Presidenti amerikan Donald Trump përmbysi një politikë disa dekadash të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke njohur zyrtarizht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, pavarësisht paralajmërimeve nga e gjithë bota se ky veprim do të nxiste trazira mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme.
Por lidhur me këtë veprim të presidentit Trup, ka reagua ashpër Palestina, Turqia dhe Gjermania, duke e dënuar këtë hap të ndërmarrë nga ana e SHBA-ve. Deri më tani vetëm Çekia ka mbështetur Amerikën lidhur me vendimin për njohjen e Juruzalemit si kryeqytet te Izraelit.
KS-OKB të premten mbledhje për Jerusalemin
Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet nesër ku do të diskutojë për vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të diplomatëve të OKB-së, të cilët kanë folur për mediat amerikane, takimi në fjalë do të mbahet ditën e premte, me kërkesën e 8 anëtarëve të Këshillit. Kërkesa për takim ka ardhur nga Franca, Bolivia, Egjipti, Italia, Senegali, Suedia, Britania e Madhe dhe Uruguai.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë me shkrim shprehu mbështetje për vendimin e Trumpit, ku theksoi se “Presidenti bëri një hapë të guximshëm dhe historik për një vendim të vonuar”.
Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet
MPJ e Palestinës: SHBA-të zgjodhën të jenë vetëm, në anën e gabuar të historisë
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës ka reaguar ndaj marrjes së vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, shkruan (AA).
Në një njoftim të MPJ-së palestineze thuhet se “Shteti i Palestinës shpreh refuzimin e tij të ashpër dhe të qartë ndaj shpalljes së bërë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Vendimi i administratës amerikane për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit është një akt armiqësie kundër popullit palestinez, të drejtave të tyre të patjetërsueshme kombëtare”.
Më tej thuhet se deklarata e sotme është sulm ndaj të drejtës ndërkombëtare.
“Shteti i Palestinës e sheh këtë deklaratë të politikave si një sulm ndaj shpirtit dhe kartës së të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila nuk pranon përvetësimin e territorit me forcë dhe as pasojat që rezultojnë nga veprime të tilla të paligjshme. Është gjithashtu një sulm ndaj shpirtit dhe qëndrimit të Jerusalemit, si një qytet në zemër dhe qendër shpirtërore të miliarda njerëzve në mbarë botën”, qëndron në deklaratë.
Më pas thuhet se ky njoftim nuk ka asnjë ndikim në qëndrimin ligjor të Jerusalemit si një qytet palestinez i pushtuar dhe një pjesë integrale e territorit të okupuar palestinez. Megjithatë, implikimet politike të këtij vendimi do të shtrihen përtej Palestinës dhe rajonit.
Në njoftim theksohet se me vendimin e presidentit Trump shpërblehet kolonizimi dhe kërcënohet sistemi ndërkombëtar.
“Shpallja e presidentit Trump shpërblen kolonizimin, shkeljet e rënda të të drejtës ndërkombëtare dhe mospërfillje të gabuar për të drejtat e njeriut. Ky vendim i politikës amerikane dërgon një mesazh të rrezikshëm që kërcënon sistemin ndërkombëtar dhe padyshim do të inkurajojë aktorë të tjerë që nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare për të vazhduar duke bërë kështu, sepse në vend të llogaridhënies, ata do të shpërblehen”, thuhet në njoftim për të shtuar se “ky vendim kërcënon sistemin ndërkombëtar siç e njohim dhe si i tillë, kërcënon të destabilizojë botën”.
Më pas potencohet se administrata amerikane ka nxjerr veten jashtë kërkimit të paqes në rajon.
“Administrata amerikane ka skualifikuar veten nga roli i ndërmjetësit në kërkim të paqes në rajon. Palestina shpreh keqardhje që me këtë pozitë, Administrata e Trumpit ka miratuar një qëndrim që në mënyrë të qartë përpiqet të parakalojë negociatat, të cilat duhet të kishin filluar. Në vend të kësaj, ky hap ka shtyrë përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të drejtë dhe përfundimtare për konfliktin”.
Shteti i Palestinës, bëhet e ditur më tej në njoftim, përsërit se nuk ka paqe pa krijimin e një shteti palestinez dhe një shtet palestinez nuk mund dhe nuk do të vendoset me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e saj.
Me këtë njoftim, presidenti Donald Trump shkeli letrën amerikane të garancive të vitit 1993 dhe rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit që nuk njohin okupimin e paligjshëm të Izraelit dhe aneksimin e Jerusalemit Lindor.
Më e rrezikshme, miratimi i paligjshëm i administratës së Trumpit që nga kolonizimi izraelit kërcënon të ndezë zjarrin dhe tensionet fetare dhe një konflikt të rremë por ende ndezës fetar. Kjo është veçanërisht e rrezikshme dhe shkon kundër pozitës palestineze, e cila insiston se ky konflikt është mbi të drejtat kombëtare dhe jo fenë.
