Gazeta austriake “Die Presse” njofton se sot është marrë “de facto” vendimi i Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.
Sipas kësaj gazete, shtetet si Franca, Holanda, Danimarka, por edhe Gjermania nuk janë pro, që Bashkimi Evropian të hapë dyert për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sot Këshilli i Ambasadorëve në BE do t’ia komunikojë këtë komisionarit Johanes Hahn. Nga ana tjetër, një diplomat evropian i tha gazetës me influencë në Austri se: “Kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për reforma: Shihni protestat ne Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje? Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Evropian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.”