Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Greqia i dha fund krizës së saj, Evropa sapo është zhytur në të

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Greqia i dha fund krizës së saj, Evropa sapo është zhytur në të

The Greek, right, and the European flags wave under the ancient Acropolis hill in Athens, Sunday, July 5, 2015. Greeks lined up at polling stations and ATMs alike Sunday as the country voted on its financial future, choosing in a referendum whether to accept creditors' demands for more austerity in return for rescue loans or defiantly reject the deal. (AP Photo/Petr David Josek)

Nga Rachel Donadio “The Atlantic”

Athinë -Ka qenë një fëmijë problematik, një njeri i sëmurë, një kanarinë në një minierë qymyri, një shenjë paralajmëruese, dhe një eksperiment i gjatë, në të cilin ekonomia takohet me politikën, me një dëm të konsiderueshëm social. Ajo u bë ndërkohë një simbol për mbështetësit e Brexit dhe populistët e krahut të djathtë, teksa ka zbuluar disa nga ndarjet më të thella në gjirin e Bashkimit Evropian.

Gati një dekadë pasi kërkoi ndihmë financiare në vitin 2010, Greqia mbetet një nga çështjet më polarizuese në Evropë, dhe politikanët në mbarë BE-në kanë nxjerrë leksione të ndryshme, mbi mënyrën se si institucionet evropiane e trajtuar ose e keq-trajtuar krizën e saj.

Këtu në Greqi po përfundon një cikël, dhe vendi po i rikthehet normalitetetit dhe stabilitetit politik. Të dielën, ajo do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të parat që prej daljes nga regjimi i masave të kursimit vitin e kaluar, në të cilat partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis, një nga partitë e establishmentit para krizës, pritet që të mposhtë partinë populiste të krahut të majtë, Syriza, e udhëhequr nga kryeministri Alexis Tsipras.

Syriza erdhi në pushtet në vitin 2015, duke kërkuar heqjen e masave financiare shtrënguese, që vendi u detyrua të ndërmarrë, si kusht për shpëtimin nga falimentimi. Por në fund i zbatoi ato gjithsesi, me urdhër të Bashkimit Evropian dhe kreditorëve të tjerë të vendit.

Ky tension i dukshëm – midis sovranitetit kombëtar dhe atij kontinental – dikton ende shumicën e debatit mbi Greqinë në Evropë. Për shembull në Itali, është e pamundur të kalojnë disa ditë kalojnë pa deklaratat e Matteo Salvinit, ministrit të Brendshëm populist të krahut të djathtë, dhe njeriut që shihet gjerësisht si udhëheqësi i radhës i qeverisë, se Italia nuk dëshiron “të përfundojë si Greqia”.

Në retorikën e Salvinit, të përfundosh si Greqia, do të thotë t’ia dorëzosh sovranitetit kombëtar aktorëve keqdashës të Bashkimit Evropian, që do t’i impononin edhe Italisë një regjim financiar shtrëngues. Partia e tij, ka disa kohë që flirton me idenë e daljes së vendit nga eurozona, apo edhe krijimin e përkohshëm të një monedhë paralele. Një skenar që nuk ka gjasa të ndodhë, pasi është diçka e paligjshme dhe do të shkaktonte kolapsin e monedhës së përbashkët.

Trajtimi që Evropa i bëri krizës greke të borxheve, nxiti debatet muajin e shkuar rreth krijimit të një buxheti të përbashkët evropian, për trajtimin e krizave të tilla, diçka që mbështetet fort nga presidenti francez Emmanuel Macron, por që kundërshtohet nga Gjermania.

Dhe kjo për shkak se në pjesën më të madhe të imagjinatës politike dhe popullore gjermane, Greqia ka qenë shembulli i fundit i një vendi të shthurur, borxhet e të cilit u bënë aq të mëdha sa që të kërkonin huadhënie nga Gjermania për të zgjidhur problemet e saj.

S’ka gjë se për vite me radhë përpara krizës, Gjermania përfitoi nga Greqia, e cila bleu mallra gjermane me paratë e huazuara nga bankat gjermane. Përpara zgjedhjeje parlamentare të vitit 2010, dhe vetëm disa vjet pasi Britania të jepte miliarda paund për të shpëtuar bankat e saj, duke rritur deficitin buxhetor të vendit, David Cameron, kreu i atëhershëm i opozitës, paralajmëroi se edhe 5 vite të tjera në qeverisjen e laburistëve, rrezikonin ta kthenin Britaninë në një Greqi.

Krahasimi u hodh poshtë nga shumica e ekonomistëve, por pati gjithsesi efekt midis votuesve: Greqia ishte shndërruar për ta në sinomin e kaosit dhe krizës, ndaj Cameron i fitoi zgjedhjet dhe u bë kryeministër në krye të një qeverie koalicioni.

