Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Guri dhe Basha njëzëri: Ti harrojmë miqësoret, nuk jemi këtu për xhiro (Video)

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Guri dhe Basha njëzëri: Ti harrojmë miqësoret, nuk jemi këtu për xhiro (Video)

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit italian Chritian Panuccit është grumbulluar në Durrës për të përgatitur dy ndeshjet e parë të turneut UEFA Nacional League ndaj Izraelit dhe Skocisë. Në konferencën e parë për shtyp janë paraqitur Sidrit Guri dhe Migjen Basha. Ky i fundit prej një viti nuk grumbullohej në kombëtare, por tashmë është rikthyer sërish nga tekniku italian.

Ish-sulmuesi i Kukësit që tashmë luan në kampionatin belg me Oostende është shprehur se është në një formë të mirë dhe do të jetë gati për ndeshjet me kuqezinjtë. Me ekipin e ri ai akoma nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, por Guri shprehet se ka mbështetjen e trajnerit dhe se është duke u përmirësuar çdo ditë, pasi atje luhet një futboll tjetër më intensiv se ai në Superligën shqiptare.

“Kam shumë për të dhënë, si për kombëtaren, edhe për klubin, siç e kam menduar unë të ardhmen time. Po mundohem të jap maksimumin në Belgjikë, ndërsa për kombëtaren dihet se motivimi është pa kufi. Më vjen keq për dëmtimin e Roshit dhe Sadikut. Është diçka negative për kombëtaren. Kjo është gjëja më e keqe për çdo futbollist.

Nuk gëzohem, se më krijohen më tepër hapësira. Gjithkush ka vendin e vet në kombëtare. Do të mundohem të jap maksimumin dhe ta meritoj fanellën kuqezi. Gjithsecili ka peshën dhe përgjegjësitë e veta, do të jap gjithçka me kombëtaren. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. T’i harrojmë miqësoret që kaluan dhe të shohim përpara, nga dy ndeshjet e radhës.

Më mungon goli? Sulmuesi futet në presion vetvetiu. Është një rol që ta krijon këtë gjë, nga mosshënimi i golit. Lojtari duhet të jetë sa më i qetë dhe goli do të vijë. Trajneri në Belgjikë më ka ndihmuar shumë. Ndodh, edhe mund të mos shënosh në disa ndeshje, por me rëndësi është të mos dekurajohesh.

Nuk kam ardhur në kombëtare si për xhiro, por të jap maksimumin. Objektivi është suksesi i kombëtares, pak rëndësi nëse shënoj unë, Migjeni apo dikush tjetër. Në Belgjikë po provoj një nivel totalisht tjetër, në krahasim me Kukësin dhe Superligën Shqiptare. Është ndryshim i madh, ndaj po mundohem dita-ditës të përshtatem. Trajneri më ka dhënë besim që në fillim, më ka përfshirë në formacion rregullisht, ndaj ndihem mirë në këtë drejtim. Por, ka shumë ndryshim si kampionat dhe duhet të përshtatem.

Roli im kryesor është sulmues qendre, por në ndihmë të kombëtares mund të bëj çfarëdolloj roli, ku të më caktojë trajneri. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme, mjaft domethënëse. Duhet të japim maksimumin, duke mos e mbajtur kokën mbas, nga miqësoret. Ftoj tifozët të na mbështesin, sepse ata janë forca jonë. Besoj se do të jenë aty për ne, siç kanë qenë gjithmonë për kombëtaren. Le t’i marrim me radhë ndeshjet, të mos shohim shumë larg, nga Europiani”.

Ndërsa Migjen Basha e sheh rikthimin në kombëtare si të ishte grumbullimi i parë për të, ai është dakord me lënien jashtë në disa ndeshje nga tekniku italian pasi skuadra do të ketë nevojë shumë shpejt që të rinovohet dhe kur të vijë ai moment duhet të jetë gati. Basha po ashtu është i qartë se tashmë eksperienca e lojtarëve të vjetër duhet të shfrytëzohet në maksimum për të ambientuar sa më shpejt prurjet e reja. Po ashtu ai ka folur edhe për kalimin e Mërgim Mavrajt te skuadra e Aris të Selanikut ku luan dhe Basha aktualisht.

