Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari paralajmëron firmat: Do të shkatërroheni nëse vazhdoni të futni helme me ushqimet

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Hajdari paralajmëron firmat: Do të shkatërroheni nëse vazhdoni të futni helme me ushqimet

Është zhvilluar sot takimi midis Inspektorit të Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari dhe Kryeinspektorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Agim Ismaili. Në takim u prezantua rregullorja e re për inspektorët e AKU-së, e cila do të bëjë të mundur futjen në një procedurë që çdo akt i çdo trupe inspektimi të mos ketë mundësi të kontestohet aty ku ai bëhet i drejtë dhe i ndershëm. Kështu inspektorët do të kenë më tepër lehtësi, si edhe synohet zhdukja e çdo parregullsie apo korrupsioni gjatë inspektimeve.

“Inspektimet me analizë bazohen në metodologjinë e analizës së riskut, me dokumente standarde, me check lista, me tableta ku gjetjet nënshkruhen në kohë reale elektronikisht pranë biznesit, me filmim të procesit të inspektimit. AKU ashtu si edhe inspektorate të tjera kanë kaluar nga inspektimet me laptop dhe me printer, të cilat kanë qenë një barrë e madhe për inspektorët. Kurse tani operohet me sistemin e inspektimit me tableta.

Trupat e inspektimit duhet të jenë totalisht të pavarura për të zbatuar ligjin në vendimmarrjen e tyre. Unë kam nxjerrë një urdhër që trupa e Inspektoratit Qendror në çdo ankim që do të kenë Inspektoratet Shtetërore në gjykatë, të mbështesë juristët e çdo inspektorati për mbrojtjen e vendimit të marrë”, -u shpreh Hajdari.

Ndërkohë, drejtori i AKU-së Ismaili u shpreh se kjo rregullore do t’i vijë shumë në ndihmë inspektorëve për të kryer sa më mirë kontrollet te subjektet përkatëse.

“Ky është një hap tjetër që do të jetë një ndihmesë për punën tonë. Në mënyrë që ta bëjmë akoma më mirë atë. Kjo rregullore ka brenda edhe përsosjen për ligjin administrativ që vjen në saj të vendimeve gjyqësore.”

Ndërkohë, Hajdari iu drejtua me tone të ashpra firmave të mëdha të cilat sipas tij kërkojnë të futin helme nëpërmjet ushqimeve. Ai thekson se çdo biznes i pandershëm ka vetëm dy mundësi, të formalizohet ose të dalë nga tregu. Në mënyrë që shqiptarëve të mos i rrezikohet jeta nga  ushqimet që konsumojnë.

“Nëpërmjet këtyre inspektimeve të ligjshme me procedurë të rregullt ligjore ne synojmë të ulim barrën e biznesit të ndershëm. Dhe nga ana tjetër biznesi që ka problematika, por që kërkon ndihmë dhe bashkëpunim, do të ketë mundësi ta marr nëpërmjet inspektorëve. Ndërsa bizneset e pandershme që importojnë nga jashtë, që prodhojnë në Shqipëri dhe tregtojnë mallra ushqimorë jo brenda standardeve; do të goditen e do të dalin jashtë tregut.

Nuk ka asnjë shans që ne të mos japim tashmë goditjen përfundimtare të firmave të mëdha që importojnë ushqime jashtë standardeve. Të cilat kalojnë nëpër pika nga toka dhe nga deti.

Nëse do ta shkatërrosh një komb fillimisht e shkatërron te ushqimi dhe te arsimi, pastaj vijnë të tjerat. Njerëz të papërgjegjshëm të cilët guxojnë dhe fusin në territorin e tyre nëpërmjet ushqimit helme. Por, këto biznese të cilët deri tani e kanë kaluar thjeshtë me ndonjë gjobë. Të cilat për hir të sistemit edhe nuk është paguar. Këto biznese ose do të formalizohen dhe ne do t’i ndihmojmë. Por, kush do të prodhojë, importojë apo tregtojë ushqime jashtë standardeve; ajo firmë a administratorë i asaj firme duhet të mendohet mirë. Veçanërisht pas këtij stadi që ka arritur inspektimi në Shqipëri. Pra, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk duan të formalizohen do të shkatërrohen, por me prova,”-përfundon Inspektori i Përgjithshëm./ TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
Basha i kërkon Ramës të largohet nga Kryeministria brenda 15 shkurtit, qeveri tranzitore

Basha i kërkon Ramës të largohet nga Kryeministria brenda 15 shkurtit, qeveri tranzitore

Goli ndaj Dortmundit i rrit vlerat Rashicës, ja cfarë shkruan prestigjiozja ‘Goal’

Goli ndaj Dortmundit i rrit vlerat Rashicës, ja cfarë shkruan prestigjiozja ‘Goal’

I grabitën para dhe celularin një personi në Durrës, pranga tre autorëve

I grabitën para dhe celularin një personi në Durrës, pranga tre autorëve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com