Hamasi ka pretenduar se ka kapur një spiun izraelit ‘delfin vrasës’ të armatosur, me ‘armë të afta për të vrarë’ luftëtarët e tij në brigjet e Gazës. Një video e postuar në internet nga krahu ushtarak i organizatës palestineze, pretendonte se një nga njësitë e saj luftarake detare kishte zbuluar dhe kapur operativin armiqësor ujor ndërsa ishte në det. Ai tha se njësia detare u ndoq nga agjenti i supozuar i inteligjencës izraelite, i cili mbante një parzmore të pajisur me armë të aftë për të ‘vrarë’ luftëtarët e Hamasit.
Zëdhënësi Abu Hamza tha në video se delfini u gjet nga një prej luftëtarëve të grupit. Izraeli ka një flotë me nëndetëse të klasit “Dolphin”, por videoja e Hamasit e bëri të qartë se grupi i referohej gjitarit dhe jo varkave. Ata treguan pamjet e një parzmore, që supozohet se ishte marrë nga spiuni i kapur, i cili ishte i ngarkuar me një armë të ngjashme me shtizën – por dukej e ngjashme me pajisjet e përdorura në eksperimentet detare të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.
Izraeli nuk është përgjigjur ndaj akuzave. Nuk është hera e parë që Hamasi pretendon se agjencia e inteligjencës izraelite Mossad, po përdor delfinët për të spiunuar – në gusht 2015, grupi tha se kishte kapur një nga agjentët e dyshuar sekret.
Hamasi tha se një nga njësitë detare të brigadës së tij ushtarake, kishte kapur delfinin në brigjet e Gazës në korrik 2015, pasi zbuloi lëvizje jashtë portit.
Mediat izraelite raportuan në atë kohë se gjitari ujor u gjet me ‘pajisje spiunazhi’, duke përfshirë një telekomandë, kamer dhe një armë të ngjashme me fuzhnjën që mendohej se mund të vriste ose plagoste rëndë dikë.
Ai u soll në breg dhe u ekzaminua, megjithëse nuk u publikuan asnjë foto të agjentit sekret detar të supozuar. Gazeta arabe Al-Quds, e cila raportoi për herë të parë lajmin, tha në atë kohë se delfinit ishte “zhveshur nga vullneti” dhe ishte kthyer në “një vrasës” nga forcat izraelite të sigurisë.
Raporti shtoi se përdorimi i delfinëve për misione spiunazhi tregoi ‘zemërimin’ dhe ‘indinjatën’ e izraelitëve, për formimin e njësisë luftarake detare të Hamasit.
Izraeli është akuzuar më parë për shfrytëzimin e kafshëve për qëllime spiunazhi. Në vitin 2013, media turke pretendoi se zogjtë e etiketuar me pajisjet gjurmuese të universitetit izraelit, po dërgoheshin në misione spiunazhi.
Në vitin 2012, një shqiponjë me një etiketë izraelite në Sudan u kap dhe u shpall si spiune e Mossad.
Raporti i vitit 2015 shënoi akuzat e para të njohura se Izraeli po përdor delfinët për misione spiunazhi.
Burimi i lajmit: dailymail. Pershtatur nga Tirana Today