Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Grupi i iranianëve do të largohej nga Kosova pas sulmit, ishin gati për ‘luftë’ me policinë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Grupi i iranianëve do të largohej nga Kosova pas sulmit, ishin gati për ‘luftë’ me policinë

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me organizatën terroriste iraniane që dyshohet se do të kryente akte terroriste në Shqipëri. Celula e cila përbëhej nga 12 persona, në territorin shqiptar ishte përgatitur edhe për t’iu kundërpërgjigjur me armë forcave të rendit, në rast se do të zbuloheshin.

Burime kofidenciale nga SHISH pohojnë se atentatorët kishin si plan arratisje nga vendi ynë drejt Kosovës, pasi të kryenin aktet terroriste. Personi që u monitorua e ndjekur në distancë ka qenë Alireza Neghashazadeh, një ish-anëtar i “MEK”, i cili ka nënën e tij në kampin e muxhahedinëve “Hashraf 3” në Manzë të Durrësit.

“ABC News” ka mësuar nga grupi hetimor se Alireza ka ndihmuar më të dhëna krerët e regjimentit special të Gardës Revolucionare të Iranit, ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.

Dyshimet janë se ish-anëtari i MEK ka siguruar foto dhe video nga brenda kampit të Muxhahedinëve në Manzë, nga ku mund të kryhej edhe akti terrorist në mars të 2018, kundër opozitës së në ekzil të Iranit. Veprimtaria terroriste e Alireza u zbulua edhe nga agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, të cilët kishin faktuar edhe më herët lidhjet e tij me drejtuesin e trupave elitë “QUDS”, Peyman.

Për herë të fundit Alireza Neghashazade ka qenë në vendin tonë rreth 2 muaj më parë me pasaportë austriake, ku dhe pse u ndalua dhe u pyet nga forcat e antiterrorit të Policisë së Shtetit, ai u la përsëri i lirë. Ndërkohë rol të rëndësishëm për realizimin e aktit terrorist që mbeti në tentative do të kishte edhe bosi heroinës Abduselam Turgut.

Shtetasi turk do të siguronte municionet luftarake dhe eksplozivin nëpërmjet lidhjeve me rrjetet kriminale që ka Shqipëri.  Turgut, gjithashtu kishte si drejtues Peyman, i cili kishte ideuar sulmin që mbeti në tentativë në kampin e Muxhahedinëve. Anëtari i katërt që është nën hetim u identifikua si Melekzadeh.

Askush nga personat e celulës terroriste nuk është prangosur, dhe ndodhet në vende të ndryshme si Turqi, Iran apo Austri. Për këtë arsye, Policia e Shtetit i ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.  /abcnews.al

 

Tags: iranianëtMuxhahedinëtsulmi

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Pasi bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca del me tjetër “skenar”

Pasi bllokoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Franca del me tjetër "skenar"

“Përse kjo dyfytyrësi? Kemi ngrënë bukë bashkë”, Laert Vasili bën për ‘ujë të ftohtë’ Bujar Alimanin

"Përse kjo dyfytyrësi? Kemi ngrënë bukë bashkë", Laert Vasili bën për ‘ujë të ftohtë’ Bujar Alimanin

Majlinda Halilaj ‘pushtoi’ rrjetet sociale, Basha flet për deputeten që e zëvendësoi

Majlinda Halilaj 'pushtoi' rrjetet sociale, Basha flet për deputeten që e zëvendësoi







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com