Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Halli i Berishës dhe hallet e opozitës

Nga Mero Baze

PD është në ankth, për atë çfarë mendon Sali Berisha. Ka shumë pyetje që tani duan përgjigje dhe ata që ende besojnë tek Berisha dhe PD e vjetër, duan një përgjigje prej tij. Duan përgjigje çfarë do të bëjnë me 13 Tetorin e Ilir Metës, çfarë do bëjnë me 30 Qershorin e Edi Ramës, çfarë do bëjnë me Lulzim Bashën, çfarë do bëjnë me premtimet për të mos dorëzuar bashkitë, çfarë do bëjnë me premtimin për të rrëzuar Edi Ramën, çfarë do bëjnë me shëndetin e Ilir Metës, …dhe dhjetra pyetje të tjera.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur plot debate, por ato janë kufizuar mes Fatmir Mediut dhe Lulzim Bashës, mes Dash Shehit e Nard Ndokës, mes Tit Vasilit dhe Ben Ristanit etj. Sali Berisha nuk ka folur për politikë, këtu e një muaj pas 30 Qershorit.

Zemërimi i tij i fundit në dukje me Lulzim Bashën ka qenë tërheqja nga dhuna më 30 Qershor dhe paranoja se e ka shitur tek Perëndimorët, duke u thënë se “nuk kam çfarë t’i bëj atij plakut”.

Por sot ka folur. Në një postim të tij të gjatë e të detajuar si të ishte gazetar investigativ, ai ka shkruar për problemet brenda kompanisë “Digitalb”, për ish drejtorin që dikur ka dashur ta gjobisë me 8 milionë euro dhe drejtorin aktual, që e quan vegël të Ben Blushit. I ka bërë thirrje Vjollca Hoxhës me “dashamirësi” të shpëtojë Digitalb-in dhe të zbojë Blushin, dhe duket gati sikur i thotë se “unë gjithë jetën ta kam dash të mirën”.

Është shokuese, se si njeriu tek i cili ka sytë gjithë opozita e hutuar, e braktisur, e tradhëtuar dhe e lënë rrugëve, shfaqet publikisht duke u shpjeguar opozitarëve në këtë pikë vape dhe mërzie, se halli i tij kryesor, çka do të thotë dhe halli i opozitës, është fati i kompanisë “Digitalb”.

Shkaku është se pas disa problemesh, qartësisht pazare biznesi, Tv Klan është larguar nga platforma, duke shkuar tek “Tring”. Ajo që mund të kuptojnë opozitarët e lodhur në këtë pikë vape, nga reagimi i parë i Berishës pas 30 Qershorit, është se halli kryesor i tyre tashmë mbetet halli i Aleksandër Frangajt.

Madje më saktë, halli i Fevziut, i cili mendon se duke mos qenë në “Digitalb”, por brenda “Tring”-ut, ai është i konkurrueshëm nga Sokol Balla apo të tjerë.

Nuk është problem pse është kaq i shqetësuar për ta, pasi askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në dashurinë mes Berishës, Frangajt apo Fevziut, por një investim kaq politik, në mes të mijëra halleve që ka realisht opozita, tregon qartë se Sali Berisha, është katandisur në një lobist të Sandër Frangajt dhe për hallet banale të biznesit të tij. Kjo tregon shumë për parimet e tij dhe pazaret e errëta me të si sekser.

Në një kohë kur vetë opozita përpiqet të politizojë tregun e shtypit, kur përpiqen të prodhojnë skema kontrolli të Edi Ramës, i cili duke ngrënë darka e dreka me botues, herë pas here i qorton ata, kur përpiqen të thonë se po transferohen emisione nga një Tv në tjetrin për shkak të censurës, bash mu në mes të kësaj fushate të rëndë kundër Edi Ramës si njeri që kap Media, shfaqet Sali Berisha si i kapur nga media, dhe i qan hallin TV Klan, pse po ndërron platformën digitale ku transmetohet.

Tani gjithë ata opozitarë që shikojnë Frangajn me Ramën, gjithë ato akuza se Rama i ka dhënë rrugën e Balldrenit dhe Orikumit me PPP, gjithë ato akuza se ai rri në paradhomën e Ramës për halle oligarkësh, kanë vetëm një shpjegim dhe ky është shumë poshëtrues për Sali Berishën. Sandri qenka i dërguari i tij për pjesën që i “takon” në gjithë këto tendera e koncesione për të cilat opozita akuzon Frangajn, ndryshe nuk do vajtonte me kaq dhimbje për një mosmarrëveshje biznesi privat të Sandrit. Opozita në një anë ngeli duke u ankuar dhe vajtuar për kostot e rrugës Milot- Balldren, apo Orikum- Dukat, që i faturohen Frangajt si lobist, ndërsa lideri shpirtëror i opozitës i qan hallin Sandrit se po zhvendoset në një paltformë tjetër transmetimi.

Halli real i Berishës është se mos i dobësohet Sandri nga sherri me Blushin. Nuk qenka hall i vogël, po që se e ka sekserin e vet pranë Ramës, por është shumë poshtëruese për opozitarët e shkretë, që presin të hapë gojën Berisha për hallet e tyre dhe ai e hap për hallin e Frangajt e Fevziut./Tema

Tags: Berishahallimero bazeopozita

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Presidenti Meta uron poetin, reagon vajza e tij: Nuk gjej fjalë…

Presidenti Meta uron poetin, reagon vajza e tij: Nuk gjej fjalë...

Shqipëri, diskriminimi i grave në tregun e punës

Shqipëri, diskriminimi i grave në tregun e punës

Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare

Jepet alarmi! Kujdes, mos ju mashtrojnë me transferta bankare







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet
Aktualitet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

by mirseda
17:01 | 05/04/2026
0

Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Mësohet se ai jetonte i...

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com