Një grua është vrarë të shtunën në Shën Petersburg, e ndërsa krimi i rëndë ka ndodhur nga babai i fëmijës së saj, pseudonimi i të cilit është “Bambi”. Policia ofron 5 mijë dollarë, kush ndihmon për të kapur vrasësin. 27-vjeçarja u qëllua për vdekje në makinën e saj para dy fëmijëve të saj të “tmerruar”, njëri prej tyre foshnje që ishte ulur në prehrin e saj.
Joana Peca, 27-vjeç, u qëllua në mënyrë të përsëritur në fytyrë rreth orës 17:30. Policia njofton më tej se gruaja është gjetur pa shenja jete në makinë, e fatmirësisht, fëmijët e saj nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Fëmija i saj i madh ishte në sediljen e pasme gjatë të shtënave, thanë autoritetet. “Fëmijët ishin të padëmtuar, por të tmerruar nga ajo që sapo kishte ndodhur”, tha Sandra Bentil, një zëdhënëse e Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, sipas W TVT.
“Dy fëmijë të vegjël sot do të shkojnë në shtrat pa nënën e tyre, dhe ne me të vërtetë do të donim të merrnim drejtësi për ata që janë përgjegjës, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj”, tha Bentil.
Babai i foshnjës, Benjamin Robert Williams, i njohur gjithashtu si “Bambi”, dyshohet për vrasjen. Williams është i lidhur me “disa” hetime të hapura vrasjesh, raportoi Times.
Një shpërblim deri në 5.000 dollarë po ofrohet për informacionin që çon në arrestimin e tij. Policia e përshkruan atë si “të armatosur dhe të rrezikshëm”.
Burimi i lajmit: New York Post. Përshtatur nga Tirana Today