Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Harta/Shqipëria, pika e grumbullimit dhe shpërndarjes së kokainës; Trafikantët shqiptarë dominojnë tregun

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Harta/Shqipëria, pika e grumbullimit dhe shpërndarjes së kokainës; Trafikantët shqiptarë dominojnë tregun

Greqia është pika ku takohen tre kontinente dhe është porta mes Lindjes dhe Perëndimit. Pozita e saj gjeografike e bën rrugën kryesore të tregtisë botërore të drogës, të tregut më fitimprurës kriminal ndërkombëtar që prodhon gjysmën e të ardhurave të krimit të organizuar në gjithë botën.

Kreu i Departamentit të Prokurorisë së Policisë së Atikës, Kostas Panagiotopulos, në një raport të publikuar të dielën, foli për Agjencinë mediatike Athinë-Maqedoni rreth rolit që Greqia luan në tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe rrugët e transportimit të saj nga vendet ku prodhohet deri në Evropë.

“Greqia prodhon sasi të vogla kanabisi dhe është destinacioni i drogës që vjen nga jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për transportimin drejt BE-së, kryesisht nga Shqipëria. Pozicioni i Greqisë në udhëkryqin e tre kontinenteve, bashkë me afërsinë me vendet që prodhojnë dhe trafikojnë drogë, e bën automatikisht një nga rrugët kryesore për transportimin e heroinës, si përmes kufijve tokësorë ashtu edhe nëpërmjet kufijve detarë”, tha ai.

Greqia është një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës së dërguar në Evropë, sikurse edhe destinacion për konsum të brendshëm. Shumë grekë janë të përfshirë në trafikun e heroinës në vend, ndjekur nga shqiptarët.

Në Greqi shpesh janë konfiskuar sasi të mëdha heroine, si për shembull një frigorifer-kamion që po transportonte 369 kilogramë drogë drejt Belgjikës, apo 20 kilogramë drogë të fshehur në një autobus turistik që vinte nga Turqia.

Shqipëria është një “pikë grumbullimi” për heroinën që transportohet më pas nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë këtu edhe Greqinë. Megjithatë, në përgatitjen dhe “prerjen” e heroinës, përfshihen edhe shumë shtetas grekë. Edhe afganët dhe pakistanezët janë të përfshirë në trafikimin e heroinës, ndërsa prodhimi dhe konsumimi janë rritur ndjeshëm në Afrikë.

Për të kontrabanduar drogën përtej kufijve përdoren një shumëllojshmëri metodash dhe mënyrash të ndryshme transporti, duke lëvizur sasi të mëdha droge nga vendet ku prodhohet (Afganistani, Taxhikistani dhe Pakistani) përmes Turqisë dhe më pas duke ndjekur tre rrugë alternative për të hyrë në Evropë. Italia është destinacioni më jugor, përmes Greqisë apo Ballkanit qoftë.

Kur vjen puna te kokaina, pikat hyrëse të drogës në Evropë janë portet e Atlantikut, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe Portugalisë, ku Greqia dhe Italia luajnë rol dytësor. Grekët kanë rol të kufizuar në tregtinë e kokainës, ndërkohë që përfshirja e shqiptarëve po rritet vazhdimisht në këtë fushë. Shqipëria është bërë një pikë kryesore e shpërndarjes së kokainës së destinuar për tregjet evropiane dhe përdoret si një vend ruajtës, ndonëse grekët ende mbizotërojnë tregun e tyre të kokainës.

Grupet kriminale bashkëpunojnë me homologët në Amerikën Latine dhe Karaibe dhe krijojnë “fronte” për të lehtësuar transportin e drogës dhe për të legalizuar të ardhurat. Për të sjellë kokainë në Greqi përdoret një shumëllojshmëri mënyrash të transportit.

“Marramendëse është shumëllojshmëria e automjeteve dhe metodave që përdoren për të importuar kanabis në Greqi”, tha Panagiotopulos, nga makinat dhe kamionët privatë te skafet dhe pakot postare. Grupet kriminale të përfshira në tregtinë e kanabisit janë kryesisht grekë, më pas vijnë shqiptarët.

Shumica e kanabisit të importuar nga jashtë Evropës vjen nga Afrika e Veriut dhe Libani, kryesisht në anije mallrash dhe anije peshkimi, ku “pika shpërndarëse e parë” zakonisht janë vendet e Mesdheut, ndërsa shumica e kanabisit të prodhuar në Evropë vjen nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe kufijve veriorë të Italisë.

Përshtati Tirana Today

Tags: DominojnëgrumbullimitHartakokainëspikashpërndarjesshqiperiashqiptaretrafikantettregun

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
14 fakte aq të çuditshme sa do mendoni se nuk janë të vërteta

14 fakte aq të çuditshme sa do mendoni se nuk janë të vërteta

Lubonja dhe Nano: Rama dhe Berisha mbrojnë Tahirin për të shpëtuar veten. Fevziu: Një tjetër ministër dhe kryebashkiak i përgjuar

Lubonja dhe Nano: Rama dhe Berisha mbrojnë Tahirin për të shpëtuar veten. Fevziu: Një tjetër ministër dhe kryebashkiak i përgjuar

Kokaina Shqipëri-Siçili, Dritan Zagani: Droga trafikohet edhe nga policia. Tahiri nuk arrestohet, ndryshe bie edhe Rama

Kokaina Shqipëri-Siçili, Dritan Zagani: Droga trafikohet edhe nga policia. Tahiri nuk arrestohet, ndryshe bie edhe Rama

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com