Greqia nuk po ‘lufton’ vetëm me valën e të nxehtit, me infektimet në masë nga pandemia, por është tronditur edhe nga një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter. Mediat në vend raportojnë se lëkundjet u regjistruan në ishullin Tilos.
Kjo ishte lëkundja e tretë e fortë që është ndjerë në zonë, që nga fillimi i goditjeve të lehta. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ndodhej në zonë detare, 27 kilometra në jugperëndim të Tilos, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Banorët janë shqetësuar, pasi gjatë ditëve të fundit në zonë është vënë re një aktivitet intensiv sizmik.