Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Greqia në karantinë: Ambasada Shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Greqia në karantinë: Ambasada Shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ka dhënë një njoftim pas reagimeve të shumta të emigrantëve lidhur me pezullimin e shërbimit.

Ambasada njofton se do të vazhdojë normalisht shërbimin e saj, dhe nuk do të mbyllë shërbimin konsullor nga data 9 deri në 30 nëntor, siç kishte paralajmëruar më parë.

Vendimi për mbylljen e sporteleve ishte bazuar në vendimin e qeverisë greke për izolimin e përgjithshëm, i cili kufizon shërbimet dhe lëvizjet në territorin grek për shkak të situatës së Covid-19.

Ambientet e ambasadës do të dezifektohen disa herë në ditë,ndërsa masa janë marrë edhe për termometrimin e personave që do të hyjnë brenda ambienteve të përfaqësive tona diplomatike në Greqi.

NJOFTIM I ZYRËS KONSULLORE ATHINË

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Në vijim të komunikimit tonë të mëparshëm, duke marrë shkasë nga e-mailet e shumta drejt postës sonë elektronike nga qytetarët tanë të cilët shprehin shqetësimin madhor të skadimit të vlefshmërisë së dokumenteve të tyre qëndrimit të cilat  kanë varësi të drejtpërdrejtë nga vlefshmëria e dokumenteve të tyre biometrikë, pas shqyrtimit të gjithë aspekteve ligjore të masave të reja kufizuese të shpallura nga autoritetet greke për periudhën 7 – 30 nëntor 2020, ju bëjmë me dije se:

Zyra Konsullore Athinë do të vijojë shërbimin në sportel për qytetarët, me rregulla të përshtatura me situatën aktuale, si më poshtë:

➢ Duke filluar nga dita e hënë, datë 9 nëntor 2020, Zyra Konsullore Athinë do të ofrojë shërbimin për pajisje me dokumente biometrikë për të gjithë ata shtetas që u ka kaluar afati i skadencës së dokumenteve  ose që janë në prag skadimi. Paraqitja pranë Zyrës Konsullore  do të kryhet sipas planifikimit paraprak:

– Për aplikimet e reja në e-albania, në bazë të mesazhit elektronik dërguar automatikisht nga sistemi  në postën tuaj elektronike.

– Për takimet e humbura dhe pa pasur nevojë për aplikim të ri, në bazë të  kërkesës suaj në postën tonë elektronike [email protected]  duke theksuar datën të cilën konsideroni të përshtatshme për paraqitjen tuaj dhe me miratim të Zyrës Konsullore.

➢ Për veprime të tjera konsullore (prokura, vërtetime, deklarata etj) vetëm për raste emergjente dhe vetëm pas miratimit të kërkesës suaj  të argumentuar nëpërmjet postës sonë elektronike [email protected].

Sjellim në vëmendjen tuaj se paraqitja në Ambasadë duhet të kryhet pas marrjes së mesazhit elektronik me datën dhe orarin e caktuar të takimit dhe në respektim të plotë të rregullores së qarkullimit të qytetarëve brenda territorit grek siç është publikuar nga autoritetet greke (SMS në numrin 13033: 3_ Emër Mbiemër , Adresa e vendbanimit). Gjithashtu respektimi i protokollit të sigurisë së shëndetit publik (mbajtja e maskës brenda dhe jashtë ambjenteve të Zyrës Konsullore, ruajtja e distances së sigurisë, dezinfektimi i duarve me solucionet e vendosura brenda hapësirës së Zyrës Konsullore) është detyrim.

Duke qenë se masat e reja parashikojnë kufizim të lëvizjes nga një rreth në tjetrin dhe për të shmangur penalizimet e mundshme, udhëzojmë bashkëatdhetarët tanë me banim jashtë rrethit të Atikës, të shmangin në këtë periudhë mbyllje kombëtare marrjen e shërbimeve pranë Ambasadës ose të marrin paraprakisht miratimin e autoriteteve lokale greke për lëvizjen e tyre.

➢ Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

–  Emër Mbiemër

–  Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

–  Foto e faturës së aplikimit.

–  Numri i telefonit celular.

Theksojmë se nuk nevojitet  ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedures së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumeneteve të tyre biometrikë.

?Për çdo sqarim të mëtejshëm jeni të lutur të na kontaktoni gjatë orarit zyrtar në numrat tanë fiks të telefonit  si dhe nëpërmjet postës sonë elektronike [email protected]. Për rastet emergjente  mbetet në dispozicion numri ynë i emergjencës +30 6941658183 i cili funksionon 24 orë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin.

 

 

 

 

 

 

 

Tags: ambasada shqiptare ne greqiemigrantenjoftim

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

22:55 | 17/04/2026
Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion
Aktualitet

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë
Aktualitet

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Next Post
Kristiano Ronaldo rezulton pozitiv me koronavirus

Ronaldo i kërkon Juventusit të transferojë ish-lojtarin e Real Madrid

Votimi i Kodit Zgjedhor, Bardhi: Rama nuk ndryshon nga Lukashenko

Hetimet për pasurinë e deputetit Ervin Bushati, PD letër SPAK-ut

Ilir Meta duhet të bëjë betejën e tij reale me SHBA

Meta kthen ligjin ‘Për gjendjen civile’: Sjell kaos në listat e zgjedhësve







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha nga QSUT: Hodhën helme që përdoren për verbimin e arinjve, granata zhurmuese e bomba

by mirseda
22:55 | 17/04/2026
0

Nga QSUT kreu i PD Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. Berisha vizitoi mbrëmjen e...

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

Ethet e finales së madhe të “Big Brother VIP”, Ledion Liço: E pamundur të mos ketë emocion

22:52 | 17/04/2026
Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

Dy opinionistët e “Big Brother VIP” kanë rrëfyer eksperiencën e tyre në këtë edicion të pestë

22:50 | 17/04/2026
Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

Inter afrohet edhe më shumë me titullin, thyen Cagliarin

22:44 | 17/04/2026
Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

Protesta mbyllet pas 3 orësh: mbi 20 të shoqëruar, të lënduar dhe reagimi i Berishës

22:28 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com