pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibombetistpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahisteosbetcashwintambet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbettambetholiganbetbetistcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomkopazargrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Një mbrojtës të dhënash nga Hamburgu kërkon të ndalojë Facebook-un

5 vjet ago
in Bota, Kryesore

Një mbrojtës të dhënash nga Hamburgu i ka dërguar një urdhëresë Facebook-ut, ku i kërkon gjigandit të internetit që të mos marrë të dhëna nga shërbimi messenger, Whatsapp. Kjo duhet të fillojë që ditën e shtunë (15.05).

Johannes Caspar, mbrojtës të dhënash nga Hamburgu i Gjermanisë i ka kërkuar Facebook-ut, të mos përdorë të dhënat personale që ai ka në shërbimin messenger, Whatsapp. Sepse që ta bëjë këtë duhet të ketë bazë të mjaftueshme juridike, bëri të ditur ditën e martë (11.05) zyra që është përgjegjëse për Facebook-un në Gjermani. Konkretisht bëhet fjalë për aktualizimin e kushteve të përdorimit të Whatsapp-it.

Kushtet e reja do hyjnë në fuqi të shtunën e ardhshme (15. maj).  Ato i mundësojnë shërbimit messenger ndarjen e të dhënave me Facebook-un dhe aktorët e tjerë të koncernit, si për shembull Instagramin. Kush nuk e jep pëlqimin për këtë nuk mund ta përdorë më

Whatsapp-in as për afat të shkurtër, as për afat të gjatë. Kundër kësaj gjëje ka dërguar urdhëresën i ngarkuari me mbrojtjen e të dhënave në Hamburg, Johannes Caspar.

“Keqkuptim themelor”

Caspar paralajmëron ndër të tjera se me kushtet e reja të përdorimit mundësohet përdorimi i të dhënave për t’u lidhur me produktet e kompanisë së Facebook-ut. Marrëveshja që bazohet në rregulloren bazë për mbrojtjen e të dhënave vlen për maksimalisht tre muaj. Meqenëse përgjegjëse për Facebook-un në Europë është zyra irlandeze e mbrojtjes së të dhënave, Caspar do që të fusë në lojë Komisionin Europian për mbrojtjen e të dhënave, (EDSA) në mënyrë që të merret një vendim në nivel europian, siç bëri ai të ditur (11.05).

Një zëdhënës i Whatsapp-it tha se urdhëresa bazohet në një “keqkuptim themelor”, për qëllimin e kushteve të reja të përdorimit prandaj ajo nuk ka „bazë legjitime”. Kështu që nuk do të ketë ndryshime në realizimin e kushteve të reja të përdorimit. 

Shkëputje graduale

Whatsapp ka në Gjermani gati 60 milionë përdorues. Në muajin janar Whatsapp-i njoftoi ndryshimet që do bëhen duke marrë kritika të shumta nga e gjithë bota. Që nga ajo kohë rivalët e Messengerit, si Signali dhe Telegrami kanë shënuar rritje të madhe të popularitetit. Prandaj Whatsapp e shtyu për në muajin maj aplikimin e rregullave të reja dhe ndryshe nga njoftimet e bëra më parë, tha se përdoruesit që nuk e aprovojnë aktualizimin e ri do të kenë mundësi ta përdorin pa kufizim shërbimin e chatit. Disa javë më vonë filloi reduktimi hap pas hapi i funksioneve të përgjithshme. Fillimisht përdoruesve iu bllokua lista e chatit, siç bëri të ditur Whatsapp në një artikull blogu. Por telefonatat audio dhe video do vazhdojnë të jenë në përdorim, si dhe dhënia e përgjigjeve me Chat kur merren mesazhe. Disa javë më vonë Whatsapp nuk dërgonte më tek smartphonet e përdoruesve as telefonata as lajme. Gjatë gjithë kësaj kohe, përdoruesve u kujtohej se duhet të aprovojnë ndryshimet e bëra.

Pse ndodh kjo e gjitha? 

Rrjeti më i madh online në botë Facebook pati blerë në vitin 2014 Whatsapp-in me rreth 22 miliardë dollarë. Me këtë çmim blerjeje Facebook-u largoi nga tregu një nga rivalët më potencialë, por Whatsapp-i nuk ka sjellë ndërkohë ndonjë kontribut në fitimet e koncernit. Nëpërmjet reklamave u njoftua njëherë që Whatsapp-i mund të përdorej në sektorin narrativ, ku përdoruesit mund t’u shpërndanin kontakteve të tyre fotografi dhe video për një vit. Por ideja nuk gjeti përkrahje. Plani aktual është që të fitohen para, kur firmat të komunikojnë me klientët e tyre nëpërmjet Whatsapp-it, dhe kushti kryesor që të arrihet kjo është ndryshimi i rregullave të përdorimit. /DW/

Tags: facebookhamburgute dhenat personale

TË LIDHURA

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026
Aktualitet

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026
Aktualitet

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026
Next Post

Pogradec/ 4 në pranga për prostitucion, dhe pronari e administratorja e hotelit

SHBA, përplasje në Senat rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor

Meta për infermierët: U jemi mirënjohës, nuk duhet të largohen







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

by mirseda
22:59 | 11/06/2026
0

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në Tiranë. Marshimi vijon me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Një...

Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

22:47 | 11/06/2026

Thirrje për protestën e nesërme: Administrata t’i bashkohet popullit kundër antimitingut të Ramës

22:23 | 11/06/2026

Trump: Kemi marrëveshje me Iranin, Ngushtica e Hormuzit do të rihapet menjëherë

22:08 | 11/06/2026

12 ditë protestë, “Rama dorëhiqu”! Marshimi vijon në Tiranë: 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

22:06 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com