Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Hashim Thaçi nuk heq dorë: T’i japim fund me Serbinë! Të caktohen kufijtë!

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Shkëmbimi i territoreve/ Thaçi: Shqipëria nuk do të jetë kundër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha të premten se përfundimi i bisedimeve me Serbinë duhet të përmbyllët me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ai i bëri këto komente nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter. “Fundi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe shënimin e kufirit 400 kilometra në mes të dy vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata tjera. Opinionet tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false”, thuhet në postimin e presidentit Thaçi.

Ditëve të fundit janë shtuar idetë për ndarjen tokësore të Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo “korrigjimin e kufirit” në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova e ka hedhur poshtë ndërkaq idenë e ndarjes tokësore të saj, por është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Ideja e tij është kundërshtuar nga pothuajse të gjithë udhëheqësit politik në Kosovë, të cilët pohojnë se ato mund të dëmtojnë shtetësinë e Kosovës, transmeton VOA.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vazhdon të ritheksojë se do të vazhdojë të luftojë për ndarjen dhe për t’u siguruar serbëve më shumë se sa që kanë tash për tash në Kosovë.

Presidenti serb tha se të premten se “është gati dhe e di çmimin që duhet paguar për guximin në Serbi, për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, ndërsa paralajmëroi vizitën më nëntë shtator në Kosovë, për të diskutuar siç tha me serbët drejtimin që politika e Serbisë planifikon të ndjekë përballë Kosovës.

Debatet e ditëve të fundit, nxitën reagime të shumta edhe te faktorët ndërkombëtarë perëndimor.

Të hënën kancelarja gjermane Angela Merkel tha se tërësia tokësore e Ballkanit Perëndimor është e pandryshueshme dhe se një qëndrim i tillë duhet përsëritur sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë.

Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe të premten gjatë takimit me kryeministrit malazez, Dushko Markoviç, në Berlin të Gjermanisë. Në një postim të qeverisë malazeze thuhet se “dy udhëheqësit janë pajtuar se nuk duhet të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan”.

Dhe derisa kancelarja Merkel kishte folur për mosndryshim të kufijve, debatet megjithatë mbetën të nxehta për shkak të refuzimit të Brukselit dhe Ëashingtonit për të folur hapur kundër ideve që vijnë nga Beogradi dhe Prishtina.

Por, diplomati Philip Kosnett i emëruar nga presidenti Trump si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë, tha para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, se qëndrimi amerikan lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi kritike që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim qëndrueshmëri në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me Perëndimin,”tha zoti Kosnett.

Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës që ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë dhe Serbisë që vazhdon ta kundërshtojë atë. Marrëveshja është kusht për të dyja palët që të përparojnë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Tags: caktohendorëfundhashim thaciheqjapimkufijtëSerbinë

TË LIDHURA

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje

17:42 | 22/11/2025
Next Post
Presidentët takohen në Madrid, ja shkëmbimi i madh që po planifikohet

Presidentët takohen në Madrid, ja shkëmbimi i madh që po planifikohet

Tragjedia e Xhenovas/5 persona rezultojnë të zhdukur. Po kërkohen mes rrënojave

Tragjedia e Xhenovas/5 persona rezultojnë të zhdukur. Po kërkohen mes rrënojave

Ndizet situata, presidenti i Romës: De Laurenttis, çfarë pini në Napoli?

Ndizet situata, presidenti i Romës: De Laurenttis, çfarë pini në Napoli?







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com