Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Harta e gripit sezonal/ Shqipëria nga më të prekurat në Europë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Harta e gripit sezonal/ Shqipëria nga më të prekurat në Europë

Shqipëria ishte ndër me goditurat në Europë nga gripi sezonal sipas të dhënave të raportuara nga Instituti i Shëndetit Publik në një buletin të posaçëm për situatën e gripit në Shqipëri. Harta europiane e gripit sezonal tregon se Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Rumania u preken nga një intensitet i konsideruar i lartë për gripit sezonal (shih hartën me poshtë).

Përgjatë gjithë javëve të vitit 2020 që përfshijnë dy muajt janar dhe shkurt gripi ka përfshirë sistematikisht mbi 21 mijë persona. Kulmi arriti në javën e pestë me mbi 25 mijë të prekur, nga të cilët mbi 899 persona shfaqen simptoma të rënda respiratorë që kishin nevojë për shtrim në spital. Prej tyre 166 persona përjetuan komplikacione të rënda dhe kishin nevojë për kujdes intensiv. Për rrjedhojë tre persona kanë humbur jetën prej gripit sezonal.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 08 (17 –23 Shkurt 2020) janë grumbulluar 899 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA.

Sipas ISHP -së rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratorë akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratorë akute), ndërsa sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe për oksigjenim. Të dhënat zyrtare tregojnë se 186 (20.7%) prej 899 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA) që kishin nevojë për trajtim intensiv.

Ndërsa 156 (21.9%) e mostrave SRRA i përkasin grupmoshës pediatrike 0-14 vjeç dhe 45 (24.2%) e mostrave STRRA i përkasin grupmoshës pediatrike 0-14 vjeç.

ISHP sqaron se, përpara pranimit në laborator kryhet rregullisht monitorimi i cilësisë së mostrës sipas protokolleve standarde. Të gjitha mostrat janë testuar me metodën molekulare të Real-Time. Nga testimi i tyre në 322 (37.5%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 199 (20.4%) virusi i tipit A dhe 142 (17.1%) virusi i tipit B. Nga 199 viruset e tipit A 75 ose (37.7%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 114 (57.3%) të nëntipit A/H3 ndërsa 10 (5%) janë në procesin e nëntipizimit. Nga testimi për viruse të tjerë respiratorë 5 mostra kanë rezultuar pozitive për Rhinoviurs dhe 1 mostër pozitive për Human parainfluenza.

Të dhënat nga ISHP tregojnë se për shkak të gripit sezonal kanë humbur jetën tre persona.

Në javën e 3-të në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë ndodhur dy vdekje. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit. Pacientja tjetër ishte e moshës 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratorë, e pavaksinuar ndaj gripit. Gjithashtu ka humbur jetën edhe një pacient me moshë 41 vjeç i pa vaksinuar ndaj gripit.

Por në javën e 8 -të te vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratorë të Sipërme dhe të Poshtëm, por ky numër është 19% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në datën 6 nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund të vaksinohen me këtë vaksinë janë: -personeli shëndetësor, fëmijët në moshën 2 deri 5 vjeç, -gratë shtatzëna, -persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave,-persona mbi 65 vjeç. /Monitor

 

Tags: gripi sezonalHartashqiperia

TË LIDHURA

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë
Politikë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona
Aktualitet

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti
Politikë

Nis “foltorja” e Sali Berishës me vetëm dhjetëra protestues; të pranishëm Salianji dhe Alimehmeti

18:50 | 08/12/2025
Next Post
“Një arsye për ta nisur ditën me një buzëqeshje”, Rama jep lajmin e shumëpritur

“Një arsye për ta nisur ditën me një buzëqeshje”, Rama jep lajmin e shumëpritur

Plas sherri/ Vila e Gjirit të Lalzit, Berisha: Lëpihu më fortë Blush

Plas sherri/ Vila e Gjirit të Lalzit, Berisha: Lëpihu më fortë Blush

Basha ‘lë në baltë’ Metën, vijon punën për reformën zgjedhore

Basha ‘lë në baltë’ Metën, vijon punën për reformën zgjedhore







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com