Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gudar Beqiraj: Si më bindi presidenti Meta të tërhiqesha nga Akademia e Shkencave

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj tregon të gjitha arsyet që e çuan në dorëheqje nga posti që u zgjodh vetëm para pak kohësh. Beqiraj nuk arriti të dekretohej, kjo për shkak të dorëheqjes së tij, për të cilën rrëfeu se e kishte bindur presidenti Ilir Meta.

gudar

 I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Beqiraj tregon detajet nga biseda me presidentin e republikes Ilir Meta, por edhe marrëdhëniet me kryeministrin Rama. Beqiraj bëri një radiografi të gjendjes së kësaj akademie, por edhe mënyrës që sipas tij mund të dalë nga kjo gjendje.

Për dorëheqjen

Beqiraj: Nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend të jepja dorëheqjen. Isha zgjedhur brenda rregullave të përcaktuara dhe nuk kisha asnjë dilemë. Por presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin e kam patur student, pas dy muajsh nga zgjedhja ime si kryetar, më thirri në zyrë dhe më sugjeroi të dorëhiqesha. Unë u binda. Nuk mund të merrja unë koston e asgjesimit të Akademisë. Tani jam vërtetë i çliruar nga një peshë që nuk kishte pse ta kisha unë. Ishte një sugjerim i drejtë i zotit Meta edhe pse unë mund të vazhdoja punën normalisht sepse ligji nuk përcakton zhdekretim, as afat dhe në këtë mënyrë unë isha komod liogjërisht. Por kjo nuk do ishte zgjidhje sepse quhej konflikt. Sa i përket kryeministrit Rama unë nuk e kam takuar prej shumë vitesh. Me të kurrë nuk kam patur as mosmarërveshje, e as kontakt. Madje në vitin 2008 kur ishte kryetar i Bashkisë më dha titullin nder i qytetit të Tiranës. Kam përshtypjen se ka marrë këshilla të gabuara. Ka një fakt interesant. Vetëm dy orë përpara se të takoja Metën, kryeministri Rama kishte dhënë aprovimin për dhënien e fondeve për Akademinë e Shkencave, pra kishte kthyer atë që kishte premtuar se nuk do ta jepte.

Për zgjedhjen si kryetar

Beqiraj: Sa për atë që akzuan se nënkryetari u zgjodh kryetar dhe kryetari u zgjodh nënkryetar, unë u them se këtë e përmban ligji dhe nuk është shkelje. Të gjithë votuan dhe derisa zgjedhje është me 50 plus 1 të votave atëherë këtu nuk ka asnjë gabim. Ishte një proces tepër rigoroz dhe pas asnjë lëshim.

Për lobingjet

Beqiraj: E them me përgjegjësi, në Akademinë e Shkencave nuk ka dhe nuk ka patur lobingje as për zgjedhjen e  drejtuesëve, e as për zgjedhjen e anëtarëve të akademisë. Të pakënaqurit nga jashtë janë ata që kanë humbur garën për të qenë anëtarë të akamdemisë së shkencave dhe ky është problem i tyre.

Për reformën

Beqiraj: Aktualisht Akademia e Shkencave është pothuajse e shuar dhe nuk funksionon pavarësisht se edhe me këtë situatë aty është bërë një punë e madhe. Reforma në akademi do të thotë kthimi i instituteve pranë saj. Aktualisht nuk ekzistojnë instituti i Fizikës Bërthamore, Instituti i Biologjisë dhe ai i Gjeorgrafisë si dhe Insituti i Informatikës. Por këto janë pasuri kombëtare që nëpëmrjet tyre janë ndërtuar vepra madhore për vendin. Unë di që të gjithë qeveritë e kanë anashkaluar akademinë e shkencave në vend që ta përkrahnin dhe ti merrnin mendim asaj. Di që deri në vitin 1990 kryetari i Akademisë së Shkencave merrte pjesë deri në mblejdhjet e qeverisë. Ndërsa pas vitit 1990 qeveritë nuk kanë dashur tia dinë fare për akademinë.

Për Akademinë e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Beqiraj: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë kurrë një akademi të përbashkët. Kjo do ishte nonsens. Janë dy shtete të pavaruara dhe duhet të kenë edhe dy akademi përkatëse. Nuk mund të kemi dy shtete me një akademi. I rëndësishëm është bashkëpunimi që është në nivelet e duhura.

Tags: ASHbindidoreheqjaGudar Beqirajilir meta

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

“Buxheti 2018, pastrim i parave të krimit”, Rama i përgjigjet Bashës

Ironizon deputeti i LSI: Mbjellja dhe tregtimi i hashashit të jepet me koncesion

Vettingu/ Ja kush janë 6 gjyqtarët e Tiranës që do u kontrollohen dosjet







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com