Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Greqia kryeson për stokun e investimeve në Shqipëri

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Greqia kryeson për stokun e investimeve në Shqipëri

Greqia vijon të kryesoje stokun e investimeve të huaja në vendin tonë, edhe pse vendi fqinj prej vitesh po kalon një periudhë të vështirë ekonomike. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë për stokun e investimeve të Huaja Direkte, në vend të parë është Greqia, me kompanitë e së cilës kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në telekomunikacione dhe banka. Stoku i investimeve greke në Shqipëri në tremujorin ë parë të 2018  ishte 1.29 miliardë euro, ose 18 e totalit të investimeve në Shqipëri nga të huajt pas viteve ’90 (në total stoku i investimeve të huaja është 6.88 miliardë euro në fund të tremujorit të parë).

Dy operatorët më të mëdhenj të telefonisë celulare, Vodafone dhe Telekom Albania janë me kapital grek. Bankat kanë qenë një tjetër sektor i preferuar, por që tashmë po tërhiqen gradualisht nga Shqipëria. Deri në vitin 2009, pesha e bankave me kapital grek në totalin e aktiveve të sistemit ishte rreth 24%, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa sot ka zbritur në rreth 14%, teksa pas krizës greke të borxheve, ato filluan tërheqjen dhe reduktimin e aktivitetit. Credit Agricole ishte e para që u largua nga Shqipëria disa vjet më parë, ndërsa së fundmi u shit dhe banka Kombëtare e Greqisë tek Banka Amerikane e investimeve. Në shitje është edhe Tirana Bank dhe e vetmja që reziston është Banka Alpha.

Në tremujorin parë 2018, stoku i investimeve greke në Shqipëri shënoi rritje prej 1.6 % në krahasim me fundin e vitit.

Edhe në tremujorin e dytë Zvicrra vijon të mbajë vendin e dytë me një stok investimesh prej  mbi 1 miliardë eurosh.  Në krahsim me fundit e vitit stoku i investimeve nga Zvicërra u rrit me 122 milionë euro ose 13.7 për qind në krahasim me fundin e vitit. Më shumë sesa interes i kompanive zvicerane, kjo rritje është meritë e gazsjellësit TAP, që është i regjistruar si seli qendrore në këtë shtet, por që në fakt përbëhet nga një konglomerat kompanish nga shumë vende të Europës.

Si investitor i tretë ka kaluar Kanadaja (prej shumë vitesh i dyti), me 883 milionë euro. Efektin e ka dhënë Bankers Petroleum, e cila ndonëse tashmë është shitur te kinezët e Geo Gade, konsiderohet me kapital kanadez.

Në vend të katërt është Holanda, me 896 milionë euro, përmes kompanisë, që po ndërton hidrocentralet mbi lumin e Devollit. Ndonëse tashmë, HEC i Devollit po ndërtohet nga norvegjezët e Statkraft, Banka e Shqipërisë e pohon se investitori direkt i Statkraft është holandez.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe ka numrin më të madh të bizneseve të huaja renditet e pesta për nga stoku i investimeve, me 656 milionë euro. Nga italia kanë munguar investimet e mëdha në vite dhe sipërmarrjet që kanë hyrë janë përgjithësisht të vogla. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, në një intervistë të mëparshme për “Monitor”, ka pohuar se arsyet lidhen me përvojat e kaluara jo të mira, për shkak të fenomeneve të korrupsionit, problemeve në lidhje me pronësinë e tokës dhe perceptimit të gjerë të një sistemi joefikas gjyqësor dhe jo garantues për sigurinë juridike dhe marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet palëve.

Pas italisë renditen Turqia, Austria, Franca. Franca ka shënuar rritje të lartë, por që lidhet me kompaninë Spiecapag, që është nënkontraktor i TAP.

 Sektorët më tërheqës për investime në vite

Edhe në tremujorin e parë stoku i investimeve në sektorin e Energjia elektrike, gazi, avulli ka kaluar në vend të parë, me mbi 1.7 miliardë euro me një zgjerim 12 për qind në tremujorin e parë duke ja kaluar edhe grupit “Informacioni dhe komunikacioni”, që historikisht ka qenë sektori që ka tërhequr më shumë investime në Shqipëri dhe ka një stok prej gati 1.2 miliardë eurosh.

