Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Greqia cakton kategoritë e emigrantëve që mund të marrin nënshtetësinë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Greqia cakton kategoritë e emigrantëve që mund të marrin nënshtetësinë

Emigrantët shqiptarë që kanë vite që punojnë edhe jetojnë në Greqi mund të përfitojnë nënshtetësinë greke. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh kategoritë e individëve që kanë të drejtë aplikimi si dhe ata që nuk mund të marrin nënshtetësi. Përkatësisht personat që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë një leje qëndrimi të përkohshme nuk kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi helene. Gjithashtu, iu humb e drejta e aplikimit për këtë të fundit edhe individëve që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje.

Aplikimi

Ndërkohë mund të aplikojnë për nënshtetësinë greke personat që kanë mbi 7 vite qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi si dhe ata që kanë mbi 3 vjet qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jenë martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kenë fëmijë me të.Edhe individët që kanë më shumë se 3 vite qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kanë një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke  mund të marrin nënshtetësi. Përjashtohen nga aplikimi ata që e kanë fituar nënshtetësinë, sepse kanë frekuentuar një shkollë greke. Për nënshtetësinë helene mund të aplikojnë edhe refugjatët apo personat që janë pranuar si individë pa nënshtetësi nga autoritetet greke, me kusht që të kenë mbi 3 vite qëndrim të përhershëm në këtë shtet.

Dokumentacioni

Kandidatët e interesuar për të marrë nënshtetësinë greke duhet të dorëzojnë një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit të tyre; një aplikim për natyralizim si dhe një leje qëndrimi. Respektivisht kjo e fundit mund të jetë: leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë; leje për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur; leje për një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme; si dhe leje qëndrimi e dhënë si person pa nënshtetësi. Gjithashtu, kandidatët duhet të dorëzojnë edhe pasaportën e tyre. Nëse individi ka lindur jashtë vendit nevojitet një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht, ndërsa nëse ka lindur në Greqi, i duhet të paraqesë një certifikatë lindjeje greke. Është e domosdoshme që aplikantët të dorëzojnë edhe auditimet e taksave personale për vitet e fundit, numrin e sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.) si dhe dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Emigrantët shqiptarë në Greqi mund të bëjnë aplikimin për nënshtetësinë greke pranë Drejtorisë së Gjendjes Civile të Administratës së Decentralizuar të zonës ku jetojnë.

Tarifat

Të interesuarit për nënshtetësinë greke duhet të paguajnë 700 euro për aplikimin për herë të pare dhe 200 euro për aplikimin për herë të dytë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Ndërkohë personat e deklaruar si refugjatë apo pa nënshtetësi do të paguajnë vetëm 100 euro për aplikimin për herë të parë dhe për të gjitha aplikimet vijuese. Në projektligjin e ri që është paraqitur në parlament taksa prej 700 eurosh, parashikohet të ulet dhe të bëhet 550 euro. Pas aplikimit, kandidatët duhet të presin rreth 1 vit për të marrë përgjigje nëse aplikimi i tyre është pranuar apo jo.

Kontrolli online

Gjithë personat që kanë aplikuar për nënshtetësinë greke dhe duan të pyesin se në ç’fazë ndodhet aplikimi i tyre, tashmë mund të telefonojnë direkt në drejtorinë e nënshtetësisë të Ministrisë së Brendshme. Të interesuarit mund të telefonojnë nga e hëna në të premte (me përjashtim të pushimeve zyrtare), dhe nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në numrin e telefonit: (+30) 2131361919. Po ashtu ka dhe një mundësi tjetër. Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme greke, ku në fund djathtas te kutia rozë, me emrin “POREIA KTISIS ITHAJENIAS – Ecuria e marrjes së nënshtetësisë) dhe të ndjekin udhëzimet. Fillimisht ata duhet të klikojnë shërbimin ku e kanë dorëzuar aplikimin në bazë të qarkut, më tej numrin e dosjes, emrin dhe mbiemrin e tyre si dhe të shkruajnë simbolet e verifikimit në fund fare e pastaj shtypin “ANAZITISI”.

Marrja e nënshtetësisë

Prej disa kohësh, Greqia ka lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë greke. Tashmë procedura për kryerjen e shkëputjes nga leja e qëndrimit, mund të kryhet automatikisht. Në momentin që një emigrant shqiptar merr nënshtetësinë greke, kjo paraqitet në gazetën qeveritare. Para funksiononte në këtë mënyrë: emigranti duhej të shkonte në Qendrën e Emigracionit ku dhe kishte marrë lejen e qëndrimit, dhe bënte shkëputjen nga kjo leje në mënyrë që të merrte nënshtetësinë. Por kjo ishte një procedurë që zgjaste 2-3 javë. Tashmë procedura është lehtësuar dhe bëhet automatikisht. Megjithëse heqja e lejes së qëndrimit mund të duket një veprim i thjeshtë, në fakt, njerëzve u kushtonte shumë, sidomos të rinjve të brezit të dytë që mund të kishin shans për të shfrytëzuar programe studimi jashtë shtetit, dhe nuk pajiseshin në kohën e duhur me këtë dokumente greke. Kjo sepse nuk mund të paraqiteshin direkt në zyrat e shtetasve të huaj dhe emigracionit, por duhej që më parë të linin një takim, e cili mund të realizohej edhe pas disa muajsh. Ndërkaq edhe mbajtësit e “kartës së homogjenit”, duhej të paraqiteshin në polici për të anuluar kartën e tyre. Pra, gjithë kjo procedurë sillte një zvarritje të panevojshme, në një kohë që gjithçka mund të zgjidhej në mënyrë elektronike nga shërbimet administrative greke.

Kategoritë aplikuese për nënshtetësi greke Kur mund të kryhet aplikimi: Pas 7 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi. Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi me kusht që të jem martuar me një nënshtetas/e grek/e dhe të kem fëmijë me të. Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kam një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke (nuk aplikohet për ata që e kanë fituar nënshtetësinë sepse kanë frekuentuar një shkollë greke). Pas 3 viteve qëndrimi të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, nëse jam refugjat ose jam pranuar si person pa nënshtetësi nga autoritetet greke.

Dokumentacioni Një “deklaratë natyralizimi” pranë bashkisë së vendbanimit. †Një aplikim për natyralizim. Një leje qëndrimi e llojeve të mëposhtme si: Leje qëndrimi afatgjatë ose leje qëndrimi e brezit të dytë, për bashkëshortët/et e nënshtetasve grekë ose të BE-së, ose një prind i një nënshtetasi grek në moshë të mitur, një refugjat politik ose me mbrojtje të përkohshme, si person pa nënshtetësi

 

Pasaporta. Nëse keni lindur jashtë vendit, një certifikatë lindjeje, e vërtetuar dhe e përkthyer në greqisht/ Nëse keni lindur në Greqi, një certifikatë lindjeje greke. Auditimet e taksave personale për vitet e fundit. Numri i sigurimeve shoqërore (?.?.?.?.). Dokumente të tjera që vërtetojnë lidhjet e mia me Greqinë dhe grekët. Kush nuk ka të drejtë aplikimi Ata që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë vetëm leje të përkohshme. Ata që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje./Gsh.al

Tags: emigranteGreqianënshtetësinë

TË LIDHURA

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’
Rajoni

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

20:44 | 14/08/2025
Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë
Rajoni

Natë e dhunshme në Serbi, 16 policë të plagosur, reagon Vuçiç: Atentat i shumëfishtë

08:58 | 14/08/2025
Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit
Rajoni

Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit

22:16 | 13/08/2025
Next Post
Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com