi me ty dhe Berishën në gjykatë. Ti si organizator i vrasjes së Hajdarit dhe Berisha si nxjerrësi në pritë i Hajdarit. Keni pak durim profesori i vrasjeve me rrezatim radıoaktive

Tags: cjerrdohaxhiajaKlosikushmaskatprerëpseterbua

TË LIDHURA

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

21:27 | 03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin
Aktualitet

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

20:50 | 03/07/2025
Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Durrës, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

20:14 | 03/07/2025
Next Post
Ish-presidenti i Barcelonës: Nuk ka dyshime, Neymar u largua për Realin

Ish-presidenti i Barcelonës: Nuk ka dyshime, Neymar u largua për Realin

Raste të frikshme/ Rrugët pa tabela, njerëzit “viktimë” të prapambetjes

Raste të frikshme/ Rrugët pa tabela, njerëzit “viktimë” të prapambetjes

Igli Tare: U bëra drejtor sportiv nga një “çmenduri” e Lotitos

Igli Tare: U bëra drejtor sportiv nga një “çmenduri” e Lotitos

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë
Aktualitet

Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë, shpëtohet nga ndihma e shpejtë

by mirseda
21:27 | 03/07/2025
0

Një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Ngjarja...

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

Tjetër tragjedi prek botën e sportit, ndërron jetë në pistë piloti 20-vjeçar

21:03 | 03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

I vuri flakën mbeturinave në Nartë, arrest me burg për 38-vjeçarin

20:50 | 03/07/2025
Hollywood humb aktorin e njohur, Michael Madsen ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

Hollywood humb aktorin e njohur, Michael Madsen ndërron jetë në moshën 67-vjeçare

20:34 | 03/07/2025
Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

Anulohen 1500 fluturime për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror

20:32 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com