Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Hakerët kinezë sulmojnë kompanitë gjermane

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Shërbimet Sekrete gjermane njoftojnë se grupi kinez i hakerëve APT 27 ka nisur sulme kibernetike ndaj bizneseve gjermane. Ky grup dyshohet prej kohësh se ka sulmuar institucione qeveritare perëndimore.

Shërbimet sekrete gjermane njoftuan se grupi kinez i hakerëve APT 27 ka nisur të sulmojë kompanitë gjermane në disa sektorë përfshirë edhe ato të industrisë farmaceutike dhe të teknologjisë. Zyrtarët thonë se akronimi APT (Advanced Persistent Threat) 27 është pseudonimi për një grup hakerësh kinezë që besohet se sulmon sektorë kritikë dhe ambasada të huaja.

Enti Federal për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV) tha se APT 27 kishte përdorur një variant malware për të sulmuar kompanitë tregtare. BfV tha se që nga marsi i vitit 2021 sulmuesit kishin shfrytëzuar si portë për sulmet dobësitë në softuerin që përdoret zakonisht.

Shefat e shërbimeve sekrete thanë se hakerat gjithashtu mund të përpiqen të depërtojnë në rrjetet e klientëve dhe ofruesve të shërbimeve. BfV nuk dha informacione specifike për kompanitë apo institucionet e sulmuara prej hakerëve.

Cilët janë hakerët?

Sipas BfV grupi i spiunazhit kibernetik APT 27 është aktiv të paktën që nga viti 2010. BfV kishte njoftuar në raportin e saj për mbrojtjen kushtetuese të vitit 2019, se APT 27 ishte pseudonimi i një grupi të njohur gjithashtu si “Emisar Panda”. Grupi me bazë në Kinë thuhet se ka sulmuar edhe ambasadat e huaja për të mbledhur informacione për qeveritë si dhe sektorët e mbrojtjes dhe të teknologjisë.

Biden dhe Xi Jinping

Administrata e Bidenit fajësoi në korrik zyrtarisht Kinën për hakerim masiv të softuerit të serverit të emailit Microsoft Exchange. Shtëpia e Bardhë tha se hakerët kriminelë të lidhur me qeverinë kineze kishin kryer sulme ransomware dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Vetë Microsofti tha vitin e kaluar se një grup që vepron nga Kina ishte përpjekur të vidhte informacione nga disa servera amerikanë, ndër të tjera serverë institucionesh studimore për sëmundje infektive, firma ligjore, universitete dhe organizata joqeveritare. /DW

Tags: Hakerët kinezësherbimet sekrete gjermane

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

Sulmet nga Rusia, zyrtari ukrainas flet pas telefonatës së Biden

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com