Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Hapësirat publike s’mund të zaptohen vetëm me heronj antifashistë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj  

Shpesh herë në studimet dhe diskutimet publike, ata që kanë qenë pjesëtar të LANÇ-it, konsiderohen terrorist nga njëra palë, dhe ata që nuk ka qenë si tradhtar nga pala tjetër . Në fakt e vërteta qëndron në mes. Është në nderin e Shqipërisë të konsiderojë si antifashist komunistë, liberalë, konservatorët dhe mbretërorë, pasi lufta antifashiste nuk është monopol i komunistëve.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit është mbuluar me fotografitë e heronjve të çlirimit të Shqipërisë, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit. Po të vesh re, të gjitha figurat që janë shpalosur në hapësirat publike, janë të gjithë pjesëtar të LANÇ-it, përveç Mujo Ulqinakut që konsiderohet heroi i parë shqiptar në luftën kundër pushtuesve.

Nga LANÇ erdhi pjesa më e madhe e drejtuesve të regjimit komunist në Shqipëri, regjim i cili ishte nga më kriminalët në Europë. Edhe për disa nga emrat të vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka fakte dhe teori që kanë kryer krime dhe vrasje pas çlirimit të Shqipërisë dhe gjatë regjimit komunist.

Megjithatë nuk është ky problemi, sepse ajo çfarë erdhi më vonë pas luftës çlirimtare, nuk mund të zbehë përpjekjet dhe sakrificat e luftës. E në këtë kuptim duhet të nderohen për atë që bënë gjatë saj, dhe jo atë që bënë pas saj.

Problemi qëndron te fakti se hapësirat publike nuk mund të zaptohen vetëm me heronj të majtë apo pjestar të LANÇ-it. Për çlirimin e Shqipërisë kanë luftuar dhe njerëz që nuk kishin të bënin me komunistët si nacionalistë apo fraksione të tjera politike. Mirëpo, për 45 vite me radhe regjimi komunist shpalli tradhtar të kombit çdo person tjetër që nuk ishte pjestar i LANÇ-it. Nëpërmjet kësaj propagande, komunistët shqiptar krijuan idenë se heronjë janë vetëm komunistët, se shteti shqiptar fillon me regjimin komunist, dhe çdo gjë tjetër nuk ka asnjë vlerë.

Me këtë propagandë dhe me kë ide që kanë krijuar në opinionin publik, të majtët në Shqipëri kanë 75 vite që mbajnë pushtetin e tyre politik, dhe kanë krijuar idenë e një historie që nuk ekziston, duke monopolizuar heroizmin e popullit shqiptar.

Qeveria shqiptare bën shumë mirë që nderon ata që sakrifikuan për të çliruar Shqipërinë, por nuk mund ta ngushtojë këtë sakrificë vetëm me pjesëtar të LANÇ-it. Ky është manipulimi më i madh që i bëhet shoqërisë shqiptare, thjesht për çështje dogmatike dhe ideologjike. Një ideologji që duhet ende të vazhdojë për të legjitimuar rrënjët e një force politike si themeluesja e shtetit shqiptar, e cila ka sakrifikuar e vetme për Shqipërinë.

Prandaj shoqëria shqiptare nëpërmjet politikës dhe studiuesve duhet të zgjerojë më shumë konceptin e heronjve në Shqipëri dhe shtetit. E gjitha kjo që ndodh me nocionet e shtetit shqiptar, dhe heronjtë e tij nuk është pa qëllim.

Komunizmi dhe nostalgjikët e tij në Shqipëri, që fatkeqësisht janë të shumtë në numër, kanë krijuar idenë e gabuar se shteti shqiptar fillon më 1944-n. E në këtë kuptim, kërkojnë ende të marrin atributet për krijimin kombëtar të këtij shteti.

Në fakt, aktet heroike dhe dëshmorët për Shqipërinë fillojnë shumë më herët se ky vit që shënoi ardhjen e komunizmit në pushtet për një kohë të gjatë. Shteti modern shqiptar fillon që më 1912-n, me heronjtë dhe dëshmorët e tij të pafund.

Askush për shembull nuk përmend aktet heroike të njerëzve të shquar gjatë periudhës së monarkisë shqiptare. A nuk ka pasur Shqipëria edhe në atë kohë burra dhe gra, që kanë dhënë kontributin e tyre, madje dhe jetën për Shqipërinë?!

Por megjithëse historia e shqiptarëve dhe sakrificat e tyre për atdheun fillojnë shumë më herët se viti 1994, duket sikur varrezat e dëshmorëve janë krijuar aty vetëm për të përkujtuar sakrificën e partizanëve dhe luftën antifashiste. E cila ndër të tjera nuk është aspak monopol i LANÇ-it. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: ervis iljazajheronjtëshqiperia

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën

I dashur Lulzim, mos na lë të gënjejmë për Migenën

Gabimet e ALUIZNI-t Sarandë lënë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Gabimet e ALUIZNI-t Sarandë lënë pa pronë qytetarin, e gëzon tjetri

Zyrtari i parë i policisë që përballet me vetingun has në telashe

Zyrtari i parë i policisë që përballet me vetingun has në telashe







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com