Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Greqia del nga humnera, e ardhmja në duart e tyre

8 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Greqia del nga humnera, e ardhmja në duart e tyre

Greqia ka përfunduar me sukses programin tre-vjeçar të shpëtimit të eurozonës, i cili ishte projektuar për ta ndihmuar atë të përballojë pasojat nga kriza e borxheve të saj. Për herë të parë pas tetë vitesh, Greqia tani është e lirë të huazojë para në tregjet financiare. Ekonomia greke është rritur ngadalë në vitet e fundit, por është ende 25% më e vogël se ishte në momentin kur filloi kriza.

Së bashku me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), huat që i janë dhënë Greqisë që nga viti 2010 arritën në më shumë se 260 miliardë euro – ndihma më e madhe në historinë financiare globale. Mekanizmi Europian i Stabilitetit (ESM) i siguroi vendit 61.9 miliardë euro (£ 55 miliardë, 70.8 miliardë dollarë) gjatë tre viteve. ESM është një fond i ngritur nga vendet që përdorin valutën e euros për t’u marrë me një krizë financiare

Kjo mbështeti përpjekjet e qeverisë greke për të reformuar ekonominë e trazuar të vendit dhe për të rikapitalizuar bankat e saj.

“Greqia mund të qëndrojë me këmbët e saj”, tha kryetari i ESM, Mario Centeno. Ai falënderoi popullin grek për bashkëpunimin e tyre dhe tha gjithashtu se nuk do të kishte “asnjë program të mëtejshëm shpëtimi” për herë të parë që nga viti 2010.

Megjithatë, liria e Greqisë për të menaxhuar çështjet e saj ekonomike do të mbikëqyret nga ekzekutivi i Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian. Me kalimin e kohës, kreditë e dhëna për ndihmë do të duhet të shlyhen.

Duke  duruar këtë periudhë të masave shtrënguese Greqia ka shmangur një Grexit [dalje greke nga Bashkimi Evropian] të mundshëm. Për një sistem politik që ka kaluar këto vite të masave shtrënguese, kjo thellësi e vështirësive ekonomike, dhe ka mbajtur një shoqëri funksionale, një demokraci funksionale, është provë fuqisë së Greqisë si një shtet modern.

E ardhmja në duart e grekëve

Nëse nuk do të  ishte për incidentet katastrofike të Atikës Lindore të 23 korrikut që kushtuan të paktën 96 jetë dhe pa shkatërrimin në masë të pronës, sot e gjitha Greqia do të ishte në festë. Ekonomia po ecën me hapat e duhura falë numrit rekord të ardhjeve turistike në 2018, rënies së papunësisë nga 20 në 19.5 për qind në korrik, shtrydhjes së bizneseve dhe punonjësve të sektorit publik me paga të thata, të cilat sollën shifra më të larta se parashikohej dhe janë paraqitur si suksese të qeverisë dhe provë se ekonomia po shërohet dhe Greqia është në rrugën e rritjes.

Me një pagë minimale prej € 586, paga të ngrira, pensione të ulëta, mazhoranca lajmëroi “daljen e pastër” nga programi i shpëtimit. Mirëpo, falë këtyre masave të  ashpra ,Greqia arriti të paguajë interesin e borxheve, ndërkohë që kapitali kolosal mbetet i paprekur.

Sipas Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike (AADE), tatimpaguesit grekë i detyrohen shtetit mbi 100 miliardë euro, ndërsa më shumë se gjysma e grekëve aktivë financiar (54 për qind ose pak më shumë se 4,000,000) kanë borxhe të papaguara ndaj shtetit, për të cilat qeveria do filloj punën t’i ulë këto shifra duke sjellë përmirësime të mëtejshme për ekonominë. (Burimi: SCAN)

Tags: ekonomiakriza grekerimekembje

TË LIDHURA

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim
Aktualitet

Ibrahimaj: Do monitorohen edhe çmimet e shportës, masa deri në stabilizim

11:49 | 27/03/2026
Merret vendimi për naftën, a sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
Aktualitet

Merret vendimi për naftën, a sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve

17:18 | 26/03/2026
Shqiptarët “braktisin” tregun vendas, nafta blihet masivisht në Mal të Zi
Analizë

Shqiptarët “braktisin” tregun vendas, nafta blihet masivisht në Mal të Zi

08:49 | 26/03/2026
Next Post
Ç’po ndodh me moderatoren shqiptare? Mos vallë po zbulon planet?

Ç’po ndodh me moderatoren shqiptare? Mos vallë po zbulon planet?

Kujdes me prenotimet online/ Studentja rrihet brutalisht nga pastruesja e hostel

Kujdes me prenotimet online/ Studentja rrihet brutalisht nga pastruesja e hostel

Merkel-Putin, aleancë strategjike kundër SHBA-së dhe BE-së

Merkel-Putin, aleancë strategjike kundër SHBA-së dhe BE-së







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com