pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Haradinaj insiston në gjithëpërfshirje për dialog

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vënë në thumb të kritikave të opozitës dhe analistëve politikë, për shkak të, siç thuhet, hezitimit të tij për të marrë rolin prijës në përfaqësimin e Kosovës në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë. Sipas opozitës, por edhe njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë, që nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur jokushtetues Ligjin për delegacionin e Kosovës në bisedimet me Serbinë, është qartësuar se kompetencën dhe përgjegjësinë ligjore për ta udhëhequr dialogun e ka kryeministri i Kosovës, në konsultim me presidentin.

Në kabinetin e kryeministrit Haradinaj, thonë se nuk ka hezitim për të marrë përsipër udhëheqjen e dialogut, por rikujtohet se Haradinaj po kërkon një konsensus të gjerë në lidhje me këtë proces.

Këshilltarja për media e kryeministrit, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe zëdhënëse e Qeverisë së Kosovë, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Haradinaj asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë për dialogun. Ajo tha se kryeministri konsideron se Kosova nuk ka kohë për të humbur, por nga ky proces duhet të ketë rezultate konkrete.

“Nuk është hezitim sa i takon anës së kryeministrit, por është insistim që për çështjet madhore që kanë të bëjnë me definimin e të gjitha aspekteve me shtetin serb, të ketë gjithëpërfshirje dhe të ketë një dialog përmbajtjesor, një dialog të kornizuar që çon në njohje reciproke, në një marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme në kufijtë ekzistues”, tha Gashi.

“Ky është qëndrimi i kryeministrit dhe në vazhdimësi për këtë qëndrim ai ka ftuar të gjitha palët në Kosovë që të ulen në tavolinë dhe të bashkohen sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë”, theksoi zëdhënësja Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar disa herë se për çështje të mëdha e të rëndësishme siç është dialogut me Serbinë, duhet të ketë një angazhim të të gjitha partive politike. Haradinaj ka thënë se një marrëveshje kornizë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më se e domosdoshme.

Në anën tjetër, Jeta Krasniqi, njohëse e procesit të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se udhëheqësit e institucioneve nuk duhet të ikin nga përgjegjësia. Krasniqi tha se të gjitha obligimet kushtetuese duhet kryhen nga krerët e institucioneve të cilat kanë marr përsipër udhëheqjen e vendit.

“Dialogu Kosovë Serbi nuk është çështja apo tema më atraktive, është një çështje e vështirë dhe mund të ketë edhe një kosto politike, por derisa kemi institucione, derisa ka përfaqësues të institucioneve, ata duhet të kenë përgjegjësinë për të marrin edhe koston politike”, tha Krasniqi.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me preferenca apo dëshira nëse duan apo jo, kjo ka të bëjë me obligime dhe në momentin që personat e caktuar marrin përgjegjësinë për të udhëhequr dikasteret e caktuara”, tha Krasniqi.

Sipas saj, çështja e dialogut me Serbinë, duhet të ketë një konsensus gjithëpërfshirës, pasi që ky proces dhe një marrëveshje eventuale duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës.

“E vetmja mënyrë, pavarësisht se kush është në pushtet, që të ecet përpara është përmes ndërtimit të një konsensusi politik për faktin se marrëveshja eventuale duhet të votohet në Kuvend me dy të tretat e votave”.

“Meqë është një çështje kaq delikate dhe e rëndësishme duhet të ndërtohet një konsensus që në fazën fillestare. Ajo që është për ne relevante dhe duhet të merret seriozisht nga krerët e institucioneve, ky konsensus duhet të ndërtohet brenda kornizës kushtetuese”, tha Krasniqi.

Aktualisht, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në formatin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, është i bllokuar. Ndërkaq, një tentativë e re për t’i vazhduar takimet, është provuar të lansohet nga kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, por e cila po ashtu nuk ka rezultuar me vazhdimin e dialogut.

Për të vazhduar dialogun në Bruksel, Beogradi ka vendosur si kusht heqjen e taksës doganore prej 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për të gjitha importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Por, autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut, por pengesa qëndron në mungesën e gatishmërisë së Serbisë për ta njohur Kosovën.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar se e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë se është fundamental për të ardhmen e të dyjave vendeve, Serbisë dhe Kosovës, që të gjejnë një rrugë për të normalizuar raportet./REL

Tags: bisedimet me Serbinëkryeministri i KosovesLigjin për delegacionin e KosovësRamush Haradinaj

TË LIDHURA

Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Next Post

Nga Berisha, te Meta dhe Rama/ Rudina Hajdari mbetet pa fjalë nga politikanët shqiptarë

Aksidenti në Librazhd/ Zbulohet identiteti i çiftit rus

Basha takim me strukturat e PD-së në Mallakastër, ja për çfarë diskutuan







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

by mirseda
22:01 | 10/06/2026
0

Gazetari Flori Gjini, i ftuar në nje studio televizive, komentoi protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë,...

11 ditë protestë, ekspertja: E vërteta pas ligjit për Zonat e Mbrojtura

21:50 | 10/06/2026

Rindizet zjarri në landfillin e Vlorës, tymi dhe flakët mbulojnë zonën

21:46 | 10/06/2026

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër rrugët kryesore të Kryeqytetit

21:09 | 10/06/2026

Televizioni rumun: Edi Rama pëson krizë nervore live, sulmoi gazetaren tonë vetëm pse i bëri pyetje

21:06 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com