“U bë gati një vit që mungoj këtu, për disa arsye. Pata një dëmtim fillimisht, pastaj trajneri mendoi t’u jepte shansin lojtarëve të rinj. Jam shumë i lumtur që jam sërish pjesë e kombëtares dhe ndihem si herën e parë.

Nuk duhet me u ndal aq shumë te miqësoret e kaluara, ku jemi mundur, por të reagojmë menjëherë pas një disfate, sikurse bëmë pas humbjes me Luksemburgun. Në ndeshjet e fundit nuk ishte kombëtarja që jemi mësuar të shohim, ndaj duhet të reagojmë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta, sepse kemi pësuar dy disfata në miqësore.

Ka pasur lojtarë të rinj, trajneri ka eksperimentuar, ndaj nuk ka qenë kombëtarja e plotë. Jo vetëm eksperienca ime, por e të gjithëve vlen në kombëtare. Është normale që do të ndryshojë kombëtarja. Në Europian ishim një gjeneratë, që po vjetërsohet. Avash-avash duhet rinovim. Por, ndonjëherë nevojitet edhe eksperienca. T’i ndihmojmë lojtarët e rinj të përshtaten me ekipin. Një ditë do të vijë momenti që ta lëmë kombëtaren, sepse vitet kalojnë dhe kjo është diçka e natyrshme. 

Shumë lojtarë i kemi pa ekipe, por këtë problem e kemi hasur përherë. Me rëndësi është që lojtarët të stërviten mirë dhe të jenë të gatshëm e të japin maksimumin për kombëtaren. Për ta marrë një rezultat të mirë kundër Izraelit, duhet të kemi edhe fat, edhe eksperiencë. Izraeli është një kundërshtar i fortë. Eliminatoret e kaluara, ndaj tij, në ndeshjen e parë kemi humbur në shtëpi, pastaj reaguam bukur në kthim.

Kalimi im tek Aris në Greqi ishte në funksion të ruajtjes së pozicionit në kombëtare, sa më shumë të jetë e mundur dhe sa të më lejojnë vitet. Duhet të jemi të qetë, pavarësisht situatës nga e cila vijmë. Disfata në ndeshjet e fundit duhet harruar, sepse tani nisim një cikël eliminatoresh zyrtare. Mavraj tek Aris? Shanse ka, por palët janë në kërkim të akordit financiar”.

Tags: bashaGuriharrojmëJemikëtuMiqësoretVideoxhiro

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste
Aktualitet

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

17:28 | 20/12/2025
Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj
Aktualitet

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

17:26 | 20/12/2025
Next Post
Arrestohen minorenët që vidhnin gomone dhe varka

Arrestohen minorenët që vidhnin gomone dhe varka

Dibrani që sulmoi Enverin më 1948-ën: Po i bën popullit varrin, me urdhër të serbëve! (Video)

Dibrani që sulmoi Enverin më 1948-ën: Po i bën popullit varrin, me urdhër të serbëve! (Video)

Trajneri i Francës tregon sekretin: Ja si të ndaloni Messin

Messi “përjashtohet” dhe nga FIFA, ja tre kandidatët për çmimin “The Best”







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

by mirseda
21:02 | 20/12/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth...

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

Rama pret trupin diplomatik në mbrëmjen e fundvitit: Krenarë për Shqipërinë!

20:52 | 20/12/2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Berisha i përgjigjet demokratit në Kurbin: Ja pse na duhen

19:27 | 20/12/2025
Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

Takim në Kurbin, Berisha: Shqipëria në diktaturë, lista s’është e plotë

18:54 | 20/12/2025
Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

Big Brother VIP 5 nis live, zbulohen detaje për konkurrentët

18:28 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com