Ndryshimi lidhet me investimet e mëdha për gazsjellësin TAP dy vitet e fundit, ndërkohë që kompanitë e telekomunikacioneve janë në fazë maturimi dhe nuk e kanë rritur stokun e investimeve së fundmi.

Në vend të tretë janë aktivitetet financiare dhe të sigurimeve, si rrjedhojë e investimeve të bankave me kapital perëndimor që kanë hyrë që pas vitit 2000 në Shqipëri. Bankat kanë investuar në Shqipëri gati 1 miliard euro, që pas viteve 1990. Por, një pjesë e tyre tashmë është sërish drejt tërheqjes.

Më pas renditen industria nxjerrëse, me një stok prej 915 milionë eurosh, e ndjekur nga industria përpunuese me 632 milionë euro. (Burimi: Monitor)

 

 

Tags: Greqiainvestimetshqiperia

TË LIDHURA

Rama inspekton “Lungomare 4” në Vlorë: Kërkon më shumë hapësira parkimi
Aktualitet

Rama inspekton “Lungomare 4” në Vlorë: Kërkon më shumë hapësira parkimi

14:23 | 13/04/2026
‘Mollë sherri’ në vrasjen e Martin Çeços: Martina Pajollari kërkon lirimin
Aktualitet

‘Mollë sherri’ në vrasjen e Martin Çeços: Martina Pajollari kërkon lirimin

13:42 | 13/04/2026
Morën peng një 32-vjeçar në Tiranë, e kanosën dhe dhunuan, identifikohen 3 autorët
Aktualitet

Morën peng një 32-vjeçar në Tiranë, e kanosën dhe dhunuan, identifikohen 3 autorët

13:40 | 13/04/2026
Next Post
Video/ “A po hapen negociatat o trim”, befason Rama: Po moj Shqiponjë po!

"Vendi do shkojë në zgjedhje të parakohshme", rebelohet Rama...

Kur “Bishat” e ekranit shqiptar, nuk ia thonë fare nga sporti. Mos e humbisni këtë video

Kur "Bishat" e ekranit shqiptar, nuk ia thonë fare nga sporti. Mos e humbisni këtë video

Tani e bëjnë të gjithë, por ja kush ishte e para që bëri shqiponjën me duar

Tani e bëjnë të gjithë, por ja kush ishte e para që bëri shqiponjën me duar







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Rama inspekton “Lungomare 4” në Vlorë: Kërkon më shumë hapësira parkimi
Aktualitet

Rama inspekton “Lungomare 4” në Vlorë: Kërkon më shumë hapësira parkimi

by mirseda
14:23 | 13/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e kësaj të hënë në Vlorë, në kantierin e “Lungomare 4”. Kreu...

Foto/ Përplasjet me Papën, Donald Trump nuk i kursen ironitë, ‘zëvendëson’ Krishtin me veten e tij

Foto/ Përplasjet me Papën, Donald Trump nuk i kursen ironitë, ‘zëvendëson’ Krishtin me veten e tij

14:05 | 13/04/2026
Benjamin Netanyahu: Pro Donald Trump ndaj Iranit, JD Vance zbulon dështimin e negociatave

Benjamin Netanyahu: Pro Donald Trump ndaj Iranit, JD Vance zbulon dështimin e negociatave

14:02 | 13/04/2026
Papa Leoni XIV i kundërpërgjigjet Trumpit: Do vazhdoj të flas kundër luftës

Papa Leoni XIV i kundërpërgjigjet Trumpit: Do vazhdoj të flas kundër luftës

13:45 | 13/04/2026
‘Mollë sherri’ në vrasjen e Martin Çeços: Martina Pajollari kërkon lirimin

‘Mollë sherri’ në vrasjen e Martin Çeços: Martina Pajollari kërkon lirimin

13:42 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com