Shteti i Palestinës vlerëson mbështetjen dërmuese që ka marrë nga shtetet në mbarë botën, të cilët kanë kundërshtuar haptazi dhe pa mëdyshje këtë pozicion amerikan.
“Ne u bëjmë thirrje këtyre shteteve që të ngrihen në këtë rast dhe të marrin hapa praktikë për të mbrojtur zgjidhjen me dy shtete dhe të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez. Është koha që vendet që e kundërshtojnë këtë zhvillim të rrezikshëm të qëndrojnë në anën e djathtë të historisë, të njohin shtetin e Palestinës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të refuzojnë përpjekjet për të zhytur botën në çrregullime dhe kaos. Sot është një ditë e trishtuar për sistemin ndërkombëtar, ligjin ndërkombëtar dhe popullin palestinez. Administrata amerikane ka marrë një vendim për të qëndruar vetëm, në anën e gabuar të historisë dhe shpërblimin e kolonizuesit”, thuhet në deklaratë.
Në fund thuhet se “Shteti i Palestinës riafirmon të drejtën e saj sovrane për të mbrojtur popullin e saj dhe të drejtat kombëtare nëpërmjet të gjitha mjeteve ligjore dhe politike në dispozicion. Palestina nuk mund dhe nuk do të dorëzohet ndaj realiteteve të diktuara nga forca e zjarrtë dhe luftimi”.
Yıldırım: Vendimi për Jerusalemin goditje e rëndë ndaj procesit të paqes
Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım lidhur me vendimin e SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit tha se “Ky vendim është një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve për paqe mes Palestinës dhe Izraelit si dhe ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Me këtë vendim në rajon është hapur kutia e Pandorës”.“Është hapur kutia e Pandorës”
Duke theksuar se ky vendim është i pavlefshëm për Turqinë, Yıldırım tha se: “Shpallja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit nga presidenti i SHBA-së dhe hapat e ndërmarra në lidhje me këtë janë të pavlefshme për Republikën e Turqisë. Ky vendim është një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve për paqe mes Palestinës dhe Izraelit si dhe ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Me këtë vendim në rajon është hapur kutia e Pandorës”.
Erdoğan: Mbrojtja e Jerusalemit detyrë e të gjithë njerëzimit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara se mbrojtja e statusit ligjor të Jerusalemit nuk është detyrë vetëm e muslimanëve, por e gjithë njerëzimit, raporton (AA).Erdoğan, në prag të nisjes për vizitë zyrtare në Greqi, u tha gazetarëve në Ankara se po vazhdon bisedimet me udhëheqësit nga e gjithë bota në lidhje me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”.
“Unë vazhdoj me bisedat telefonike. Nuk bëhet fjalë për biseda vetëm me udhëheqësit e vendeve islame. Unë kam kërkuar të bisedoj edhe me Papën dhe do të flasim sonte ose nesër në mëngjes, sepse bëhet fjalë për një vend të rëndësishëm edhe për krishterët. Unë do të flas edhe me Putinin e nderuar dhe me udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Spanjës. Arsyeja për këtë është se kjo nuk është më vetëm detyrë e muslimanëve, por detyrë e mbarë njerëzimit”, tha Erdoğan. “Krerët politikë nuk janë për të nxitur, por për të qetësuar”, tha presidenti i Turqisë.
Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez
Autoritetet e Republikës së Çekisë kanë njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, por njëherit kanë njohur edhe si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).“Republika e Çekisë edhe para arritjes së marrëveshjes paqësore mes Izraelit dhe Palestinës njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vitit 1967”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.
Ndonëse në njoftim theksohet se Çekia njeh Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, ky qëndrim i Pragës zyrtare është në kundërshtim me institucionet zyrtare të Bashkimit Evropian.
Hapi i autoriteteve çeke vijon pas vendimit kundërthënës të SHBA-ve për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Gjermania nuk mbështet vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk e mbështesin vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, në median sociale ka postuar deklaratën e Merkelit ku thuhet se: “Qeveria e Gjermanisë nuk mbështet qëndrimin e SHBA-ve për Jerusalemin. Statusi i Jerusalemit duhet të përcaktohet në kuadër të zgjidhjes me dy shtete”.
Gjithashtu edhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në një deklaratë kohë më parë në Bruksel në lidhje me mundësinë e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, tha se Gjermania ashtu sikurse shumë shtete të tjera është e shqetësuar.
“Shumë vende anëtare të BE-së kanë deklaruar se janë të shqetësuar se njohja e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nuk do të zbusë krizën, përkundrazi do ta nxitë atë edhe më shumë. Kjo është e vlefshme edhe për ne”, ka thënë Gabriel.
Unioni i Dijetarëve të Palestinës thirrje për intifadë
Unioni i Dijetarëve të Palestinës i ka bërë thirrje umetit islam në intifadë në shenjë reagimi ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.“I bëjmë thirrje umetit islam dhe popullit tonë në një intifadë të madhe e cila si parim ka Kur’anin dhe sunetin”, thuhet në deklaratën me shkrim të Unionit.TIRANA TODAY