Politika e saj, ishte të reduktonte shpenzimet qeveritare, duke argumentuar se vendi duhet të vendoste rregull mbi financat. Ai paralajmërim, u përdor sërish 5 vjet më vonë, pasi konservatorët e Cameron u rikonfirmuan për herë të parë me një shumicë absolute për herë të parë në 23 vjet.

Ndërsa kur u mbajt referendumi për vazhdimin apo jo të anëtarësimit të saj në BE në vitin 2016, Greqia nisi të përfaqësonte diçka tjetër. Për Jeremy Corbyn dhe të majtën laburiste, parulla e ditës ishte ”Pasokifikim”, sipas Partisë Socialiste greke, PASOK, pra futja në një spirale vdekje të qendrës së majtë, kur ajo mbështet masat shtrënguese si në Greqi.

Për ta, shembulli grek nënkuptonte luftimin e masave shtrënguese. Për ata që mbështetën daljen e Britanisë nga BE-ja, Greqia përbën një paralajmërim për marrëzinë e integrimit evropian dhe për poshtërimin kombëtar, që Brukseli i shkakton atyre që dalin nga rreshti.

Ndërkohë mbështetësit e qëndrimit në BE, po përpiqen ta ruajnë përvojën greke si dëshmi të denoncimit të mbështetësve të Brexit, veçanërisht ndaj pretendimeve të Johnson dhe të tjerëve, se ata do të jenë në gjendje të negociojnë një marrëveshje më të mirë me Brukselin, përmes kërcënimit se do të largohen pa asnjë marrëveshje. Britania do të trajtohet njësoj si Greqia, paralajmërojnë ata.

Zgjedhjet greke të së dielës, të cilat Tsipras i thirri më herët nga planifikimi, pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, shënojnë në disa mënyra fundin e një epoke të politikës së krizës. Tsipras dhe partia e tij Syriza, u ngjitën në pushtet si një lloj proteste kundër partive të establishmentit që kishin ndërruar mes tyre pushtetin.

Në këndvështrimin e Syriza, Greqia ka dalë nga programi i saj i shpëtimit, por ekonomia ka vazhduar të vuajë pasojat e krizës. Në verën e nxehtë të vitit 2015, Tsipras i sfidoi kreditorët e Greqisë me një referendum mbi paketën e shpëtimit, dhe për një moment Brexit ishte një rrezik real.

Votuesit grekë donin të refuzonin kushtet, por të qëndronin në eurozonë. Pas kësaj, Tsipras u detyrua t’i përmbahej kushteve të paketës së ndihmës. Këtë herë, një votë pro Demokracisë së Re, është vota e protestës e grekëve kundër menaxhimit të ekonomisë dhe vendit nga Syriza.

Për disa njerëz në Evropë, transformimi i Tsipras, nga një radikal i majtë në një lojtar të ekipit europian, na ofron një leksion se si populistët moderohen kur ngjiten në pushtet, nën disiplinën e institucioneve dhe tregjeve evropiane.

Por për Catherine Fieschi, drejtore ekzekutive e think-tankut britanik ‘Counterpoint’, ky është “një përfundim i rrezikshëm për t’u nxjerrë”. Situata greke, ishte ekstreme dhe unike. “Unë nuk mendoj se ajo do të përsëritet në vendet e tjera të BE-së. Dhe kjo na jep një ndjenjë të rreme sigurie”- thotë ajo.

Salvini në Itali, do të moderohej vetëm nëse kjo do të jetë në interesin e tij, dhe jo të Evropës, mendon ajo. Ndërkohë që vendet e tjera në Evropë, po rrëshqasin tani në populizëm, Greqia tashmë e ka kaluar atë fazë, dhe tani duket e gatshme të rikthehet tek establishmenti. Edhe ky mund të jetë gjithashtu një tjetër nga mësim që vjen Greqia. Gjërat mund të ndryshojnë, dhe pastaj të rikthehen siç kanë qenë me parë./ Tirana Today

Tags: Aleksis TsiprasbeGreqiaMateo Salvinin

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
55 firma për shkarkimin e presidentit, Balla: Meta ka cenuar sovranin

"Zyra e Presidentit duhet liruar urgjent", Balla tregon çfarë do të ndodhë në Kuvend

Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Berisha: 30 qershori anti-kushtetues, dekreti i Metës mbetet në fuqi

Berisha: 30 qershori anti-kushtetues, dekreti i Metës mbetet në fuqi







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

by mirseda
22:32 | 06/03/2026
0

Teksa lufta hyn në javën e dytë, Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, duke...

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com