Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gruas i kushton lidhja e dashurisë 72 milionë lekë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gruas i kushton lidhja e dashurisë 72 milionë lekë

Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në forma nga më të ndryshmet. Këtë herë gazetarët e “Stop” kanë sjellë në vëmendje një rast mashtrimi, duke përdorur lidhjen e dashurisë.

Irena Hysi ka drejtuar në “Stop” ankesën se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash duke mos ia kthyer kurrë. Irena është njohur me qytetarin Genci Çiçi në vitin 2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo më.

“Ai u paraqit si i divorcuar. E vazhduam lidhjen për më shumë se 1 vit e gjysmë. Ai u paraqit si një person që i interesonte lidhja me mua. Pak kohë pasi ishim lidhur, fillon të kërkojë borxhe. Për dy raste ka qenë korrekt, i ka marrë dhe i ka sjellë përpara”.

https://www.youtube.com/watch?v=P8ed4_JEWdQ&feature=emb_title

Shuma, që Genci Çiçi i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës.

“Pastaj filloi të kërkoi shuma të ndryshme. Njëherë për ditëlindjen e vet ku festoi 50-vjetorin, kur ka pasur një gjyq, sipas tij, në Gjermani. Këto do m’i sillte sipas tij në fund të Dhjetorit 2015. Kur fillova të kërkoj këto shuma, ai më hapi në telefon pamjet e një vile, tha do ta shes dhe do të më lante borxhet mua. Kur i them që kur do m’i kthesh këto lekë, ai thotë që më datë 27 Dhjetor do i kesh lekët. Më 27 Dhjetor mbyll telefonin dhe vjen më datë 4,5 Janar. Unë kam qenë në Spitalin Amerikan, kam vënë dy unaza. Më mbrapa kuptova që jo. Ka marrë njëherë 2 mijë Euro, më pas 2 milionë lekë. Më  pas u ankua për shëndetin e nënës së vet dhe më kërkoi nëpërmjet telefonit 500 mijë lekë.Në total kanë qenë 72 milionë lekë shifra që më ka marrë. Zotëria kur merrte lekët nxirrte edhe shifrën nga xhepi që thoshte që futi tek lista ime”.

Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, siç i kishte thënë Irenës.

“Në momentet kur vëllai i zotërisë mori titullin mjeshtër i madh nga Presidenti Bujar Nishani, aty shikoj nënën e zotërisë që nuk ishte e sëmurë. I kishte flokët, sepse sipas këtij ia kishin qethur flokët. Aty dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Zotëria ishte i martuar dhe nuk ishte i divorcuar”.

Veç kësaj Irena mësoi se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Çiçin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha.

“Rastësisht me një shtetase gjermane zbulova se edhe kjo shtetase kishte marrëdhënie me zotërinë dhe i kishte marrë vlera të holla njësoj si unë. Ajo kishte 6 vjet dhe unë 1 vit e gjysmë. Kuptova që zotëria po më mashtronte dhe fillova më me insistim t’i kërkoja lekët. Nuk po m’i kthente. Më pas filloi të më mbyllte telefonin”.

Qytetarja: Genci ka patur një motër në Gjermani dhe kështu kemi hyrë në muhabet me Gencin. Më kupton? Dhe vjehrra ime…, kur kam bërë dasmën unë, e kam bërë te lokali i Gencit. Dhe aty është…

Denoncuesja: Aty është njohur me Gencin ajo?

Qytetarja: Po aty është njohur dhe që atëherë, filloi avazi. Unë e kam dit gjithmonë, po se ca ka bërë ajo me lekët e veta, unë nuk kam ndërhyrë, se në fund të fundit, ca më duhet mua?! Dhe kur i kam thënë unë, ajo ka thënë: ça të duhet ty, s’është leku jot, është i imi. Shiko! Ai i ka marrë njëherë 20 mijë euro. I ka marrë 35 (mijë euro). Vajtën 55. I ka marrë një shumë pastaj, 50 mijë euro. Po ne ia kemi dhënë me noter të gjitha. Kjo e donte dhe e ndihmonte, kuptohet.

Denoncuesja: Po burri i vet e dinte, që kjo kishte lidhje?

Qytetarja: Po burri i vet e mori vesh tani, më vonë e mori vesh. Ka 5 vjet e gjysmë, që ia ka dhënë, që ia ka marrë lekët ai. Dhe do të t’i jap, do të t’i jap… Kur e fituam gjyqin e parë ne, që e hodhëm në gjyq, e fituam. Kishte për ta ekzekutuar. I erdhi përmbaruesja në shtëpi. Atëherë, ka garantuar shtëpinë e Bujarit ai. Mbas disa muajsh ky shkon me vjehrrën time tek noterja dhe i thotë hajde këtu, unë do të blej një shtëpi, për lekët, që të kam, po firmos cikë këtu. Dhe aty ka marrë firmë për tjetër gjë. Aty ka dhënë firmën, që gjoja e ka likujdu vjehrrën time. Ai pretendonte, po doli e falsifikuar, se ne morëm përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. Se ajo është e huaj. I ka gjyqet e përfunduara, vetëm për t’i ekzekutuar i ka. I ka të marra.

Irena Hysi tregoi, se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Çështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi, që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me  gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

“Vendosa të konsultohem me avokatë dhe të marr rrugë ligjore. Çështja kaloi në gjykatë. Prokurori vendosi që zotëria të dënohet me 7 muaj burg. Gjykata e dënon me 5 vite burg dhe pezullimin e këtij vendimi me 2 vite shërbim prove”.

Për çështjen ka hapur edhe gjyq civil.

“Përveçse më ka lënë me një dëm psikologjik më detyrohet edhe me vlerën 72 milionë lekë. Ai e mohon këtë gjen dhe pretendon se m’i ka dhënë ai mua. Pas një kalvari prej 3 vitesh nëpër gjykata i kërkoj emisionit “Stop” ndihmë për të zbardhur këtë çështje që çdokush të marrë atë që meriton”. /tvklan.al

Tags: 72 milion lekedashuriagruaja

TË LIDHURA

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

16:13 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve
Politikë

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave
Politikë

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Next Post
Fakte tronditëse/Berisha: Policia hodhi armën në rrugë, kërcënoi bizneset

Nuk ndalen të shtënat në vend, plagosje me armë zjarri në Korçë

A janë “ngjitëse” sëmundjet e zemrës? Studimi i fundit mendon se po

A janë “ngjitëse” sëmundjet e zemrës? Studimi i fundit mendon se po

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Një mbrojtës të dhënash nga Hamburgu kërkon të ndalojë Facebook-un







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

by mirseda
16:13 | 17/01/2026
0

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi...

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

“67 miliardë euro të vjedhura në 12 vite”, Berisha flet me shifra dhe paralajmëron: Do auditojmë

14:44 | 17/01/2026
Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

Grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor”, Rama zbulon emrat e ministrave

14:24 | 17/01/2026
Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

Rama ka pushtuar parlamentin dhe po merr pushtetin e drejtësisë’, Berisha thirrje qytetarëve

13:28 | 17/01/2026
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të të paraburgosurit

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata vendos masat e sigurisë për tetë të arrestuarit

13:24 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com