Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Greqi-Turqi: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Greqi-Turqi: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve

Në grindjen aktuale për rezervat e gazit në Mesdheun lindor, Greqia është parimisht në të drejtë. E megjithatë Athina duhet të lëvizë nga pozicioni i saj, mendon Jannis Papadimitriou.

Sikur të mos mjaftonte konflikti për shelfin kontinental në Egje:

Tani dy anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Greqia grinden për zonat detare në Mesdheun lindor, të cilat të dyja i shohin si zona ekonomike ekskluzivisht të tyre, dhe prej kësaj duhen të nxjerrin përfitime ekonomike.

Grindja u ndez pas misionit kërkimor për gaz të një anijeje turke, që kërkon për rezerva gazi në rajon, dhe që i ka gjetur ato.

Natyrisht për Turqinë nën Erdoganin as nuk shtrohet për diskutim, që zonat shumë premtuese ajo do t’i shfrytëzojë e vetme.

Baza ligjore nuk njihet

Si kompas ligjor në raste të tilla kaq të komplikuara shërben Marrëveshja për të Drejtën Detare e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982, të cilën Turqia nuk e ka nënshkruar. Sipas mendimit gati të njëzëshëm të juristëve, kjo marrëveshje pasqyron edhe të drejtën ndërkombëtare të pashkruar, por të ngritur në normë për shkak të përdorimit – dhe me këtë e detyrueshme edhe për ata që nuk e pranojnë atë.

Por as këtë nuk e pranon Turqia. Në vend të kësaj Ankaraja ka nënshkruar një marrëveshje bilaterale detare me Libinë dhe prej kësaj nxjerr pretendimin, të kërkojë për gaz para brigjeve të Qipros dhe Kretës. Kjo është e papranueshme: Kjo mënyrë veprimi është rasti klasik i një marrëveshjeje ndërkombëtare “në disfavor të të tretëve”. Marrëveshje të tilla i hapin dyert dhunës ushtarake dhe kujtojnë orët më të errëta të historisë në shekullin e 20-të.

Këtë nuk duhet ta pranojë bashkësia ndërkombëtare. Por si duhet vepruar? Së pari duhen ndalur agresione të tjera si manovra provokuese të flotave detare, mundësisht përmes bisedimeve, por edhe përmes sanksioneve të mençuara. Përfytyrimi i një lufte në mes të Mesdheut, kjo mes partnerëve të NATO-s, të duket tërësisht absurd. Problemi është se në këtë cep të botës ka shumë gjëra absurde, e megjithatë ndodh.

Jannis Papadimitriou, gazetari i DW-s;

Largim nga pozicionet maksimale

Në rastin ideal Gjykata Ndërkombëtare në Hagë mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjes mes Turqisë dhe Greqisë, sigurisht nëse të dyja vendet e njohin juridiksionin e saj dhe tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimit.

Në fund të viteve 90-të, kjo gati do të kishte përfunduar. Por në vitin 2004, qeveria e atëhershme e konservatorëve ndërroi kurs, ndoshta edhe nga frika, se gjykatësit në Hagë nuk do t’i përgjigjeshin plotësisht kërkesave të tyre.

Vetëm ky shembull tregon: Edhe Greqia duhet të heqë dorë nga njëri apo tjetri ideal, ndoshta edhe nga ideja, se Egjeu i gjithi është si një zonë detare e mbyllur, dhe ekskluzivisht greke. /DW

Tags: Greqikompromisturqi

TË LIDHURA

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme
Bota

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin
Bota

Ish-gjenerali: Dislokimi i forcave në Lindjen e Mesme, sinjal për Iranin

21:34 | 01/04/2026
Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme
Bota

Lavrov: Rusia gati të ndërmjetësojë në konfliktin në Lindjen e Mesme

21:31 | 01/04/2026
Next Post
Ibrahimovic sërish tek Milani: U riktheva në shtëpi

Ibrahimovic sërish tek Milani: U riktheva në shtëpi

Angela Merkel, menaxhuesja e suksesshme e krizave

Angela Merkel, menaxhuesja e suksesshme e krizave

Ç’duhet të dini për motin, nëse keni rezervuar pushime në shtator

Ç'duhet të dini për motin, nëse keni rezervuar pushime në shtator







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com