Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Hapja e negociatave me BE, ç’do të ndodhë në Qershor? Flet Soreca

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Shqipëria ka pasur progres në 5 prioritetet kyçe të vendosura nga Bashkimi Evropian, por ka ende shumë për të bërë. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Çështjet kryesore janë ato që renditen në mënyrë ndoshta shumë burokratike, si 5 prioritetet kyçe. Reforma e administratës publike, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reforma e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtja e pakicave. Ka pasur progres për secilën prej tyre, por ka ende shumë për të bërë.”

Gjatë intervistës për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, Soreca u shpreh se aktualisht një vëmendje të madhe ka lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë:

“Mendoj se të gjitha po përparojnë. Ka një kërkesë nga shtetet anëtare, nga këshilli, parlamenti, KE për t’i forcuar të gjitha sëbashku. Ka shumë vëmendje në këtë çast ndaj asaj që ndodh në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ndërsa të gjitha gjërat e tjera vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme”.

Por çfarë do të ndodhë në Qershor të vitit 2019? A do të jetë hapja e negociatave automatike, apo Shqipëria duhet të ketë më shumë rezultate para vlerësimit? Kësaj pyetje Soreca përgjigjet duke thënë se “nuk ka asgjë automatike”.

“Ne presim që KE të nxjerrë një raport, kjo është shkruar në konkluzionet e Këshillit. Do të nxjerrë një raport në pranverë, me qëllim që të konfirmojë vlerësimin e vitit të kaluar në bazë të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë këtij viti dhe pikërisht këtu ne i nxisim autoritetet të vazhdojnë punën e mirë që kanë nisur dhe i çojnë në identifikim e udhës drejt hapjes së negociatave. Nuk dua të nënvlerësoj rëndësinë e konkluzioneve të Qershorit të kaluar. Për herë të parë Këshilli identifikoi një datë në të cilën do të merret vendimi për hapjen e negociatave. Por le të jemi të sinqertë, ky është fundi i fillimit, jo fillimi i fundit”.

Tags: beHapjanegociataveSoreca

TË LIDHURA

Aktualitet

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026
Aktualitet

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026
Aktualitet

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026
Next Post

Policia liron protestuesit e Astirit/ Strazimiri: S’do ndalemi ndaj rrugaçit!

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, kjo ha...”, kapet mat Luana Vjollca

8 persona me rrezikshmëri të lartë lëvizin të lirë, policia nxjerr emrat dhe fotot







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

by mirseda
14:33 | 04/06/2026
0

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm, 4 qershor,...

SPAK i sekuestron vilën Ballukut, zbardhet skema e korrupsionit, ish-zv/kryeministrja favorizoi …

14:13 | 04/06/2026

“Kam kërkuar vlerësim të plotë të situatës”, Lamallari shkon te Trauma: Mjekët po bëjnë të pamundur

13:52 | 04/06/2026

Kërkesa për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike, GjK nuk e kalon për shqyrtim

13:45 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare merret nën hetim për akuzën e pastrimit të parave

13:42 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com