Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Haradinaj nuk heq dorë: Kur të na njohë Serbia hiqet taksa

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Haradinaj nuk heq dorë: Kur të na njohë Serbia hiqet taksa

Kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë në mos heqjen e taksës si kusht për njohjen nga Serbia, ndërsa u shpreh optimist se në një të ardhme të afërt do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i vetëm i izoluar në rajon. Në një konferencë për media, pas takimit me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Haradinaj ka folur rreth diskutimeve që ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë sa i përket çështjes së heqjes së vizave, teksa ka sqaruar se taksa nuk është kusht për liberalizim.

“Ju siguroj që vizat nuk i kemi larg për t’i marrë. Sot kemi pasur në takim ministrin e Shëndetësisë të Gjermanisë Jens Spahn. Kemi biseduar edhe me të për këtë temë. Jemi në punë, nuk është larg dita e marrjes së vendimit për vizat. Ajo nuk është e lidhur me taksën. Sikurse ta vendosnim liberalizimin, do të na krijojë një atmosferë krejt tjetër në Ballkan, pasi ne jemi të vetmit të izoluar. Kemi plotësuar kriteret, por nuk janë të lidhura. E vërteta për pezullim të taksës ekziston, Është prezente, bile unë e them ndryshe, pasi mendoj se është një kërkesë për të na disiplinuar për të pranuar ndonjë zgjidhje edhe më shumë kompromise në marrëveshjet finale me Serbinë. E vërteta është se prej nesh nuk kanë mbetur shumë çka me dhënë. Ne kemi të koordinuar Ahtisaarin, kemi kryer obligimet që kemi pasur. Tani nuk kemi çfarë të japim për njohje, por mund të japim një partner ekonomik për Serbinë, sepse kur të na njohë Serbia hiqet edhe taksa”, tha Haradinaj.

Për më tepër kreu i Qeverisë së vendit ka shprehur qëndrimin sa i përket heqjes së taksës ndaj mallrave serbe, e cila është vendosur në nëntorin e kaluar. “Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta… Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale, pasi që nëse jep një shembull të tillë, kërkesat do të rriten për një konsensus më të madh dhe për kompromis më të madh”, ka thënë Haradinaj. I pyetur nga mediat në lidhje me qëndrimin e Francës ndaj Kosovës dhe vizitën e presidentit Emmanuel Macron sot në Beograd, kryeministri Haradinaj theksoi se Parisi zyrtar ka njohur Kosovën brenda kufijve ekzistues dhe se nuk ka ndryshim në raportet ndërmjet dy shteteve.

Tags: haradinajkryeministerserbitakse

TË LIDHURA

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Rajoni

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

22:15 | 15/09/2025
Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren
Rajoni

Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd, reagon Vuçiç: Më mirë për kombëtaren

10:22 | 15/09/2025
Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar
Rajoni

Makina përplaset me një shtyllë ndriçimi gjatë ndjekjes nga policia, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

13:10 | 12/09/2025
Next Post
Euro dhe Paundi e nisin javën në rritje, zhvlerësohet Dollari

Euro dhe Paundi e nisin javën në rritje, zhvlerësohet Dollari

Ndërkombëtarët kundër shkarkimit të ish-anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ndërkombëtarët kundër shkarkimit të ish-anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Deklaron dorëheqjen Prokurorja Speciale Publike në Shkup

Deklaron dorëheqjen Prokurorja Speciale Publike në Shkup

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025




TË FUNDIT

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit
Aktualitet

Njëri postonte foto të një vajze në TikTok, tjetri mashtronte në rrjetet sociale, policia heton dy shantazhuesit

by mirseda
15:11 | 20/09/2025
0

Dy persona, një nga Kukësi, tjetri nga Lezha, po hetohen nga policia, pasi akuzohen për shantazhe në...

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

SHBA, Trump: Drejt finalizimit marrëveshja me presidentin kinez Xi Jinping për TikTok-un

13:27 | 20/09/2025
“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

“QSUT të jetë mes 500 spitaleve më të mira të botës”, Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Inteligjenca Artificiale pjesë e spitaleve

12:25 | 20/09/2025
“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

“Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

10:55 | 20/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com