Është hedhur sot shorti në Gjykatën e Tiranës, ku janë përzgjedhur për verifikim për shkak të Vettingut 6 gjyqtarë.
Konkretisht, gjyqtarët që do i nënshtrohen verifikimit janë Brunilda Kadi, Brunilda Kasmi, Artan Lazaj, Astrit Faqolli dhe Bledar Abdullai.
Këta janë gjyqtarët e parë nga gjykata e Tiranës që do kalojnë në filtrin e Vettingut.
Komisionerët e pavarur të kualifikimit kanë përzgjedhur deri më tani 25 dosje, ndërsa sot u përzgjodhën 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati.
Artan Lazaj, ish anëtar i KQZ-së, ka qenë në listën e gjyqtarëve që iu refuzua viza nga ambasada amerikane.